13 maj

[no_toc]

13 maj | çdo ditë me radhë

«Por ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t’i varet në qafë një gur mulliri dhe të zhytet në thellësi të detit» (Mt. 18:6).

Do të jetë e vështirë që të imagjinosh një metodë mbytjeje më të efektshme dhe më të sigurt se kjo. Guri i mullirit këtu nuk ishte ai guri i vogël që punohej me dorë, por ai lloji i madh që kthehej nga një gomar. Një gur i tillë mulliri i fiksuar rreth qafës së dikujt do të thoshte mbytje e shpejtë dhe e pashmangshme.

Në shikim të parë me mund të befasohemi nga furia e fjalëve të Shpëtimtarit. Ai duket se gjëmon me një dënim të pazakontë kundër mëkatit të skandalit të një prej këtyre të vegjëlve. Çfarë është [ky mëkat] që nxit një zemërim të tillë?

Le të kemi një ilustrim! Ja ku kemi një shërbyes të Ungjilli që ka një varg të vazhdueshëm njerëzish që shkojnë tek ai për këshillim. Midis tyre është një i ri që është i skllavëruar nga një mëkat seksual. Ky i ri ka nevojë për ndihmë – i dëshpëruar. Ai (ose ajo) e konsideron shërbyesin si dikë tek i cili mund të ketë besim, si dikë që do ta ndihmojë për të gjetur rrugën e çlirimit. Por në vend të kësaj, shërbyesi ndizet nga pasioni, përparon më tepër se duhet dhe shpejt e ka drejtuar të riun përsëri drejt imoralitetit. I riu është shkatërruar nga kjo tradhti besimi dhe është plotësisht i zhgënjyer nga bota fetare. Mund të ndodhë që ai të gjymtohet frymërisht për kusurin e jetës së tij.

Ose ofenduesi mund të jetë një profesor kolegji që punon pa u lodhur për t’u hequr studentëve çfarëdo besimi që ata mund të kenë. Duke mbjellë dyshim dhe mohim, ai minon autoritetin e Shkrimit dhe sulmon Personin e Zotit tonë.

Dhe, prapë, mund të jetë një i krishterë, sjellja e cilit e pengon një besimtar të ri. Duke e kaluar kufirin e vijës së mirë midis lirisë dhe lejes, ai shihet duke u përfshirë në një aktivitet të diskutueshëm. I krishteri i ri e interpreton këtë sjellje si sjellje të pranueshme të krishterë dhe e lë rrugën e ndarjes [veçimit] së perëndishme për t’u zhytur drejt një jete të botës [materialiste] dhe të kompromisit.

Ne duhet të paralajmërohemi solemnisht nga fjalët e Shpëtimtarit se është një veprim teje serioz që të kontribuosh drejt rënies etike, morale dhe frymërore të një të mituri që i përket Atij. Më mirë të mbytesh në ujë të vërtetë, sesa të mbytesh në një det faji, turpi dhe keqardhje për të qenit shkaktar i rënies në mëkat të një nga të vegjëlve të Tij.

[previous][next]