Që një kishë të jetë duke kërkuar vazhdimisht një rizgjim është një tregues i mëkatit të shumtë, sepse nëse do të ishte e shëndoshë para Zotit ajo do të qëndronte në gjendjen ku një rizgjim do të ngrinte lart anëtarët e saj. Çdo kishë duhet të jetë një kamp ushtarësh, jo një spital invalidësh. Por ka një dallim tepër të madh midis asaj që duhet të jetë dhe asaj që është, dhe si rrjedhim shumë nga njerëzit e Zotit janë në një gjendje kaq të trishtueshme, që lutja e vetme më e përshtatshme për ata është për rizgjim. […] Kur dikush ka qenë shtrirë në një vaskë ose në një pus plot me erë të keqe, ju nuk çuditeni që kur të nxirret përsëri ai është gjysmë i vdekur dhe që ka nevojë urgjente për ta sjellë në vete. Disa të krishterë – dhe kjo për turp të tyre! – katandisen me një shoqëri të tillë nga kjo botë, jo në parime të tilla të turpshme, dhe bëhen kaq njerëz të mishit, që kur Perëndia i nxjerr përmes hirit të tij nga gjendja e tyre e larguar, ata kërkojnë rizgjim, madje kanë nevojë që frymëmarrja e tyre frymërore të futet në vrimat e hundës së tyre nga Fryma e Perëndisë, sikur kjo të bëhej rishtas.
(C. H. Spurgeon, Çfarë është një rizgjim?, Nga numri i dhjetorit të 1866 i «Shpata dhe mistria»)