Fëmijët e Darvinit

Çarls Darvini dhe fëmijët e evolucionit [Fragment]

Natyralisti e dhunoi kishën, duke nxitur një debat më të hidhur që vazhdon t’i vendosë krijimbesuesit kundër evolucionistëve. Tani një lidhje e ligë ka dalë midis veprës së tij dhe rrebeshit të fundit të vrasjeve në shkollat e mesme nga adoleshentë të çmendur, nihilistë.

Ju nuk e kuptoni nga festimet për jetën e Çarls Darvinit këtë vit se fisniku i dashur viktorian i portretizuar në ato dokumentarë në TV duke u vërtitur në kopshtin e shtëpisë së tij në Kent është etiketuar si një racist, një apologjet për gjenocid dhe si frymëzimi i një vargu vrasësish psikopatësh.

Me pothuaj asnjë përmendje që emri i tij ka patur lidhje me disa prej krimeve më të turpshme në historinë moderne, duket sikur ka patur një marrëveshje të fshehtë për të theksuar anën pozitive. Sigurisht, Darvini tepër i ndrojtur i luajtur nga Paul Bettany në filmin e fundit «Krijimi» dha pak aluzion se mund të ketë një anë të errët të trashëgimisë së njeriut të madh për brezat e ardhshëm. Ky film përqendrohet mbi konfliktet e brendshme të Darvinit gjatë viteve që çuan në botimin e «Mbi origjinën e llojeve». Shkencëtari është ngurrues që t’i bëjë publike idetë e tij, jo ngaqë ka pasoja sociale të dukshme dhe të skajshme, por kryesisht ngaqë ka frikë se teoria e evolucionit do të mërzit gruan e tij dhe kishën e Anglisë.

Në Amerikë, ku shkrimet e Darvinit mbi moralin dhe racën i janë nënshtruar shqyrtimit veçanërisht kritik për shkak të debatit të vazhdueshëm të krijimbesuesve, ai është akuzuar për nxitje të nihilizmit moral dhe racizmit shkencor, madje edhe për përhapjen e një etike që e gjeti shprehjen e saj përfundimtare në [tragjedinë e] Holokaustit. Më befasuese nga të gjitha, tani është bërë një lidhje midis teorive të Darvinit dhe një rreziku të vrasjeve në shkolla. Në 1 prill, 2000, në Littleton, Kolorado u mblodhën njerëz në muzg në përkujtim të viktima të masakrës së shkollë së mesme në Columbine, 10 vjet [më parë]. Darrel Scott, vajza e të cilit, Rachel, ishte e para nga të 13 fëmijët që u vranë dhe biri i të cilit, Craig, i shpëtoi për qime goditjes, nuk mund të kuptojë përse i është dhënë kaq pak vëmendje motivimit të vrasësve, Eric Harris dhe Dylan Klebold, dhe interesimin e tyre për idetë e Darvinit. «Harris mbante një bluzë “Seleksionimi Natyror” në ditën e vrasjeve. Ata theksuan disa mendime në video rreth ndihmës që i bënin procesit të seleksionimit natyror duke i eliminuar të dobëtit. Gjithashtu ata pohuan se kishin evoluar në një nivel më të lartë se shokët e klasës. U habita nga referimet e shpeshta të evolucionit dhe që shtypi nuk e mori fare parasysh këtë aspekt të kasetës».

Një pjesë e madhe e evidencës qëndron e mbyllur sipas një vendimi gjykate për të minimizuar rrezikun e vrasjeve të imituara, por nga ato dokumente që janë në domenin publik, është e qartë se Eric Harris fantazonte që ta vendoste cilindo në një lojë të dhunshme kompjuteri që vetëm më i forti mund të mbijetonte. Dhe, ashtu si vetë Darvini, ai vërente se si vaksinimi mund të binte ndesh me procesin pastrues të natyrës. Në deklamimet e tij, Harris tha se ai dëshironte që të mos kishte fare vaksina ose edhe etiketa paralajmërimi mbi mallra të rrezikshme, «dhe të lejohej seleksionimi natyror të kishte rrugën e vet…».

http://www.timesonline.co.uk/tol/news/science/biology_evolution/article6905259.ece

(Sewell, «Çarls Darvini dhe fëmijët e evolucionit», The Sunday Times, 8 nëntor, 2009).

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.