Ind i butë në fosile

soft_tissue Një zbulim i pabesueshëm që tronditi kampin «miliona vjet» rikthehet – me verifikime të mëtejshme [Fragment].

Dhjetë vjet më parë, cilido – shkencëtar ose jo – që pretendonte se kishte zbuluar ind dinozauri të butë (d.m.th. jo të fosilizuar) do të ishte përqeshur dhe larguar nga komuniteti shkencor si një sharlatan ose si një krijimbesues në në tokë të re. Mirëpo brenda dekadës së fundit kanë ardhur dy goditje të tilla dërrmuese ndaj idesë se dinozaurët u zhdukën rreth 65 milion vjet më parë.

Zbulimi i parë ishte ai i një indi dinozauri jo të fosilizuar në qendër të kockës së një T.Rex nga Meri Shvajceri (Mary Schweitzer) e Universitetit Shtetoror të Karolinës së Veriut. Ai zbulim – dhe, në mënyrë specifike, letrat e botuara nga Shvajceri dhe Xhon Asara (John Asara), shkencëtari nga «Beth Israel Deaconess Medical Center», – filloi një debat të fortë nëse a ishte e vërtetë që ato kocka përmbanin një ind dinozauri (shih Lajme për t’u shënuar, 2 gusht, 2008, lajmi #2).

Tani Asara dhe Shvajceri i kanë mbështetur zbulimet e tyre të mëparshme duke konfirmuar ekzistencën e proteinave në indin e butë të një hadrozauri, një dinozaur ornitoring që mendohet se është 80 milion vjet i vjetër. Studimi i tyre i ri, i raportuar në [revistën] «Shkenca», tregon se «zbulimi ynë i T.Rex-it nuk ishte një rastësi unike», tha Asara, i cili vazhdoi:

«Kjo është specia e dytë e dinozaurit që ne kemi ekzaminuar dhe që na ndihmon të verifikojmë se zbulimi ynë i fundit nuk ishte thjesht një mrekulli e vetme. Studimi ynë aktual ishte përpjekja e bashkërenduar e një sërë laboratorësh të pavarur, zbulimet e të cilëve i shtojnë bashkërisht një konkluzioni të fuqishëm».

Sipas Asaras, skuadra gjeti pothuaj dyfishin e numrit të aminoacideve që u gjetën në indin e T.Rex-it. Fragmentet «treguan ruajtje të të dukshme të indeve dhe molekulave origjinale, me mikrostruktura që u ngjanin enëve, qelizave dhe matricave fijore të buta, transparente», pavarësisht nga fakti që fosili u gjet i groposur rreth 23 këmbë (7 m) në gurë ranorë. Proteinat e konfirmuara nga skuadra ishin kolagen, laminin dhe elastin, si edhe aminoacide që përfshijnë prolinë hidroksile.

(Përgjigje në Zanafilla, Lajme për t’u shënuar, lajmi 1).

[THEB: Që indi të qëndrojë i butë mbas, siç supozohet, ka qenë i fosilizuar për 80 milion vjet është me siguri një «mister», si vëren paleobiologja Meri H. Shvajceri: «Formula e saktë e kushteve mjedisore që çoi në një ruajtje të tillë molekulare është ende një mister, thotë Shvajceri. Megjithëkëtë, vëren ajo, puna kërkimore e skuadrës, sugjeron se groposja e menjëhershme e trupit të një dinosauri në një material poroz, ranor duket se mund të jetë njëri çelës për një fosilizim të tillë të veçantë». http://www.sciencenews.org/view/generic/id/43381/title/Soft_tissue_from_a_dino_fossil

«Poroz» do të thotë që lëngjet mund të kalojnë përmes një substance. Kjo vështirë se do të jetë një çelës për të shpjeguar se si lagështia [njomësia] do të qëndrojë mbas 80 milion vjetësh. Me fjalë të tjera, ajo qëndron mbas 80 milion vjetësh dehidratimi. Kjo nuk është një «mister», kjo është një «pamundësi». Si pasojë, është shumë herë më e thjeshtë të arrish në konkluzionin se nuk kanë kaluar 80 milion vjet].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *