Tozeri është duke paraqitur këtu një pikëpamje biblike të sovranitetit. Ndonëse çdo njeri ka një vullnet të lirë, askush nuk mund të pengojë vullnetin e Perëndisë dhe Ai do t’i kërkojë gjithsecilit llogari për zgjedhjet e tij apo të saj.
Sovraniteti dhe vullneti i lirë
Perëndia i Plotfuqishëm është sovran, i lirë të bëjë siç i pëlqen. Midis gjërave që i pëlqen të bëjë është të më japë mua lirinë të bëj siç më pëlqen. Dhe kur unë bëj atë që më pëlqen, unë jam duke e përmbushur vullnetin e Perëndisë, jo duke e kundërshtuar atë, sepse Perëndia në sovranitetin e Tij më ka dhënë mua në mënyrë sovrane të bëj një zgjedhje të lirë. Edhe nëse zgjedhja nuk është ajo që Perëndia do të kishte bërë për mua, sovraniteti i Tij është përmbushur në bërjen prej meje të zgjedhjes....