2:1 Në fund të kapitullit 1 Pjetri iu referua profetëve të DhV si njerëz që folën, jo nga vullneti i tyre, por siç u udhëhoqën nga Fryma e Shenjtë. Tani si shtesë ndaj profetëve të vërtetë të periudhës së DhV, ai thotë se ka pasur edhe profetë të rremë. Dhe ashtu siç do të jenë mësues të mirëfilltë në epokën e krishterë, do të ketë… mësues të rremë gjithashtu.
Këta mësues të rremë zënë vend në kishë. Ata duken si shërbëtorë të ungjillit. Kështu rreziku bëhet më i madh. Nëse do të dilnin para dhe të thoshin se ishin ateistë apo agnostkë, njerëzit do të ruheshin. Por ata janë mësuesit e mashtrimit. Ata mbajnë Biblën dhe përdorin shprehje adhurimi – edhe pse i përdorin për të nënkuptuar diçka trejt ndryshe. Presidenti i semiranit teologjik liberal pranoi strategjinë si mëposhtë:
Kishat zakonisht ndryshojnë bindjet pa paraqitje mohuese formale ndaj të cilave ishin zotuar më parë dhe teologët e tyre zakonisht gjejnë mënyra për të ruajtur vazhdimësinë me të shkuarën me anë të rishtjellimeve.
W. A. Crisëell përshkruan mësuesit si mëposhtë:
një njeri i zgjuar, dashamirës, i pashëm, i shkolluar që shpall të jetë një mik i Krishtit. Ai predikon nga podiumi, ai shkruan libra, ai boton artikuj në revistat fetare. Ai e sulmon Krishtërimin nga brenda. Ai e bën kishën dhe shkollën një vend banimi për zogjtë e papastër dhe të urryer. Ai e përzien ushqimin me doktrinën e saducenjve [12].
Ku gjenen mësues të tillë të rremë? Mbase në vendet më të dukshme, gjenden në:
Protestantizmin liberal dhe neo-ortodoks
Katolicizmin liberal romak
Unitarianizmin dhe Universalizmin
Ruselizmin (Dëshmitarët e Jehovait)
Mormonizmin
Shkencën e krishterë
Shkolla Unitare e Krishtërimit
Krishtadelfianizmin
Armstrongizmin (“Kisha Radio e Perëndisë”)
Ndërsa rrëfejnë se janë shërbëtorë të drejtësisë, ata fusin fshehurazi herezi shkatërruese midis doktrinës së vërtetë biblike. Është një përzierje e plotë mashtrimi i mësuesve të rremë dhe të vërtetë. Së pari, ata mësojnë shtëpi më shtëpi një system mohimesh. Ja disa prej mohimeve që mund të gjenden midis disa nga grupet e renditura mëposhtë:
Ata mohojnë frymëzimin e shkruar dhe të plotë të Biblës, Trinisë, hyjnisë së Krishtit, lindjen e Tij nga një e virgjër dhe vdekjen e Tij si Zëvendësuese për mëkatarët. Ata janë të furishëm në mohimet e tyre të vlerës së gjakut të Tij të derdhur. Ata mohojnë ringjalljen trupore, ndëshkimin e përjetshëm, shpëtimin me anë të hirit për besim në Zotin Jezu Krisht, realitetin e mrekullive në Bibël.
Të tjera mësime të rreme të zakonshme në ditët e sotme janë:
Teoria Kenosis – herezia se Krishti boshatisi Veten nga atributet e hyjnisë. Kjo do të thotë se Ai mund të mëkatojë, mund të bëjë gabime, etj.
Fantazia “Perëndia ka vdekur,” evolucioni, shpëtimi universal, purtagori, lutjet për të vdekurit, etj.
Mëkati i fundit i mësuesve të rremë është se mohojnë edhe Zotërinë që i bleu ata. Ndërsa mund të thonë gjëra të këndshme për Jezusin, për sa i përket “hyjnisë” së Tij, sjelljes së tij të butë, shembullin e Tij të lartë, ata nuk e rrëfejnë Atë si Perëndi dhe si Shpëtimtar të vetëm.
Nels Ferré ka shkruar: “Jezusi nuk ka qenë kurrë apo as nuk është bërë Perëndi… Të quash Jezusin Perëndi do të thotë të zëvendësosh një idhull për Mishërim” [13].
Metodisti peshkop Gerald Kennedy pranon:
Mund të rrëfej me sinqeritet se pohimi (se Krishti është Perëndi) nuk më pëlqen dhe nuk të jep fare kënaqësi. Do të më pëlqente të thoja se Perëndia ishte në Krishtin, sepse besoj që dëshmia e Dhiatës së Re, në tërësi, është kundër doktrinës së hyjnisë së Jezusit, edhe pse mendoj se sjell dëshmi mahnitëse për hyjninë e Jezusit [14].
Në këtë mënyrë dhe në shumë të tjera, mësuesit e rremë mohojnë Zotërinë që i bleu ata. Këtu do të ndalojmë për të kujtuar se ndërsa këta mësues të rremë të cilëve u referohet Pjetri janë blerë nga Zoti, dhe kurrë nuk janë shpenguar. DhR bën dallimin midis blerjes dhe shpengimit. Të gjithë janë blerë, por jo të gjithë janë shpenguar. Shpengimi vlen vetëm për ata që pranojnë Jezu Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, duke shfrytëzuar vlerën e gjakut të Tij të derdhur (1 Pjetrit 1:18,19).
Te Mateu 13:44 Zoti Jezus përshkruhet si një njeri që shiti gjithçka që kishte për të blerë një tokë. Në vargun 38 të të njëjtit kapitull, për tokën thuhet hapur se është bota. Kështu me anë të vdekjes së Tij në kryq, Zoti bleu botën dhe gjithçka në të. Por Ai nuk shpengoi tërë botën. Ndërsa vepra e Tij ishte e mjaftueshme për shpengimin e tërë njerëzimit, vlen vetëm për ata që pendohen, besojnë dhe e pranojnë Atë.
Fakti që këta mësues të rremë nuk kishin lindur me të vërtetë sërish tregohet nga fati i tyre i ardhshëm. Ata do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë. Fati i tyre është ndëshkimi i përjetshëm në liqenin e zjarrit.
2:2 Pjetri parathotë se ata do të marrim me vete ndjekës. Ata e bëjnë këtë duke u shmangur nga standartet biblike të moralit dhe duke inkurajuar indulgjencat e mishit. Këtu kemi dy shembuj:
Peshkopi anglez John A. T. Robinson ka shkruar:
asgjëje në vetvete nuk mund t’i vëmë gjithmonë etiketën si “e keqe.” Dikush nuk mund të fillojë, për shembull, nga pozicioni “marrëdhëniet seksuale para martese” apo “divorci” janë të këqija apo mëkate në vetvete. Ato mund të jenë në 99 raste apo edhe në 100 raste nga 100 të mundhshme, por ato në vetvete nuk janë kështu, sepse vetëm e keqja e qenësishme është mungesë dashurie [15].
Në librin Called to Responsible Freedom, botuar nga Këshillimi Kombëtar i Kishave, të rinjtë këshillohen në këtë mënyrë:
Në kuptimin vetjak dhe individual, atëherë, ajo që justifikon dhe shenjtëron seksualitetin nuk është gjendja civile martesore e jashtme e njerëzve para ligjit, por më tepër ajo që ndiejnë kundrejt njëri-tjetrit në zemrat e tyre. Duke menduar kështu, kapja për dore mund të jetë shumë e keqe ndërsa roli seksual intim mund të jetë i drejtë dhe i mirë. [16]
Si rezultat i kësaj sjelljeje, mësuar dhe praktikuar nga mësuesit e rremë, udha e së vërtetës prishet. Jobesimtarët nxisin një përbuzje të thellë ndaj Krishterimit.
2:3 Këta mësues të rremë janë makutë, si në fushën seksuale edhe në atë financiare. Ata kanë zgjedhur shërbesën e një profesioni fitimprurës. Qëllimi i tyre i madh është kenë ndjekës të shumtë dhe kështu të rritin të ardhurat e tyre.
Ata shfrytëzojnë njerëzit me fjalë të rreme. Darby ka thënë: “Djalli nuk është më tepër djallëzor se sa kur mban një Bibël.” Kështu këta njerëz, me Bibël në dorë, shfaqen si shërbëtorë drejtësie, bëjnë himne të mirënjohura ungjillore dhe përdorin shprehjet e Shkrimit. Por e tëra kjo mbulohet për mësimet heretike dhe moralet e prishura.
