Ne duhet të kujtojmë gjithmonë që dashuria është dhurata më e madhe e Perëndisë. Të gjitha zbulesat dhe dhuntitë tona janë gjëra të vogla në krahasim me dashurinë. Nuk ka asgjë më të lartë në fe. Nëse po kërkon diçka tjetër, ti je duke parë larg shenjës. Vendos në zemrën tënde se që na ky çast e në vazhdim ti nuk do të synosh tjetër gjë veç asaj dashurie të përshkruar në kapitullin e trembëdhjetë nga 1 Korintasve. Ti nuk mund të shkosh më lartë se kjo.