17 qershor

[no_toc]

17 qershor | çdo ditë me radhë

«A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?» (Job. 11:7).

Ka atribute të tjera të Perëndisë që duhet të përmenden, qoftë edhe vetëm shkurtimisht. Soditja e këtyre përsosjeve hyjnore e ngre shpirtin nga toka në qiell, nga gjërat e parëndësishme te ato sublime.

– Perëndia është i drejtë, domethënë, Ai është i ndershëm, i barabartë dhe i paanshëm në tërë veprimet e Tij. Ai është «një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar» (Isa. 45:21).

– Perëndia është i pahulumtueshëm (Job. 11:7, 8). Ai është tepër i madh për t’u kuptuar nga mendja njerëzore. Siç ka thënë Stefan Çarnok (Stephen Charnock): «Është e dukshme që Perëndia është. Është e padukshme se çfarë Perëndia është». Dhe Riçard Baksteri (Richard Baxter) tha: «Ju mund ta njihni Perëndinë, por nuk mund ta kuptoni Atë».

– Perëndia është i përjetshëm – pa fillim ose fund (Psa. 90:1-4). Përjetësia është jetëgjatësia e jetës së Tij.

– Perëndia është i mirë (Nahumi 1:7). Ai është «i mirë me të gjithë dhe plot dhembshuri për të gjitha veprat e tij» (Psa. 145:9).

– Perëndia është i pafund (1 i Mbreterve 8:27). Ai nuk ka limite ose kufij. «Madhështia e Tij është përtej çdo llogaritje, matje ose imagjinate njerëzore».

– Perëndia është vetë-ekzistues (Eksodi 3:14). Ai nuk e mori ekzistencën e Tij nga ndonjë burim i jashtëm. Ai është Burimi i vetë jetës së Tij si edhe i çdo jete tjetër.

– Perëndia është i vetëmjaftueshëm, domethënë, Ai ka brenda Trinisë gjithçka që do t’i duhet ndonjëherë.

– Perëndia është i jashtëzakonshëm [transhendent]. Ai qëndron më lart se universi dhe koha dhe është i ndarë nga krijimi material.

Dhe kështu ne arrijmë në fund të konsideratës sonë rreth atributeve të Perëndisë. Por kjo është një temë që në një kuptim tjetër nuk ka fund. Perëndia është kaq i madh, kaq madhështor, kaq mbresëlënës, që ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët. Duke qenë se Ai është i pafund, Ai nuk mund të njihet plotësisht kurrë nga mendjet e fundme. Gjatë përjetësisë ne do të ndalemi [duke biseduar] për mrekullitë e Personit të Tij dhe prapë do të na duhet të themi: «Gjysma nuk është treguar».

[previous][next]