Një dënim i tmerrshëm pret këta njerëz fetarë që veprojnë me tradhëti duke u vënë në anën e armikut. Shkatërrimi i tyre nuk po dremit; është bërë gati për masakrën. Shkatërrimi i tyrenuk e ka ulur kokën nga gjumi; ka mbetur i zgjuar, gati të vijë si rrufe.
2:4 Në vargjet 2-4 kemi tre shembuj të DhV për sa i përket gjykimit të Perëndisë ndaj apostazisë – engjëjt, njerëzit para përmbytjes, dhe qytetet e Sodomës dhe Gomorrës.
Ne hamendësojmë se ëngjëjt që mëkatuan janë ata që përmenden te Juda 6. Atje ne mësojmë se: 1. Ata nuk ruajtën pozicionin e tyre. 2. Ata lanë banesat e tyre. Edhe pse nuk mund të jemi të sigurt, ka arsye të fortë të besojmë se këta janë të njëjtët me “bijtë e Perëndisë” përmendur te Zanafilla 6:2. “Djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë.” Engjëjt quhen bij të Perëndisë te Jobi 1:6; 2:1. Përfundimi te Zanafilla 6:2 është se këta bij të Perëndisë lanë pozicionin e tyre engjëllor që u ishte caktuar, këmbyen banimin qiellor me atë tokësor dhe u lidhën në martesë me gratë tokësore. Bijtë e lindur prej tyre ishin nephilim, që do të thotë “të rënët” (Zanafilla 6:4). Duket qartë nga Zanafilla 6:3 se Perëndisë nuk i erdhi hiç mirë për këto bashkime të neveritshme seksuale.
Kundër kësaj paraqitje është diskutuar përgjithësisht se engjëjt janë pa seks dhe kështu që nuk mund të martohen. Por Bibla nuk thotë kështu. Vetëm se thotë që në qiell ata nuk martohen (Marku 12:25). Engjëjt u shfaqën në formë njerëzore në DhV. Për shembull, dy engjëjt që Loti priti në Sodomë (Zanafilla 19:1) përshkruhen si burra në vargjet 5,10,12. Ata kishin këmbë (v. 2) dhe duar (v. 10); ata mund të hanin (v. 3); ata kishin fuqi fizike (v. 10,16). Del qartë se nga dëshirat e shthurura të njerëzve të Somodës këta engjëj kishin trupa që ishin të aftë për abuzime seksuale (v. 5).
Perëndia ishte fyer nga kjo apostazi e madhe e engjëjve nga ky rend i caktuar. Dënimi i tyrë ishte të hidheshin në tartar, [kjo fjalë greke, tartarus, përdoret vetëm këtu në DhR dhe ndoshta do të thotë vendi më i errët të ferrit] për t’u ruajtur në gropën e territ të plotë deri në gjyqin përfundimtar.
2:5 Ilustrimi i dytë i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Perëndisë në ndëshkimin e mëkatit lidhet me njerëzit që vdiqën në përmbytje. Ligësitë e tyre ishin shumë të mëdha. Çdo synim i mendimeve të zemrave të tyre ishte vetëm një e keqe e vazhdueshme (Zanafilla 6:5). Në sytë e Perëndisë toka ishte prishur dhe ishte mbushur me dhunë (Zanafilla 6:11-13). Zotit i kishte ardhur keq që kishte bërë njerëzit në tokë (Zanafilla 6:6). Ai ishte aq i trishtuar saqë kishte vendosur t’i shfaroste (Zanafilla 6:7). Ai nuk kurseu botën e lashtë, por solli përmbytjen mbi të për të shkatërruar banorët e pabesë.
Vetëm Noeu dhe familja e tij gjetën hir në sytë e Zotit. Ata kërkuan dhe gjetën strehim në arkë dhe lundruan të sigurt gjatë stuhisë së zemërimit të Perëndisë.
Noeu përshkruhet si predikues i drejtësisë. Pa dyshim që pasi ndërtoi arkën, çekiçi i tij rrahu aty ku u thanë edhe paralajmërime ndaj spektatorëve tallës për t’u kthyer nga mëkati apo përballja me ndëshkimin e drejtë të Perëndisë për ligësitë e tyre.
