Fryma e Antikrishtit

Duke folur gjatë një shërbese të veçantë në kishë, predikuesi ungjillor i pyeti studentët e universitetit privat të krishterë në Siloam Springs, Arkansas për “të nisur lundrimin drejt kursit që Perëndia ka përpara për ju”, ndërsa i mposhtin grackat, tundimet dhe sfidat gjatë rrugës së tyre.

“Gjëja e fundit që djalli dëshiron të bëni është t’i shërbeni Zotit Jezus Krisht”, tha ai.

Graham, president dhe drejtor ekzekutiv i [organizatës humanitare të krishterë] “Kuleta e Samaritanit” dhe “Shoqërisë Ungjilltare Billy Graham”, foli për përgjigjen ngushëlluese të shërbesës së tij pas tërmetit në Haiti, duke i thënë audiencës që mesazhi i Ungjillit ka qenë gjithnjë në zemër të punës së tyre.
Ai tha që luteshin me çdo pacient para një operacioni dhe që i kanë dhënë një Bibël çdo pacienti. “Ne donim që secili të dinte që Jezu Krishti është Biri i Perëndisë”, tha ungjilltari amerikan.

Graham udhëtoi kohët e fundit në Haiti ku ai u transmetoi mesazhin e Ungjillit qindra mijëra njerëzve në Statiumin Kombëtar të Futbollit në Port-au-Prince. Qindra dolën përpara kur iu shtri një ftesë për të pranuar Krishtin.

“Nuk ka rëndësi për mua se sa vepra të mira bën. Nëse nuk e përgatit një njeri për të qëndruar para përjetësisë, nëse dështon që ta përgatitësh një njeri për të qëndruar para Perëndisë, je thjesht duke e harxhuar kot kohën. Kështu që ne kapin çdo mundësi për t’i treguar një njeriu për Jezusin”, tha ai.

Por predikimi i Ungjillit mund të rezultojë i vështirë, sipas Graham, në një shoqëri ku përmendja e emrit të Krishtit është e ndaluar.

http://www.christianpost.com/article/20110119/franklin-graham-the-spirit-of-anti-christ-is-everywhere/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *