Mbretëria e artë e mbretit Salomon (1 Mbretërve 2:12-11:43)

A. Spastrimi i kundërshtarëve nga Salomoni (2:12-46)

2:12-25Salomoni u ul mbi fron dhembretëria e tij u vendos në mënyrë të qëndrueshme.Adonijahu u trishtua nga fakti se nuk u ul në fron, edhe pse duhej të pranonte se i takonte Salomonit, sipas vullnetit të Perëndisë (v. 15b). Qoftë në mënyrë të pafajshme apo djallëzore, ai i bëri një kërkesë mbretit Salomon me anë të Bath-ShebësAbishagai, kujdestarja e Davidit, t’i jepej për grua. Salomoni e gjykoi këtë si t’i kërkonte vetë mbretërinë tij, kështu që urdhëroi Benajahun të ekzekutonte Adonijahun. 2:26-34 Mbreti përjashtoi edheAbiatharin nga priftëria, pa dyshim ngaqë kishte mbështetur Adonijahun në përbetimin e tij të dështuar. Kjo ishte një përmbushje e pjesshme e gjykimit mbishtëpinë e Elit (shikoni 1 i Samuelit 2:31-35). Kur Joabi dëgjoi për heqjen nga detyra të Abiatharit,u kap pas brirëve të altarit për strehim. Benajahu e urdhëroi të largohej nga altari, por Joabi nuk pranoi, duke shprehur vendosmërinë për të vdekur atje. Benajahu e ekzekutoi menjëherë dhe [Joabi] u varros në shtëpinë e tij, në shkretëtirë. Për vdekjet e Abnerit dhe të Amasës më në fund u mor hak. Altari i Perëndisë nuk i jep mbrojtje askujt që shkel ligjin e Perëndisë. 2:35 Benajahu u caktua komandant i ushtrisë dheTsadoku e pasoi Abiatharin si prift. Benajahu i kishte shërbyer Davidit që në kohën e Saulit. Ai ishte një njeri me vlerë të madhe dhe kapiten i truprojës vetjake të Davidit (2 i Samuelit 20:23). Guximi i tij i pamposhtur kalohej vetëm nga besnikëria e tij e pavdekshme ndaj shtëpisë së Davidit. Guximi dhe besnikëria duhet të karakterizojnë gjithashtu ata që i shërbejnë Birit më të madh të Davidit, Zoti Jezus Krisht. 2:36-46 Salomoni nuk e urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të Shimeit. Por e vuri atë në një farë arrestimi shtëpie, duke e ndaluar të largohej nga qyteti. Pas tre vjetësh Shimei u largua nga Jerusalemi për të kërkuar shërbëtorët e tij të arratisur në Gath. Duke bërë një gjë të tillë, theu betimin që Salomoni i kishte thënëtë betohej më parë, dhe ai tregoi se nuk ishte më besnik ndaj Salomonit, ashtu siç nuk kishte qenë ndaj Davidit. Kur u kthye,mbreti i dha urdhër Benajahut ta vriste. KështuSalomoni e bërimbretërinë e tij të sigurt duke hequr me rreptësi tërë zemrat e atyre që nuk ishin më të. Më pas mbretëria e tij gëzoi paqe. I krishteri do të shijojë paqen e Perëndisë ndërsa heq nga jeta e tij gjërat që kundërshtojnë mbretërinë e Krishtit në të.

B. Dituria e Salomonit (kapitulli 3)

3:1 Salomoni u martua me të bijëne faraonit që në atë kohë ishte në fuqi në Egjipt. Mbase kjo tregon se besimi i tij ishte në aleancën politike. Martesa, edhe pse ishte e zgjuar për hir të politikës, ishte shkatërrimtare nga ana frymërore, po aq edhe e ndaluar nga ligji. Që nga kjo pikë e më pas, haremi i Salomonit u rrit derisa pati qindra gra të huaja. Kështu Salomoni e lidhi veten me shumë fuqi të huaja, por e largoi veten nga Zoti (11:1-8). 3:2-4Vendet e larta u përdorën këtu për adhurimin eZotit. Kjo nuk ishte plotësisht në përputhje me ligjin; Perëndia duhej të adhurohej në vendin që kishte caktuar Vetë. Por këtu përligjet nga fakti senuk ishte ndërtuar akoma një tempull zyrtar, meqë Shiloahu ishte shkatërruar nga filistenjtë rreth vitit 1050 para K., kur u mor arka (1 Sam. 4). Pasi u ndërtua tempulli,vendet e larta vazhduan të përdoreshin, por për adhurimin idhujtar. Edhe pse arka ishte në Jerusalem në këtë kohë, tabernakulli ishte nëGabaon (1 i Kronikave 21:29), rreth nëntë kilometra larg. Në këtë vend mbretiofroi olokauste, mbase në fillim të mbretërimit të tij. 3:5-15 Perëndiai doli Salomonit në Gabaon dhe e pyeti se çfarë donte më shumë. Mbreti kërkoinjë zemër të zgjuar për detyrën e madhe të gjykimit dhe të drejtimit tëpopullit të Izraelit. Kërkesai pëlqeu Perëndisë dhe u plotësua – bashkë mepasurinë dhe lavdinë e gjithashtu jetën e gjatë, nëse Salomoni do tëecte në bindje ndaj Perëndisë. Sot Perëndia i ofron gjithsecilit dhuratën më të madhe që mund të kërkojë dikush – Zotin Jezus Krisht, “ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes” (Kol. 2:3). 3:16-28 Historia e kapitullit 3 na jep një shembull të diturisë së madhe të mbretit.Dy prostituta po ziheshin se cila ishte nëna e foshnjës. Kur Salomoni kërcënoi tandante foshnjën me njëshpatëdy pjesë të barabarta, nëna e vërtetë u zbulua me anë të dëshirës së saj për të shpëtuarfëmijën e saj edhe sikur të mos e merrte vetë atë. Një dituri e tillë bëri që Salomonin ta kishin shumëfrikë dhe ta respektonin në tërë Izraelin.

