Gatitu!

[Disa vrojtime më shumë rreth asaj që është quajtur «Ripërtëritja në Lejklënd»]

Gatitu [Fragment]

Kur po flisja në një kishë në Misisipi vitin e shkuar, pastori më dha diçka shumë interesante. Unë fola për të mos u mashtruar në ditët e fundit. Mashtrimi do të jetë kudo dhe nëse nuk je i kujdesshëm, Satani do të të mashtrojë dhe do të të largojë nga e vërteta. Më vonë, ai më dha një pohim shumë të thjeshtë. Ai tha se një nga problemet tona kryesore si të krishterë është se kur jemi rreth njerëzve fetarë, në vend që të jemi gatitu, jemi në gjendjen e qetësisë. Nga natyra ne i besojmë njerëzit fetare, pasi nuk mendojmë se ata do të na çojnë në drejtimin e gabuar. Por kur Bibla na flet për krishtër të rremë dhe profetë të rremë, ata janë njerëz fetarë prej të cilëve ne duhet të jemi të kujdesshëm.

Prandaj le të jemi gatitu dhe t’i hedhim një sy diçkaje që po ndodh pikërisht tani [në kohën kur u shkrua] e cila duke se po kthehet në një fenomen. Mbaj mend se roja jote është Bibla dhe ne duhet t’i filtrojmë gjërat përmes këtij prizmi që të shohim nëse diçka është e vërtetë apo jo.

1 Gjonit 4:1 thotë: «Të dashur, mos i besoni çdo fryme, por i vini në provë frymërat nëse janë prej Perëndisë, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë».
Shprehja «i vini në provë» këtu do të thotë të provosh apo të ekzaminosh diçka. Nuk ka asgjë të gabuar me hetimin dhe ekzaminim e gjërave për të parë nëse janë me të vërtetë nga Perëndia apo jo. Në fakt, kjo është ajo që ne duhet të bëjmë! Ne nuk mund të luftojmë për besimin nëse nuk i provojmë dhe i vëmë në provë gjërat. Kjo është mënyra se si mund të themi nëse mësime të rreme po futen në rrethet tona të krishtera.

Po ndodh diçka pikërisht tani që quhet «Derdhje në Florida». Është një lëvizje e supozuar e Perëndisë ku thuhet se shumë njerëz po shpëtohen dhe shumë të tjerë po shërohen. Njerëzit po udhëtojnë nga kudo për të shkuar atje dhe madje edhe njerëz nga Australia i kanë hipur avionit për të qenë në këto takime. Shërbesat drejtohen nga Todd Bentley. Kam marrë shumë letra [e-mails] për këtë dhe disa telefonata. Kështu vendosa t’i hedh një sy asaj që po ndodh dhe t’i provoj frymërat për të parë nëse ishin nga Perëndia.

Një natë vendosa ta ndjek [në TV] këtë «Derdhje në Florida». Ishte një shërbesë kater orë e gjatë atë mbrëmje. Todi përdori gjashtë vargje nga Bibla ku u kërkoi njerëzve që të hapnin Biblën. Kërkoi rreth dhjetë minuta. Si mund të ketë një shërbesa katër orë e gjatë vetëm dhjetë minuta vargje nga Bibla? Madje ai përmendi se po merrte kritika nga njerëz, sepse nuk po e përdorte fjalën e Perëndisë në shërbesat e tij. Ne duhet t’i sfidojmë dëgjuesit tanë të dinë fjalën e Perëndisë mbi gjithçka tjetër, që të mos mashtrohen në ditët e ardhshme.

Gjatë shërbesës Todi kërkoi disa fëmijë që të dilnin përpara. Sigurisht, fëmijët nuk janë kushtëzuar si të rriturit. Kur i shtriu duart mbi kalamajtë për t’i goditur në frymën, gjë e cila përsëri nuk është në Bibël, shumë nga kalamajtë nuk u rrëzuan. Madje ai do t’i shtynte disa në kokë. Ata nuk rrëzoheshin. Nëse kjo do të ishte e gjitha e vërtetë, unë mendoj se Fryma e Shenjtë do të ketë mjaft fuqi për të goditur një kalama! Kështu përsëri është shumë e qartë se nuk është Fryma e Shenjtë, por një lloj tjetër fryme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *