Ngulja e 95 tezave të Martin Luterit në dorën e [kishës] në Uitenberg ishte katalizatori që filloi Reformimin. Sot kisha është në një gjendje edhe më të keqe. Katolicizmi vazhdon të promovojë po ato të këqija kundër të cilave luftuan reformatorët. Protestantizmi nuk vazhdon më të protestojë gabimet e katolicizmit të Romës që vazhdojnë të çojnë miliona njerëz në ferr, por drejtuesit e tij me mendje ekumenike shpresojnë për një shkrirje me Romën. Në kërkimin popullor për “dashuri dhe unitet”, po injorohen çështje jetësore për të cilat martirët dhanë jetën e tyre.
Ne kemi urgjentisht nevojë për një Reformim tjetër, por është i pakët interesimi për të korrigjuar doktrinën e rremë. Sot Martin Luteri do të hidhej poshtë jo vetëm nga katolikët, por edhe nga protestantët se do të ishte duke shkaktuar “përçarje”.
–Dave Hunt (Buletini THEB, Jan. 1989)