Faqja zyrtare për filmin “Noeu” shfaq në mënyrë të spikatur mesazhin e ri që filmi përdor licencë artistike dhe që historia biblike mund të gjendet në librin e Zanafillës.
Presidenti i Transmetuesve Fetarë Kombëtarë (NRB), Jerry Johnson, ish-president i Kolegjit ‘Criswell’ në Dallas të Teksasit, kishte ndikuar te prodhuesi i filmit ‘Paramount Pictures’ për t’i informuar amatorët e kinemasë që filmi nuk është një ritregim varg për varg i tregimit të vërtetë biblik.
“Synimi im për të kontaktuar me prodhuesin Paramount lidhur me këtë kërkesë ishte që të sigurojnë të gjithë ata që e shohin këtë film ndikues se e dinë se ky është një interpretim imagjinar i Shkrimit dhe jo i fjalëpërfjalshëm”, tha në një deklaratë për shtyp Johnson, një ish-pastor baptist dhe administrator dhe anëtar i trupit pedagogjik në Seminarin Teologjik Baptist Jugor dhe në Seminarin Teologjik Baptist Mesperëndimor. “Për shkak të cilësisë dhe prodhimit dhe aktrimit, shikuesit do të gëzojnë pamjet e temave kryesore nga historia e Noeut të përshkruara në një mënyrë të fuqishme në ekranin e madh”.
Mesazhi zyrtar thotë: “Filmi është i frymëzuar nga historia e Noeut. Ndonëse është përdorur licencë artistike, ne besojmë se ky film është besnik ndaj thelbit, vlerave dhe integritetit të një historie që është gur themeli për besimin e miliona njerëzve në mbarë botën. Historia biblike e Noeut mund të gjendet në librin e Zanafillës”.
Pas disa shfaqjeve provë nga fundi i vitit të kaluar, filmi tërhoqi kritika nga shumë të krishterë të cilët shprehën shqetësim se ai largohet nga teksti biblik. Konsumatorët e Motivuar nga Besimi, grupi që mbështet Phil Robertsonin e Duck Dynasty në fushatën për IStandWithPhil.com, tha se mesazhi i nxjerrë së fundmi nga Paramount tregon respekt për audiencën qendrore të filmit.
“Ndonëse shumë Konsumatorë të Motivuar nga Besimi ka mundësi të gjejnë arsye të vlefshme për t’u ndalur për disa elementë të filmit, ne po bëhemi më shpresues që shumë fusha të tjera do të përputhen me mesazhin qendror të Biblës”, tha themeluesi i Konsumatorëve të Motivuar nga Besimi në një deklaratë për shtyp në 28 shkurt. “Ne jemi në pritje për të rishikuar dhe për të vlerësuar më tej filmin dhe për të ndarë të dhënat me komunitetin tonë duke përdorur sistemin tonë të vlerësimit ‘miqësor për besimin’”.
http://www.christianheadlines.com/news/inspired-not-literal-noah-filmmakers-say.html
[THIRRJA E BEREASVE: “Licencë artistike” është një eufemizëm për njerëzit për t’i shtuar dhe për t’i hequr (pra, për të shtrembëruar dhe korruptuar) Fjalës së drejtpërdrejtë, të frymëzuar dhe të pagabueshme të Perëndisë. Shikoni buletinin e ardhshëm të muajit prill nga THIRRJA E BEREASVE për më tepër rreth trajtimit të Biblës nga Hollivudi).