Rreth Shkollës Biblike Postare

Ne do t’i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë”. | Psalmi 78:3

Çfarë është një Shkollë Biblike Postare?

Një Shkollë Biblike Postare (SHBP) është një shkollë me korrespondencë, qëllimi i së cilës është “t’i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit”.

Këtë ajo e bën duke i dërguar çdo studenti të saj të regjistruar çdo muaj mësime argëtuese nga Bibla plot me histori, lojëra dhe enigma, të gjitha të ndërtuara për t’i ndihuar ata të mësojnë dhe të kuptojnë Fjalën e Perëndisë.

Mësimi është i ndarë në katër tregime ose studime të cilat mund të plotësohen përjavë dhe më pas t’i kthehen SHBP-së për t’u vlerësuar. Pikët e një studenti regjistrohen dhe shpesh ata do të marrin certifikata ose çmime në bazë të arritjeve të tyre.

Shumë SHBP organizojnë kampe, ekskursione për fundjavë dhe mbrëmje të dhënieve të çmimeve për studentët e tyre.


Cilat mësime përdoren?

Kursi kryesor i mësimeve i përdorur nga Shkollat Biblike Postare është i njohur si Eksploro Biblën (Bibletime) dhe prodhohen nga Shërbimet Edukative Biblike. Këto mësime mund të shkarkohen falas përmes uebfaqes Shërbimet Edukative Biblike.

Por nëse doni që mësimet tuaja të vlerësohen nga një mësues dhe të merrni çmime si shpërblim në bazë të pikëve tuaja, duhet të regjistroheni në një SHBP.


Si mund të regjistrohem në një Shkollë Biblike Postare?

Të gjitha Shkollat Biblike Postare vetëdrejtohen, prandaj për t’iu bashkuar njërës duhet që të aplikoni direkt tek ato.

Për të gjetur SHBP-në më të afërt, ju lutemi shkoni te faqja ‘Gjej dhe regjistrohu në një SHPB’ ose klikoni në lidhjen më poshtë.