C. Administratorët e Salomonit (4:1-19)

4:1-6 Këto vargje rendisinfunksionarët e lartë apo kabinetin qeverisës të Salomonit:Azariahu, një nip i Tsadokut, duket se ka qenë pasuesi i tij si kryeprift; Elihorefi dhe Ahijahu, sekretarë të shtetit;Jozafati,ishte kancelier apo shkrues kronikash;Benajahu, komandant iushtrisë;priftërinjtë ishin Tsadoku dhe Abiathari; Azariahu ishte kryetar i prefektëve;Zabudi ishte mik i Salomonit;Ahishari ishte administrator i pallatit;Adonirami, administrator i haraçeve. Emri “Abiathar” në vargun 4 paraqet një vështirësi nëse ishte po Salomoni që e hoqi atë nga detyra te 2:27. Mbase ai u hoq nga detyra pas kësaj periudhe. Ose mbase ai akoma e mbante titullin e priftit edhe pse nuk i ushtronte më detyrat priftërore. Megjithatë, mund të ketë qenë një Abiathar tjetër (shikoni 2 i Samuelit 8:15-18). Methju Puli (Matthew Poole) komenton: Disa thonë se këtu përmenden tërë kryefunksionarët e Salomonit, si ata që ishin në detyrë, ata që kishin qenë më parë dhe ata që do të ishin më vonë, si ata që paraqiten te vargjet nga 11 deri te 15, që ishin dy njerëz që u martuan me dy bijat e Salomonit, gjë që ndodhi disa vite më pas [2]. 4:7-19Salomoni e ndau vendin e Izraelit nëdymbëdhjetë prefektura dhe vuri një qeveritar në çdo zonë për të mbledhurushqim nga populli. Çdo prefekturë e vendit me zyrtarin e saj ishte përgjegjëse për furnizimin e oborrit mbretërornjë muaj në vit. Juda nuk përmendet.

D. Salomoni në tërë shkëlqimin e tij (4:20-34)

4:20,21 Mbretëria nën udhëheqjen eSalomonit u shtri deri telumi Eufrat,deri në vendin e filistenjve dhenë kufijtë e Egjiptit (v. 21,24). Një pjesë e mirë e këtij territori përbëhej ngambretëritë që i paguaninharaç Salomonit, por që nuk quheshin pjesë e Izraelit. Prandaj mbretëria e Salomonit nuk ishte përmbushja e plotë e besëlidhjes që Perëndia bëri me Abrahamin për sa i përket Tokës së Premtuar (Zanafilla 15:18-21). 4:22-28 Madhështia e mbretërisë së Salomonit përshkruhet në këtë mënyrë: furnizimi i tij i bollshëm me ushqim, moritë e kuajve etj. Por duhet të kujtojmë se që të mbante një bollëk të tillë, ishte e domosdoshme t’i vinte taksa shumë të ashpra popullit. Gjithashtu, duhet të kujtojmë se grumbullimi i kuajve të Salomonit ishte një shkelje e urdhrit të Perëndisë (LiP. 17:16) (për kontradiktën në pamje të parë midis vargjeve 26 dhe 2 i Kronikave 9:25, shikoni shënimet në atë kapitull). 4:29-34 Dituria e Salomonit përmendet përsëri.Ai ishte më i ditur se çdo njeri tjetër. Të diturit që përmenden në vargun 31 ishin bijtë e Zerahut (1 i Kronikave 2:6),Maholi (kërcimtar) ishte thjesht një emër. Ethani është autori i Psalmit 89;Hemani shkroi Psalmin 88. Nuk dimë asgjë rreth njerëzve të tjerë. Salomoni shqiptoi tre mijë proverba, vetëm një pjesë e të cilave janë paraqitur në librin e Fjalëve të Urta. Kantikët e tij ishin një mijë e pesëqind, duke përmbledhur më të mirat te Kantiku i Kantikëve. Vargu 33 do të thotë se njohja e tij e gjerë e shumë shkencave e ndihmoi për të nxjerrë mësime nga natyra duke shtjelluar diturinë e tij. Njerëzit udhëtonin prej së largu për ta dëgjuar.

E. Tempulli i Salomonit (kapitujt 5-7)

1. Marrëveshja e Salomonit me mbretin Hiram (kapitulli 5) 5:1-12 Hirami ishtembreti pagan i Tiros dhe kontrollonte pasuri të mëdha druri në Liban. Ai ishte treguar shumë dashamirës ndaj  Davidit dhe tani donte të tregonte të njëjtën miqësi ndaj Salomonit. U ra dakort që ai të siguronte lëndë drusore, me të cilën Salomoni do të mund të ndërtonte një tempull përZotin. Salomoni do të dërgonte punëtorë në veri të Libanit për të ndihmuar në procesin e prerjes. Lënda do të mbartej përmesdetit Mesdhe, duke lundruar me trap deri në një pikë afër Jopës dhe më pas do të mbarteshin në rrugë tokësore për në Jerusalem. Si pagë për drurin,Salomoni i jepteshtëpisë së Hiramit ushqimeçdo vit. 5:13-18 Që të siguronte krahun e punës për këtë detyrë tepër të madhe të prerjes së lëndës drusore, Salomoni përdori tridhjetë mijë njerëz nga Izraeli, duke u kërkuar të shkoninnë Liban me turne nga dhjetë mijë çdo muaj. Përveç këtyre njerëzve,mbreti kishtetetëdhjetë mijë skllevër kanaanitë (giblenj) që punonin në guroret e Izraelit, duke përgatiturgurët përtempullin (krahasoni v. 15; 2 i Kronikave 2:17,18).Salomoni kishte gjithashtu shtatëdhjetë mijë njerëz që transportonin ngarkesa. Veprimet e mëdha ndërtimore të Salomonit përfshinë një forcë të madhe të punës së skllevërve (krahasoni 9:15-22). Por edhe kjo ishte e pamjaftueshme dhe ai mori me detyrim izraelitë vendas (mbase duke përjashtuar Judën), jo si punëtorë skllevër, por si punëtorë me forcë. Izraelitëve, me traditën e tyre për pavarësi të fortë, nuk u erdhi mirë për këtë dhe kjo u bë shkak i madh për ndarjen e mbretërisë (12:4). Sa e domosdoshme është të kesh dituri hyjnore në tërë çështjet dhe jo të sundosh me ashpërsi mbi ndjeshmërinë dhe mirëqenien e të tjerëve! (Shënime të përditshme të Scripture Union). (Shikoni shënimet mbi problemet te 2 Kronikave 2 për një shpjegim të mospërputhjeve të numrave midis këtyre dy kapitujve). 2. Përshkrimi dhe ndërtimi i Tempullit (kapitulli 6) 6:1 Në vargun 1, për punën e ndërtimit të tempullit thuhet se ka filluar 480 vjet pas daljes ngaEgjipti. Nëse Salomoni e ka filluar ndërtimin në vitet 967-966 para K., kjo e nxjerr datën e eksodit në vitin 1446-1447 para K. Megjithatë, nuk është e mundur që të saktësojmë këto data me siguri absolute. Ka një diskutim të madh mes studiuesve mbi këtë temë, por viti 1446 para K. është shumë afër datës së mëparshme të eksodit. 6:2-6 Hollësitë rreth ndërtimit tëtempullit jepen në kapitullin 6. Disa herë ato janë teknike dhe të ndërlikuara, duke e bërë të vështirë krijimin e një panorame të qartë. Megjithatë, dimë se tempulli u ndërtua deri diku si vijon [1 kubitë =0 .4445m, jo 0.55m siç është shënjuar te Diodati i Ri, fq351 ]. Ai ishte 27 metra i gjatë, 9 metra i gjerë dhe 13.3 metra i lartë (v. 2). Ai ndahej në dy dhoma. Dhoma e parë ishtevendi i shenjtë, që ishte 18 metra e gjatë, 9 metra e gjerë dhe 13.3 metra e lartë (v. 2, 17).Dritaret me kangjella, mbase afër majës, lejonin kalimin e dritës dhe daljen e tymit (v. 4). Dhoma e dytë ishte vendi shumë i shenjtë, 9 metra e gjatë, 9 metra e gjerë dhe 9 metra e lartë. Dhomat pranë murit i shtonin edhe 9 metra në lindje apo në pjesën ballore dhe ngrihej rreth 4.5 metra mbi nivelin e tokës. Në krahët veriorë, perëndimorë e jugorë të tempullit ishin tri kate medhomat anësore për priftërinjtë. Këto ishinrreth e rrotull mureve të tempullit, por nuk ishin një pjesë thelbësore e tij. 6:7-10 Tërë lënda drusore dhegurore për tempullinishin latuar në gurore sipas hollësive të sakta, në mënyrë që kur të çoheshin në Jerusalem, copat të mund të lidheshin bashkë pa përdorimhekuri (v. 7). Kështutempulli u ngrit në heshtje, po ashtu siç pondërtohet sot tempulli i gjallë i Perëndisë [Kisha]. Vargjet 8 e 10 përshkruajnëhyrjen e dhomave anësore dhe lartësinë e çdo kati (rreth 2.3 metra). Vargu 9 përshkruan çatinë e tërë tempullit. 6:11-22Fjala e Zotitiu drejtua Salomonit plot hir gjatë ndërtimit, duke premtuar se do të miratonte besëlidhjen me Davidin dhe se do tëbanonte në tempullnë mes të bijve të Izraelit nëse mbreti do të ishte i bindur (v. 11-13). Pjesa e brendshme e ndërtesës ishte e veshurme dërrasa kedri, plotësisht e veshurme ar të kulluar;nuk dukej asnjë gur. Këta gurë, të prerë me mjeshtëri dhe saktësi, nuk dukeshin. Spërxhëni (Spurgeon) jep një zbatim frymëror: Madje dhe gurët e themelit nuk ishin të paskalitur dhe siç ishin nxjerrë nga mali, por të latuar dhe të shtrenjtë. Perëndia donte që çdo gjë që do të bëhet për Të të bëhej mirë. Ai nuk shqetësohet shumë për atë që i pëlqen syrit të njeriut, por kënaqet me bukurinë e atyre gurëve të gjallë të tempullit të Tij frymëror që fshihen ndaj vëzhgimit [3]. 6:23-28 Përballë njëri-tjetrit para arkës,në pjesën e brendshme të vendit shumë të shenjtë, ishin dy kerubinët, të veshurme ar.Krahët e tyre të hapura shtriheshin nga njëri mur te tjetri. Këta nuk janë të njëjtë me kerubinët mbi pajtues (Eksodi 25:18; 37:9). 6:29,30 Në tempull nuk shihej gjë tjetër veçarit. 6:31-35Portat me dy kanate apo rrëshqitëse që të çoninnë vendin tepër të shenjtë përshkruhen në vargjet 31 e 32. Dhomat ishin gjithashtu të ndara me një vel që varej brenda portave të vendit tepër të shenjtë – 2 i Kronikave 3:14.Portat kryesore që të çonin nëvendin e shenjtë përshkruhen në vargjet 33-35. 6:36 Përballë tempullit ishteoborri i brendshëm i priftërinjve. Kishte një mur të ulët midis tij dhe oborrit të jashtëm. Ky mur përbëhej ngatri radhë gurësh katërkëndësh dhe një radhë trarësh kedri. Në oborrin e brendshëm ishte një altar i stërmadh bronzi për flijimet, një legen i stërmadh që përdorej nga priftërinjtë për pastrimin dhe dhjetë legenë të vegjël (kapitulli 7). Oborri i brendshëm ishte për popullin e Izraelit. 6:37,38 Tempulli filloi punimetvitin e katërt të mbretërimit të Salomonit dheu mbarua shtatë vjet më vonë. 3. Ngritja e ndërtesave të tjera (7:1-12) 7:1 Tani rrëfimi kthehet në ndërtimin eshtëpisë së Salomonit dhe ndërtesave të tjera mbretërore që bënin pjesë në oborrin e madh. Shtëpia e Salomonit, apo pallati mbretëror, zgjatitrembëdhjetë vjet për t’u ndërtuar. Ajo ndodhej pakëz në jug të tempullit dhe fare afër murit të oborrit të brendshëm. Disa mendojnë se fakti që u deshën gjashtë vjet më tepër për të ndërtuar pallatin krahasuar me tempullin tregon një shqetësim më të madh për egoizmin e Salomonit sesa për lavdinë e Perëndisë. Nga ana tjetër, mbase për tempullin u deshën vetëm shtatë vjet ngaqë zelli i Salomonit për Perëndinë, për t’i dhënë Atij një vend dhe moritë e punëtorëve të tij ndërtuan një “tempull të shenjtë” (për Zotin) me një shpejtësi të madhe. 7:2-12Shtëpia e “Pyllit të Libanit” (v. 2-5) ndodhej në anën jugore të oborrit të jashtëm. Cilësia e saj dalluese ishte numri i madh i shtyllave të kedrit në të. Mbase nga kjo mori edhe emrin. Ne nuk e njohim me saktësi funksionin e kësaj ndërtese, por hamendësojmë nga 1 i Mbreterve 10:17 se ishte një depo armësh. Në veri të Shtëpisë së Pyllit të Libanit ishteportiku i shtyllave (v. 6). Mbase ishte hyrja e“Portikut të gjykimit” dhe dhoma efronit (v. 7). Përkrah pallatit mbretëror ishte shtëpiapër bijën e Faraonit, ku ka të ngjarë të ketë jetuar haremi mbretëror (v. 8).Të gjitha ndërtimet ishin ndërtuar me blloqe gurështë zgjedhur,të prerë me përmasa të sakta. Gjithashtu, muri rreth oborrit të madh u ndërtua metri radhë blloqe gurësh, të mbuluar ngatrarë prej kedri. Një mendim tjetër i këtyre vargjeve e shikon Shtëpinë e Pyllit të Libanit, portikun e shtyllave dhe Portikun e Fronit (Portikun e gjykimit) si pjesë të pallatit. Portiku i bërë për bijën e Faraonit ishte krah rezidencës mbretërore. 4. Pajisjet e Tempullit (7:13-51) 7:13,14Hirami (Huram në disa versione) nuk ishte i njëjti me mbretin e Tiros. Ai ishte një mjeshtër i pasardhjes judaike që jetonte në Tiro. 7:15-22 Më pas përshkruhen dy shtyllat e mëdha prej bronzi, që qëndronin në hyrje të tempullit. Njëra quhejJakin (Ai do të vendosë) dhe tjetra Boaz (në Të është forca). Në majë të çdo shtylle ishte një kapitel i rrumbullakët, tepër zbukurues. Edhe pse jepen hollësitë fizike të këtyre shtyllave, nuk na thuhet domethënia frymërore e tyre. Dikush ka vëzhguar me të drejtë se shtyllat e tempullit të gjallë të Perëndisë sot janë besimtarët me karakter të shenjtë (Gal. 2:9). Te Zbulesa 3:12 kemi premtimin e Perëndisë se ata që fitojnë do të bëhen shtylla në tempullin e Tij qiellor për tërë përjetësinë. 7:23-26Deti me metal të shkrirë ishte një legen i stërmadh që ndodhej në oborrin e brendshëm. Ky ishte një legen i madh, që mbahej ngadymbëdhjetë qe prej bronzi dhe ishte vendosur midis tempullit dhe altarit, por drejt jugut (2 i Kronikave 4:10). Në të kishte ujë që priftërinjtë të lanin duart dhe këmbët e tyre. 7:27-39 Përveç legenit të madh, ishin edhedhjetë qerrëza që qëndronin nëkatër qerre apo mbajtëse me rrota. Nuk përmendet altari prej bronzi deri te 8:64, edhe pse ndodhej në oborrin e brendshëm. 7:40-47Hirami mbikëqyri ndërtimin e tërë punës me bronz të lëmuar në lidhje me zonën e tempullit, duke përfshirëvazot, lopatëzat dheenët e vetë tempullit.Veglat prejbronzi u bënë me forma balte, në të njëjtën mënyrë siç bëhen edhe sot (v. 46). 7:48-50Orenditë e vendit të shenjtë përfshininaltarin prej ari të temjanit,tryezën prej ari, dhjetë tryezat e arta të bukëve të paraqitje (2 i Kronikave 4:8), dhjetëshandanët prej ari të kulluar dhe pajisjet e arta. 7:51Davidi kishte bërë përgatitjet për tempullin, duke mos u lejuar që ta ndërtonte vetë.Salomoni isolli këto thesare në tempull për përdorim dhe ruajtje. Ndryshimet midis këtij kapitulli dhe 2 Kronikave 2-4 shtjellohen te shënimet te 2 Kronikave.

F. Kushtimi i Tempullit (kapitulli 8)

8:1-5 Pasi mbaroi së ndërtuari tempulli, hapi tjetër ishte të çoninarkën e besëlidhjes nga pjesa e Jerusalemit, e njohur siqyteti i Davidit, apoSion, në tempullin në malin Moriah [të dy malet janë në Jerusalemin]. Kjo mbase ka ndodhur një vit pas ndërtimit të tempullit (krahasoni v. 2 me 1 i Mbreterve 6:37,38). Pak para Festës së Kasolleve, u kremtua një festë e madhe kombëtare dhearka,tabernakulli dheorenditë e shenjta uçuan në tempull ngapriftërinjtë dhe levitët. Kjo u shoqërua nga flijimi i një numri të madhdelesh dhe qesh. 8:6-9Arka u vendosnë shenjtërore. Në një farë mënyre, që nuk e kuptojmë,skajet e shufrave ishin të dukshmenga vendi i shenjtë,por nuk dukeshin nga jashtë, në hyrje.Shufrat nuk u hoqën, ashtu siç pohohet te versioni KJ (v. 8). Në këtë kohë objektet e vetme nëarkë ishindy pllakat prej guri, që përmbanin Dhjetë Urdhërimet. Nuk na thuhet se çfarë ndodhi me enën me mana apo me shkopin e Aaronit që lëshoi sythe (Heb. 9:4). 8:10,11 Sapo arka (simbol i Krishtit) u vu në vendin e duhur,reja e lavdisë, që simbolizon Praninë hyjnore,mbushi tempullin.Priftërinjtë nuk mundën të vazhdonin detyrat e tyre, sepselavdia e Zotit mbushte shtëpinë e tij. 8:12,13 Kur u mbarua gjithçka,Salomoni iu drejtuaZotit. Perëndia kishte thënë sedo të banonte në një errësirë të plotë. Tashmë Salomoni i kishtendërtuarnjë shtëpi madhështore me Vendin Shumë të Shenjtë që nuk kishte asnjë ndriçim veç lavdisë së Vetë Perëndisë. Me mendimin e tij të zakonshëm frymëror, Methju Henri (Matthew Henry) komenton: Ai u tregua i gatshëm të dëgjonte lutjen që Salomoni do të bënte; dhe jo vetëm kaq, por zuri vend në këtë shtëpi, që tërë njerëzit e Tij që do të luteshin, të merrnin zemër për t’i paraqitur kërkesat e tyre. Por lavdia e Perëndisë u shfaq në një re, në një re të errët, që nënkupton: 1. Errësirën e asaj epoke kohore në krahasim me dritën e ungjillit, me anë të të cilit soditim, fytyrëzbuluar, lavdinë e Zotit si në pasqyrë. 2. Errësirën e gjendjes sonë të tashme në krahasim me vizionin e Perëndisë, që do të jetë lumturia e qiellit, ku lavdia e Perëndisë është e pambuluar. Tashmë vetëm mund të themi atë që nuk është, por atëherë do ta shohim ashtu siç është në të vërtetë [4]. 8:14-21 Më pasmbreti u kthye nga populli, duke e bekuar. Ai përmendi premtimin e Perëndisë bërëDavidit rrethtempullit dhe shprehu kënaqësinë e tij qëarka ebesëlidhjes tashmë kishte një ndërtesë të paluajtshme. 8:22-26 Lutja e kushtimit paraqitet te vargjet 22-53. Pasi ngriti lart Perëndinë që kishte mbajturbesëlidhjen e Tij ndajDavidit rreth tempullit, i kërkoi Atij të përmbushte një besëlidhje tjetër bërë Davidit – premtimin se nukdo të mungonte asnjë pasardhës i Daviditulej mbi fron. 8:27-30 Edhe pse Salomoni kuptoi se asnjë tempull në tokë nuk ishte i përshtatshëm përtë nxënëPerëndinë e madh, kërkoi qëZoti ta njihtekëtë tempull dhe kur ai apo ndonjë nga njerëzit eIzraelit t’i drejtoheshin Perëndisë atje, Ai tëdëgjonte dhe tëfalte. 8:31-53 Më pas mbreti renditi raste të ndryshme të veçanta në të cilën përgjigjja e Zotit dëshirohej në veçanti.
  1. Në paditë, kur bëheshin betime, mbase ngaqë nuk kishte prova të qarta, iu kërkua Perëndisë të ndëshkonte fajtorin dhe të shpërblente të pafajshmin (v. 31,32).
  2. Kur të vinte mundja e ushtrisë së Izraelit për shkaktë mëkatit, iu kërkua Perëndisë tëfalte dhe t’i ripërtërinte nëvendin [dhënë etërve] kur të rrëfeninmëkatin e tyre (v. 33,34).
  3. Në kohë thatësire iu kërkua Perëndisë tëdërgonte shiun kur populli të përulej para Tij me pendim (v. 35,36).
  4. Nësezia e bukës,murtaja,ndryshku,bloza, plagët e insekteve, rrethimi armik, apo ndonjë fatkeqësi tjetër mund të binte mbi ta, iu kërkua Perëndisë të nderonte çdo lutje që i drejtohej Atij në drejtim të tempullit dhe ta falte vendin (v. 37-40).
  5. Nëse një johebre kthehej në judaizëm dhe i lutej Perëndisë, atëherë Atij iu kërkua t’i përgjigjej lutjes së një prozeliti të tillë (v. 41-43).
  6. Lutjet për fitore në betejë u pararendën nga Salomoni dhe i kërkoi Zotit të kujtonte përgjërime të tilla (v. 44,45).
  7. Duke folur fjalë profetike, Salomoni parashikoi kohën kur Izraeli do të çohej në robëri për shkak të mëkatit. Ai i kërkoi Zotit të dëgjonte lutjen e tyre të pendimit dhe të bënte që sunduesit e tyre të tregoheshin të mëshirshëm me ta; mbi të gjitha, izraelitët ishin populli i tij, të cilin e kishte çliruar nga Egjipti. Këto vargje përmbushen me robërinë babilonase dhe kthimin e mëpasëm me dekretin e Kirit (v. 46-53).
8:54-61 Mbasi mbaroilutjen drejtuar Perëndisë, Salomoni bekoi popullin duke drejtuar rrjedhshëm një kërkesë për praninë e Perëndisë dhe fuqi për të qenë besnikë ndaj Tij dhe dëshmitarë të Tij mes kombeve të tokës. Bekimi i Salomonit, ashtu si pjesa tjetër e lutjes, tregon një vlerësim të madh të të vërtetave të mëdha frymërore: 1.Perëndia është plotësisht i besueshëm. “As edhe një fjalë e vetme nuk mbeti pa u zbatuar” (v. 56) – çfarë dëshmie! 2.E shkuara jep siguri për të ardhmen (v. 57). Meqë Perëndia është i pandryshueshëm (krahasoni Heb. 13:8) mund të mbështetemi në faktin se ashtu siç e ka treguar Ai Veten në të shkuarën, ashtu do të jetë për ne sot (krahasoni Joz. 1:5). 3.Njeriu ka nevojë për ndihmën e Perëndisë në jetën e dishepullimit (v. 58), një e vërtetë që Jeremia e njihte dhe për të cilën dha arsye (shikoni Jer. 10:23; 17:9). Madje shtysa e vullnetit të lirë të njeriut vjen nga Perëndia – me të vërtetë një paradoks! Krahasoni veprimtarinë e Frymës së Shenjtë te Gjoni 16:8-11. 4.Ne kemi nevojë të përditshme për ndihmën e Perëndisë (“që i kam drejtuar… ditë e natë”, v. 59). Por, atëherë, Ai nuk fle dhe as dremit (Psa. 121:4)! 5.Kujdesi i Perëndisë për bijtë e Tij nuk vjen për shkak të gëzimit egoizmi të tyre, por që të tjerët ta njohin Atë (v. 60). 6. Duke pasur parasysh këto që thamë,a nuk mund t’i kushtojmë Atij besnikërinë dhe bindjen absolute (v. 61)? (Shënime të përditshme të Scriptures Union). Kjo lutje paraqitet gjithashtu te 2 Kronikave 6 (shikoni shënimet), me të vetmin ndryshim, që është: Te 2 Kronikave Salomoni e mbyll lutjen e tij me tri kërkesa (2 i Kronikave 6:40-42), që mungon te 1 Mbretërve; te 1 Mbretërve Salomoni bekoi popullin (v. 54-61). Kjo mungon te 2 Kronikave. 8:62-65 Nga sasia e madhe e kafshëve që u flijuan, disa prej tyre u përdorën si ushqim për turmën e madhe që ishte mbledhur (v. 65). Meqë altari prej bronzi nuk ishte shumë i madhpër të nxënë tërë olokaustet etj., Salomoni shenjtëroi pjesën qendore të oborrit ku pjesa tjetër mund t’iofrohej Zotit. Ky kremtim i madh u karakterizua nga gëzimi, adhurimi dhe falënderimi. Nga mijëra kafshët e therura, asnjë prej tyre nuk u ofrua si ofertë për mëkatin apo shkeljen. të njëjtënkohë Salomoni kremtoi Festën e Kasolleve me izraelitët që kishin ardhurnga rrethet e Hamathit, afër Danit, në veri dhe deri tepërroi i Egjiptit në jug. Festa e Kushtimit së bashku me atë të Kasolleve zgjatënkatërmbëdhjetë ditë. 8:66 Më pas njerëzit u kthyen, secili në shtëpitë e veta,të gëzuar dhe me zemër të kënaqur. 2 Kronikave 7:9 thotë se një mbledhje solemne u zhvillua në “ditën e tetë”, ndërsa vargu 66 thotë se njerëzit u dërguan në shtëpitë e tyre “ditën e tetë”. Xhon Heleji (John Haley) i harmonizon këto dy rrëfime si vijon: Festa e kasolleve fillonte ditën e pesëmbëdhjetë dhe mbaronte në të njëzetedytën e muajit, duke përfunduar me “një mbledhje të shenjtë”, “ditën e tetë” (Lev. 23:33-39), në mbarim të të cilës Salomoni i largoi njerëzit; largimi i njerëzve ndodhi në mëngjesin e ditës së nesërme, ditën e njëzetetretë (2 i Kronikave 7:10) [5].

G. Fama e Salomonit (kapitujt 9, 10)

1. Besëlidhja e tij me Perëndinë (9:1-9) 9:1-5 Përgjigjja e Perëndisë ndaj kërkesës së Salomonit ishte se Ai do ta pranonte tempullin si shtëpinë e tij dhe do t’i vinte emrin e Tij përgjithnjë. Edhe pse tempulli i Salomonit ka reshtur së ekzistuar me kohë, megjithatë Perëndia do të banojë në një tempull në Jerusalem kur Zoti Jezus do të kthehet për të vendosur mbretërinë e Tij mbarëbotërore. Ndërkohë, Perëndia banon në tempullin e trupit të besimtarit e kishës. 9:6-9 Përsa i përket familjes së Salomonit, Perëndia premtoi se Salomoni e bijtë e tij gjithmonë do të kishin pasardhës që do të uleshin në fron nëse do të tregoheshin të bindur. Por në rast se ata do të largoheshin nga Perëndia i gjallë dhe do të ktheheshin në idhujtari, atëherë Ai do ta dërgonte popullin në mërgim, do ta shkatërronte tempullin dhe do ta bënte Izraelin gazin dhe talljen e tërë johebrenjve. Tempulli do të bëhej një pirg gërmadhash dhe vizitorët do të mbeteshin të habitur me rrënimin e tij. 2. Dhuratat e tij ndaj Hiramit (9:10-14) Rreth këtij paragrafi, disa komentues hedhin idenë se Salomoni kishte marrë huanjëqind e njëzet talente ari nga Hirami (v. 14), që të financonte programin e tij të ndërtimit dhe i dhanjëzet qytete të Galilesë Hiramit si garanci. Salomoni u ndie i lirë t’i kërkonte borxhin Hiramit për shkak të ndihmës së tij të mëparshme (v. 11a). Kur Hirami pa qytetet nuk u kënaq dhe i quajti “vendi i Kabulit” (që do të thotëi papëlqyeshëm, i pisët apombeturina; fjalë për fjalë,pa vlerë, versioni NKJ). Duket nga 2 Kronikave 8:2 se Salomoni mund t’i ketë shpengur qytetet duke shlyer borxhin. 3. Shërbëtorët dhe flijimet e tij (9:15-25) 9:15-23 Vargjet 15-22 paraqesin rrëfimin (dhe jo “arsyen” si te versionet KJ e NKJ) e punës së detyruarSalomoni përdori në programin e tij të ndërtimit.Hatsori, Megidoni dhe Gezeri ishin tre qytete që Salomoni i fortifikoi për qëllime mbrojtjeje.Hatsori ndodhej në jug dhe mbronte krahun verior të Izraelit. Megido ishte: … një qytet i rëndësishëm i Izraelit veriqendror, me pamje nga fusha e Esdraelonit. Ai përbënte një kryqëzim mes rrugëve të rëndësishme të tregtisë dhe ishte kyçi i mbrojtjes së luginës së Jordanit (nga jugu) dhe Fushës Qendrore (nga veriu) [6]. Gezeri ndodhej në perëndim të Jerusalemit në një rrugë kryesore tregtare, nga pjesa e brendshme e vendit bregdetar të Filistisë.Tërë robërit johebrenj të renditur në vargun 20 kryeninpunë të detyruar.Bijtë e Izraelit nuk iu nënshtruan robërisë. Kishtepesëqind e pesëdhjetë mbikëqyrësqë drejtonin punimet e Salomonit. 9:24Milo” që Salomonikishte ndërtuar ishte një lloj fortifikimi për Jerusalemin. Ai filloi nga punimet pasi ishte përfunduar pallati ivajzës së faraonit. 9:25Salomoni i flijonteZotit tri herë në vit në tri festat e mëdha: ajo e Bukëve të Ndorme, e Javëve (Rrëshajët) dhe e Kasolleve (2 i Kronikave 8:13). 4. Flota e tij (9:26-28) Mbreti Salomon kishtenjë flotë në Etsion-Gebergjirin e Akabës,në afërsi të Elathit.Hirami dërgoi disa ngashërbëtorët e tij mbi anijet e flotës në Ofir (vendi i saktë është i panjohur – disa thonë Arabia Jugore, disa India dhe të tjerë Afrika). Atamorën katërqind e njëzet talente ari dhe ia sollën Salomonit. 5. Vizita nga mbretëresha e Shebës (10:1-13) Qëllimi i kapitullit 10 është të theksojë lavdinë e Salomonit. Nga enët e pijes te mjetet e lundrimit, nga një fron i fildishtë te qerret e punuara me dorë, ai zotëronte gjithçka që mund të dëshironte zemra e njeriut në sasi që kalojnë imagjinatën.Mbretëresha e Shebës, vajza e begatisë, ishte mahnitur ngadituria e Salomonit dhe shkëlqimi i mbretërisë së tij. Kjo ishte një përmbushje e premtimit të Zotit, të Cilit Salomoni i detyrohej çdo gjë (3:11-13). Mbretëresha e Shebës (mbase Saba, në gadishullin jugor arabik)erdhi të vërë në provë diturinë e Salomonitme anë pyetjesh të vështira, por ai mundi t’u përgjigjettë gjithave (v. 3a).Kur ajo pa madhështinë e mbretërisë së tij, iu desh të pranonte se njoftimet e zjarrta që kishte dëgjuar, ishin vetëm të pjesshme. Ajo i dha atij dhurataari,një sasi të madhe aromash dhe më pas mori dhurata prej tij, nga ana tjetër, para se të kthehejnë vendin e saj. 6. Pasuritë e tij (10:14-29) 10:14,15 Ndihma e Hiramit nuk qe vetëm nëar nga Ofiri përSalomonin, por gjithashtu sasi të mëdha druri dhe gurësh të çmuar. Salomoni ishte gjeni në marrëdhëniet tregtare. 10:16-22Ari ishte aq i shumtë saqëSalomoni e përdori edhe për të bërëmburoja për t’i varurnë pallatin e “Pyllit të Libanit”.Froni i tij ifildishtë ishtei veshur me ar të kulluar. Në dykrahët efronit kishte luanë të skalitur. Gjithashtu nështatë shkallëzat në të dykrahët që të çonin në fron kishte një luan.Argjendi quhej me një vlerë krahasimisht më të ulëtnë kohën e Salomonit.Flota e Salomonit nuk sillte vetëmar eargjend, por edhe materiale ekzotike, sifildish, majmunë dhe pallonj [7]. 10:23-25Pasuria dhe dituria e Salomonit i sollën atij famë mbarëbotërore dhe dhurata nga admiruesit që vinin e vizitonin. 10:26-29 Përmendet fakti se Salomoni harxhoi shumë para nëkuaj dheqerre.Kueja [8] (mbase Kilikia) ishte e famshme për kuajt e tij. Salomoni jo vetëm grumbulloiqerre, kalorës ekuaj për mbrojtjen kombëtare, por gjithashtu ata importoheshin edhe në vendet e tjera. Edhe pse nuk përmendet këtu, luksi i mbretërisë së Salomonit kërkonte tatim të rëndë për ta mbajtur atë. Kjo çoi në ndarjen e mbretërisë (12:3-15). “Tatimi” – shkruan Lambi (J. R. Lumby) – “duhet të ketë qenë shtypës dhe në tërë këtë shkëlqim e luks lindor, kishte kalbësi brenda. Salomoni ishte si Luigji XIV jude” [9]. Ky shumim i pasurive dhe i kuajve shkelte Fjalën e Perëndisë (LiP. 17:16,17).

H. Mohimi i besimit dhe vdekja e Salomonit (kapitulli 11)

11:1-3 Ligji i Përtërirë 17:17 e ndalonte mbretin e Izraelit të martohej me gra pagane [edhe 17:17 e ndalon mbretin të marrë shumë gra]. Masa e mosbindjes së Salomonit ndaj këtij urdhri të rëndësishëm është tronditëse. Pasoja ishte saktësisht ashtu siç ishte parashikuar:bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në idhujtari. 11:4-8 Vargu 4 do të thotë sezemra e Mbretit David kishte qenë plotësisht besnike ndajZotit, Perëndisë së tij përsa i përket qëndrimit larg idhujtarisë, porSalomoni nuk e ndoqiatin e tij në këtë çështje. Aindërtoi altare idhujtare në malin e Ullinjve,në lindje të Jerusalemit. 11:9-13 Perëndiai ishte shfaqur dy herë Salomonit – në Gabaon (3:5) dhe në Jerusalem gjatë shenjtërimit të tempullit (9:2). Tashmë ai shpalli se, për shkak të idhujtarisë së Salomonit,mbretëria do të përçahej dhe do t’i jepej njërit prej shërbëtorëve të tij. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhte për sa kohë do të ishte gjallë Salomoni dhe nuk do të hiqeshin nga shtëpia eDavidit të gjithë fiset.Një fis (Beniamini, por nënkuptohet edhe Juda – 12:23) do t’i jepejbirit të Salomonit. 11:14-22 Tani përshkruhen tre nga kundërshtarët e Salomonit. I pari ishteHadadi, një princedomit që ishte arratisurnë Egjipt sidjalosh kurJoabi po vriste tërë meshkujtnë Edom. Ai u trajtua mirë ngafaraoni dhe madje kishte marrëmotrën e mbretëreshës Tahpenes përgrua.Kur Hadadi mësoi që Davidi dheJoabi kishinvdekur, ai kërkoi lejen e faraonit për t’u kthyer në Edom. Nga ky vend ai filloi veprimet ushtarake kundër Salomonit nga jugu. 11:23-25Armiku i dytë ishteRezoni,që kishte ikur kur Davidi kishte masakruar ata të Tsorahut. Ai më pasu bë udhëheqësii një bande grabitësish. Më vonë ai ngriti një mbretëri të pavarur nëDamask dhe u bë një rrezik ushtarak përSalomonin nga veriu.Damasku ishte nën zgjedhën e Izraelit që kur Davidi e kishte pushtuar qytetin dhe kishte vendosur trupat atje (2 i Samuelit 8:5,6). Humbja e Damaskut, kryeqytet-shteti i Sirisë, ishte tepër domethënëse, sepse mbretëria e Sirisë do të ishte një gjemb për mishin e Izraelit për shekujt e ardhshëm. 11:26-28 Armiku i tretë ishteshërbëtori i Salomonit, të cilin Perëndia e kishte përmendur në vargun 11:Jeroboami, biri i Nebatit, nga fisi i Efraimit.Salomoni i kishte dhënë një pozitë përgjegjësie në ndërtimin eMilos. Mbase kjo fuqi i dha Jeroboamit dëshirën për të mbretëruar mbi tërë Izraelin. 11:29-39 Një ditëJeroboami takoi njëprofet që e kishte emrinAhijah. Kurishin të dy vetëm në fushë,Ahijahu emori mantelin e tij tëri dhe e grisi në dymbëdhjetë pjesë. Ai i dhadhjetë pjesë Jeroboamit si shenjë sePerëndia do t’ijepte atij komandën mbidhjetë fiset e Izraelit. Ai gjithashtu i shpjegoi Jeroboamit senjë fis (Beniamini) do të mbetej përbirin e Salomonit (Juda nënkuptohej – 12:23) dhe sembretëria nuk do të ndahej deri me vdekjen e Salomonit.Në rast se Jeroboami do t’i bindej Zotit, ai do të sigurohej për bekimin dhe ndihmën e Zotit. Vini re kufizimet që Perëndia i vë Jeroboamit: Ai do të kishtedhjetë fise,jo tërë mbretërinë; ai do të merrte fuqinëvetëm pas vdekjes së Salomonit; Perëndia do ta bënte atënjë shtëpi të qëndrueshme vetëm në rast se ai do t’i bindej Zotit dhe do ta ndiqte Atë tërësisht. 11:40 Në pamje të parëJeroboami ngriti krye ndërsaSalomoni ishte akoma gjallë, kështu që iu desh të arratisejnë Egjipt për t’i shpëtuar zemërimit të mbretit. Ai qëndroi atjederisa vdiq Salomoni. Në vend që të përballej me mëkatin e tij dhe të pendohej, Salomoni u përpoq të pengonte fjalën e Perëndisë duke hequr qafe Jeroboamin. Ishte marrëzi të luftonte kundër Jeroboamit, meqë ai tashmë ishte caktuar prej së larti trashëgimtar i fiseve veriore. Sauli nuk ia kishte dalë me sukses në përpjekjet e tij për të vrarë pasuesin e tij Davidin. Po ashtu Salomoni nuk ia doli mbanë në përpjekjet e tij për të vrarë Jeroboamin. Fiset mbi të cilat do të mbretëronte Jeroboami do të ishin: Rubeni, Dani, Neftali, Gadi, Asheri, Isakari, Zabuloni, Efraimi, Manasi dhe pjesë nga fisi i Levit e Simeonit. Fiset mbi të cilat do të mbretëronte biri i Salomonit do të ishin: Juda, Beniamini dhe pjesë të Levit dhe Simeonit. Në përgjithësi Levi (2 i Kronikave 11:13-16) dhe Simeoni ishin besnikë të Judës. 11:41Libri i bëmave të Salomonit ishte kronika zyrtare e mbretërisë së tij, por me siguri nuk ishte pjesë e frymëzuar e Shkrimit. 11:42,43 Pasi mbretëroi përdyzet vjet, Salomoni vdiq dhe u varros në Jerusalem.I biri, Roboami, ishte pasuesi i tij. Fillimi i Salomonit ishte më i mirë se fundi i tij. Një fillim i mirë nuk jep siguri për një fund të mirë. Ai ishte ngritur në majat e madhështisë, por u zhyt në humnerën e rënies morale dhe të idhujtarisë. Ah, sikur mbreti të kishte praktikuar vetëm atë që ka predikuar te Predikuesi 12:13,14: Të dëgjojmë, pra, përfundimn e gjithë ligjëratës: “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut”. Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. (4:1-6) Matthew Poole, Matthew Poole’s Commentary on the Holy Bible, f. 657. ↵ Kthehu mbrapa
  2. (6:11-22) C. H. Spurgeon, Spurgeon’s Devotional Bible, f. 305. ↵ Kthehu mbrapa
  3. (8:12,13) Matthew Henry, “1 Kings”, te Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible, II:614. ↵ Kthehu mbrapa
  4. (8:66) John Haley, Alleged Discrepancies of the Bible, f. 223. ↵ Kthehu mbrapa
  5. (9:15-23) Baker’s Bible Atlas, f. 309. ↵ Kthehu mbrapa
  6. (10:16-22) Fjala e përkthyer “pallonj” në versionin KJ tashmë përkthehet, në përgjithësi, majmunë (versioni NKJ) apo babunë (versioni NI). Mbretërit e lashtë pëlqenin pallonjtë dhe kështu ky përkthim (mbase një hamendësim) u bë nga Jeronimi te Vulgata latine. ↵ Kthehu mbrapa
  7. (10:26-29) Kueja (e përkthyer gjithashtu Keveh) u përkthye “fill liri” te versioni KJ, ngaqë nuk e dinin në shekullin e shtatëmbëdhjetë se ishte një emër vendi. ↵ Kthehu mbrapa
  8. (10:26-29) J. R. Lumby, The Cambridge Bible for Schools and Colleges, The First Book of the Kings, f. 114. ↵ Kthehu mbrapa