Gazetari për shkencën Riçard Miltoni (Richard Milton), që nuk është një i krishterë, bën një përmbledhje të evidencës për evolucionin majmun-deri-në-njeri nga të dhënat e fosileve: «Pozita sot është se të gjitha mbetjet e fosileve që u ishin caktuar më parë ndonjë status i ndërmjetëm midis majmunëve dhe njerëzve janë ripërcaktuar më vonë në kategori ose të majmunëve të zhdukur ose të njerëzve dhe ky ricaktim është pranuar nga të gjithë, përveç përkrahësve më fanatikë të këtij apo atij fosili […] hallka munguese vazhdon të mungojë» (Richard Milton, «Shpartallimi i miteve të darvinizmit», Rochester, Virginia: Park Street Press, 1997, 207).
Pema juaj familjare nuk rrjedh nga majmunët. Madje ju (dhe të gjithë njerëzit) jeni rezultat i krijimit special të Perëndisë. Ju jeni krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë së mirë dhe të plotfuqishëm, i cili ju do thellë (Zanafilla 1:26-27). Ai iu ka pajisur me aftësi për të menduar, për të dashur, për të ndierë dhe për të adhuruar. Kjo e vërtetë iu vendos mbi të gjitha format e tjera të jetës. JU jeni kryevepra e Perëndisë (Psalmi 139).
http://www.awakengeneration.com/thoughts/befueled/213