Darvini takon Oruellin

Darvini takon Oruellin [Fragment]

nga Cornelius Hunter

Prishja e shkencës nga evolucioni në përgjithësi dhe procesi i vlerësimit shkencor në veçanti, vazhdon të arrijë lartësi të reja. Konsideroni një dokument të fundit të shkruar nga një evolucionist në një revistë kryesore rreth, mbi të gjitha gjërat, sistemit penal të drejtësisë. Pikërisht, tani evolucionistë dëshirojnë të rimodelojnë procedurat e dënimit sipas besimeve të tyre rreth origjinës. Është një histori tjetër «duhet të qeshim apo të qajmë», pasi argumentimi themelor është aq banal, ndërsa rekomandimet janë aq të frikshme, që dyshoj se madje dhe George Orwell mund ta ketë parashikuar këtë.

Sipas evolucionistit Andrew Cashmore, ne nuk kemi aspak vullnet të lirë dhe prandaj individët nuk duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Çfarë ne bëjmë është thjesht pasojë e gjeneve tona (çelësi për modelimin tonë harduerik sipas evolucionistëve), e mjedisit tonë dhe e lëvizjeve të rastësishme të përfshira që janë konsideruar të rëndësishme që nga koha e Lukretiusit.

Dhe duke qenë se nuk kemi asnjë zgjedhje për të tre këta faktorë, si rrjedhim ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për veprimet tona. Ju menduat se zgjodhët që ta lexonit këtë artikull, por kjo ishte thjesht një iluzion.

Dhe si është Cashmore kaq i sigurt që ne nuk kemi aspak vullnet të lirë, pavarësisht nga rryma e vazhdueshme e vendimeve qartësisht të lira që të gjithë ne bëjmë vazhdimisht? Me siguri unë kam menduar që isha duke zgjedhur midis çokollatës dhe vaniljes. Pra, përse është vullneti i lirë kaq i dukshëm për njerëzit, nëse ai nuk ekziston? Sepse, sigurisht, iluzioni evoluoi përmes seleksionimit. Siç na raporton edhe dokumenti shkencor, gjithçka është një iluzion evolucionar:

«Kur diskutojmë vullnetin e lirë, Susan Blackmore ka treguar se “shumë shkencëtarë besojnë se faktorët e rastësishëm realë janë të gjitha ato neurone bashkëvepruese që bëjnë shumë gjëra, duke përfshirë krijimin e një ndjenje të vetes dhe një ndjenje të vullnetit të lirë – ku që të dyja janë iluzione”. Ajo vazhdon të thotë: “Unë mendoj që është natyra ajo që e ka bërë këtë lojë të madhe me ne”».

http://darwins-god.blogspot.com/2010/06/darwin-meets-orwell.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *