«E thirra, por Ai nuk m’u përgjigj» (Kënga e Këngëve 5:6).
Ndonjëherë lutja pret si një kërkues të porta dreisa del Mbreti për t’i plotësuar kërkesën. Zoti njihet për provimin e besimit të madh përmes vonesave të gjata. Ai i ka lejuar zërat e shërbëtorëve të Tij që të jehojnë në veshët e tyre si nga një qiell i tunxhtë. Ata kanë trokitur në derën e artë, por ajo ka qëndruar e palëvizshme, sikur t’i kishin zënë ndryshk menteshat. Si Jeremia, ata kanë thirru: «Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot» (Vajtimet 3:44). Shenjtorët e vërtetë kanë vazhduar gjatë me pritje të durueshme pa patur përgjigje. Kjo ka ndodhur jo sepse lutjet e tyre nuk ishin të forta apo sepse nuk ishin të pranueshme. Por kjo vonesë i pëlqeu Atij që është Sovran dhe që jep sipas pëlqimit të vet. Nëse Atij i pëlqen që durimi ynë të ushtrohet, Ai do të veprojë ashtu siç i pëlqen me të vetët! Lypësit nuk duhet të jenë zgjedhës të kohës, vendit apo formës së përgjigjes së tyre. Por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i konsiderojmë vonesat në lutje si mohime. Ne nuk duhet ta lejojmë Satanin që të tund sigurinë që kemi në Perëndinë e së vërtetës duke na nxjerrë në pah lutjet e papërgjigjura. Kërkesat e papërgjigjura nuk janë të padëgjuara. Është një regjistër në oborrin e qiellit kur regjistrohet çdo lutje. Zoti ka një calik ku i vendos lotët e shtrenjtë të pikëllimit të shenjtë dhe një libër ku numërohen psherëtimat tuaja të shenjta (shih Psalmi 56:8). Ti do të triumfosh. Vetëm ji i kënaqur për të pritur edhe pak. Koha e Zotit tënd do të jetë më e mirë se koha tënde. Ai do të të përgjigjet për të bërë që t’i heqësh thesin dhe hirin e pritjes së gjatë. Ai do të të vesh me lirin e hollë e të purpurt të dëshirave të zemrës sate.