25 gusht
«Për më tepër ne e kishim në veten tonë vendimin e vdekjes, që të mos besonim në veten tonë, por në Perëndinë që ringjall të vdekurit» (2 e Korintasve 1:9).Pali pati një vështirësi të vogël me vdekjen në provincën e Azisë. Ne nuk mund të jemi të sigurt me saktësi se çfarë ndodhi, por ishte aq serioze, sa nëse do ta kishim pyetur: «Do të jetë jetë apo vdekje?» ai do të kishte thënë: «Vdekje».
Shumë njerëz që përdoren nga Perëndia kanë patur një përvojë të ngjashme në një kohë apo një tjetër në jetën e tyre. Biografitë e njerëzve të mëdhenj për Perëndinë shënojnë çlirime të mrekullueshme nga sëmundja, nga aksidentet, nga sulmet personale.
Nganjëherë Perëndia përdor këtë lloj përvoje për t’i tërhequr vëmendjen dikujt. Ndoshta dikush është duke notuar mbi kreshtën e valëve për sa i përket mirëqenies materiale. Çdo gjë i shkon siç do. Pastaj papritmas ai goditet nga një sëmundje. Kirurgu i heq një sasi të madhe infeksioni kanceroz nga zorrët. Kjo e bën atë që ta rivlerësojë jetën dhe t’i mendoj sërish përparësitë e tij. Duke e kuptuar se sa e shkurtër dhe e pasigurt është jeta, ai vendos që t’ia përkushtojë Zotit pjesën që i ka mbetur. Perëndia e ngre atë përsëri dhe i jep edhe shumë vite shtesë me shërbim frytdhënës për Zotin.
Ishte ndryshe në rastin e Palit. Ai tashmë e kishte dorëzuar jetën për t’i shërbyer Zotit. Por atje ekzistonte mundësia e rrezikshme që ai mund të përpiqej të shërbente me forcën dhe përmes shkathtësisë së vet. Kështu që Zoti e solli në buzë të vdekjes që ai të mos besonte në veten e vet, por në Perëndinë e ringjalljes. Do të kishte shumë raste gjatë karrierës së tij të trazuar kur ai do të përballej me gjendje të vështira përtej zgjidhjeve njerëzore. Por duke përjetuar tashmë mjaftueshmërinë e Perëndisë që bën të pamundurën, ai nuk do të tmerrohej.
Këto takime të afërta me vdekjen janë bekime të fshehura. Ato na bëjnë të njohur se sa të brishtë jemi. Ato na kujtojnë për marrëzinë e vlerave të kësaj bote. Ato na mësojnë që jeta është një tregim i shkurtër që mund të mbarojë shumë papandehur. Kur përballemi me vdekjen ne kuptojmë që duhet t’i kryejmë veprat e atij që na ka dërguar sa është ditë, sepse vjen nata kur askush nuk mund të veprojë. Në njëfarë kuptimi ne të gjithë e kemi në veten tonë vendimin e vdekjes – një shenjë kujtimi e shëndoshë për t’i vendosur interesat e Krishtit të parat dhe për të qenë të varur te fuqia dhe urtësia e Tij.