Shko dhe pyet një besimtar tani dhe mendoj që shumë do t’ju thonë: “Oh, sikur t’i jetoja përsëri vitet e rinisë sime!”. Ka shumë mundësi që ai t’ju thotë: “Oh, sikur ta kisha shpenzuar fillimin e jetës sime në një mënyrë më të mirë! Oh, sikur të mos e kisha hedhur kaq thellë themelin e zakoneve të këqija në pranverën e udhëtimit tim!”
O i ri, dëshiron të të kursej gjithë këtë dhimbje, nëse mundem. Ferri vetë është e vërteta e njohur tepër vonë. Ji i urtë në kohë. Atë që mbjell rinia, do ta korr mosha e thyer. Mos ia jep stinën më çmuar të jetës asaj që nuk do të të ngushëllojë në ditët e fundit të jetës tënde. Por mbill për veten në drejtësi: lëroni arën tuaj të djerrë dhe mos mbillni midis ferrave.