Demaskimi i urrejtjes islamike nga «Koalicioni i vlerave tradicionale» [Fragment]
«Akademia islamike saudite» (ISA) në Fairfax, Virxhinia, doli para komisionit të planifikimit lokal natën e së mërkurës për të kërkuar zgjerimin e shkollës së tyre polemike dhe sekrete të financuar dhe kontrolluar nga qeveria saudite.
Një grup i madh banorësh afër shkollës kërkuan nga «Koalicioni i vlerave tradicionale» ndihmë për organizimin dhe strategjinë kundër zgjerimin, që ka parë ndërhyrje nga policia lokale dhe nga «Zyra federale e investigimit» (FBI) dhe ka përdorur tekste shkollore anti-kristiane, anti-semitike dhe anti-amerikane. Shkolla drejtohet nga qeveria e Arabisë Saudite dhe ka patur pështjellim nëse zyrtarët federalë apo lokalë duhet të ushtrojnë juridiksion mbi mësimet ekstremiste Uahabi (Wahhabbi) si dhe aktiviteteve klandestine që kanë shënuar historinë e ISA-s.
Ja disa pika të nënvizuara:
Konvikti i «Akademia islamike saudite» vepron sipas parimeve të ligjit të sheriatit.
Drejtori që u arrestua pasi nuk e raportoi abuzimin seksual të një studente pesë vjeçare, po zbatonte ligjin e sheriatit kur ia ktheu fëmijën babait të saj abuzues dhe sugjeroi që ai «të kontrollonte» atë. Nën ligjin brutal të sheriatit, fëmijët nuk kanë i kanë të drejtat bazë të njeriut dhe as gratë.
Tekstet [shkollore] të ISA-s kanë përfshirë:
* bashkëjetesa paqësore me të ashtuquajtur «të pafe» është e paarritshme dhe se dhuna për të përhapur islamin jo vetëm që lejohet, por është një detyrim.
* me qëllimin për të mbrojtur fenë e tyre, ata duhet të shtypin me dhunë dhe madje të eliminojnë fizikisht tjetrin.
* një mënyrë e efektshme treguese dhe me vizatim se si t’i pritet dora dhe këmba një hajduti.
* Femohuesit (ata që largohen nga islami), homoseksualët, kurorëshkelësit dhe njerëzit që i vrasin myslimanët mund të vriten me leje.
* Majmunët janë judenjtë, mbajtësit e shabatit; ndërsa derrat janë të pafetë e krishterë të bashkësisë së Jezusit.
http://www.traditionalvalues.org/modules.php?sid=3589