- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në Telegram (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni për ta shtypur (Hapet në një dritare të re)
Jezusi dhe vetëm për Jezusin për të cilin të flasim
Dëshiroj t'u flas për Jezusin dhe vetëm Jezusin. Shpesh i dëgjoj njerëzit duke thënë: “Do të doja të kapja Shërimin Hyjnor, por nuk mundem”. Ndonjëherë ata thonë: “Unë e kam marrë atë”. Nëse i pyes: “Çfarë keni marrë?”, përgjigjja është ndonjëherë: “Unë kam marrë bekimin”, ndonjëherë është: “Unë kam marrë teorinë”, ndonjëherë është: “Unë kam marrë shërimin”, ndonjëherë është: “Unë kam marrë shenjtërimin”. Por e falënderoj Perëndinë që jemi mësuar se nuk është bekimi, nuk është shërimi, nuk është shenjtërimi, nuk është gjëja, nuk është “kjo-ja” (ang. the “it”) që dëshiron, por “kjo” (ang. “it”) është diçka më e mirë. Është “Krishti” (ang. “the Christ”); është Vetë Ai. Sa shpesh e hasim këtë në Fjalën e Tij - “Ai VETË i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona” (KJV), Ai VETË “i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit”. Çfarë ne dëshirojmë është personi i Jezus Krishtit. Shumë njerëz e kapin idenë dhe nuk marrin asgjë nga KJO (ang. IT). Ata e marrin ATË (ang. IT) në kokat e tyre dhe ATË (ang. IT) në ndërgjegjet e tyre dhe ATË (ang. IT) në vullnetin e tyre; por në njëfarë mënyre ata nuk e marrin Atë (ang. Him) në jetën dhe frymën e tyre, pasi ata kanë vetëm atë që është simboli dhe shprehja e jashtme e realitetit frymëror.