2:6 Shembulli i tretë i gjykimit të pashmangshëm të Perëndisë ka të bëjë me shkatërrimin e Sodomos dhe të Gomorrës. Këto dy qytete, diku afër zonës së sotme jugore të Detit të Vdekur, ishin puse të ujrave të zeza të shthurjeve të tyre seksuale. Njerëzit e pranonin homoseksualitetin si një mënyrë normale e të jetuarit. Ky mëkat përshkruhet te Romakëve 1:26,27:
Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre
Perëndia nuk e shikon këtë degjenerim të madh si sëmundje por si mëkat. Që t’u tregonte brezave të ardhsëm urrejtjen e Tij të madhe ndaj homoseksualitetit, Ai derdhi zjarr dhe squfur mbi Sodomën dhe Gomorrën (Zanafilla 19:24), duke i bërë shkrumb e hi. Shkatërrimi qe aq i plotë saqë edhe sot dyshohet nëse mund të gjendet vendi i saktë i qyteteve. Ato shërbejnë si shembull për dikë që bën të tijin këtë mëkat apo i vë emrin e një sëmundje.
Është domethënëse që klerikët liberalë sot po bëhen gjithnjë e më tepër të hapur ndaj shthurjes seksuale. Një zyrtar i Kishës së Bashkuar të Krishtit, duke shkruar në Social Action, ka rekomanduar se kisha të reshtë së diskriminuari kundër homoseksualëve në lejimin e seminareve, në caktimin e predikuesve dhe në punësimin në stafet e kishës. Nëntëdhjetë priftërinj peshkopatë në kohët e fundit vendosën se aktet homoseksuale midis të rriturve në një moshë të konsiderueshme janë moralisht asnjëanëse. Mësues të rremë fetarë janë në ballë të lëvizjes për të legalizuar këtë mëkat.
Nuk është e rastit që kjo Letër, që merret me apostazinë, ka aq shumë për të thënë rreth imoralitetit; të dyja zakonisht shkojnë bashkë. Apostazia zakonisht i ka rrënjët e saj në dështimet morale. Për shembull, një burrë mund të bjerë në një mëkat të rëndë seksual. Në vend që të pranojë fajin e tij dhe të gjejë pastrim me anë të gjakut të Krishtit, ai vendos të mohojë njohjen e Perëndisë (që dënon veprimet e tij) dhe jeton në ateizëm praktik. A. J. Pollock tregon për takimin që ka patur me një të ri që kishte rrëfyer një herë se ishte i krishterë, por që tani ishte plot me dyshime dhe mohime. Z. Pollock e pyeti: “Miku im, çfarë mëkati ke bërë kohët e fundit?” I riu vari kokën, e mbylli menjëherë bisedën dhe u largua i turpëruar [17].
2:7 I njëjti Perëndi që vizitoi shkatërrimin të njerëzve të paperëndishëm çliroi të drejtin. Pjetri e ilustron këtë me anë të përvojës së Lotit. Nëse do të kishim vetëm rrëfimin e DhV për Lotin, ne nuk do të mendonim për të si një besimtar i vërtetë. Në rrëfimin e Zanafillës, ai duket si një opportunist që kërkon t’i dalë e vetja, duke dashur të bashkohej me mëkatin dhe prishjen për të fituar një vend dhe një emër për vete në botë. Por Pjetri, duke shkruar nisur nga frymëzimi, na thotë se ai ishte një njeri i drejtëqë helmohej nga sjellja imorale e këtyre të çoroditurve. Perëndia pa se Loti kishte besim të vërtetë dhe se pëlqente drejtësinë dhe urrente mëkatin.
2:8 Të theksosh se Loti me të vërtetë ishte një njeri i drejtë edhe pse mund të duket e kundërta, Pjetri përsërit se shpirti i tij mundohej përditë nga gjërat që dëgjonte dhe shikonte në Sodomë. Imoraliteti i madh i njerëzve i shkaktonte atij vuajtje të thella.
2:9 Përfundimi është se Zoti di t’i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit dhe do të ndëshkojë të paperëndishmit. Ai mund të shpëtojë njerëzit e Tij nga gjyqi dhe në të njëjtën kohë do t’i ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjyqit.
Të ligjtë ruhen për ferrin (v. 9) dhe ferri për të ligjtë (v. 17). Në dallim me këtë, një trashëgimi ruhet për besimtarët dhe ata ruhen për trashëgiminë (1 Pjetrit 1:4,5).
2:10 Aftësia e Perëndisë për të ruajtur të ligjtë të lidhur deri në gjyqin e tyre përfundimtar është e vërtetë në mënyrë të veçantë për klasën e njerëzve të përshkruar në këtë kapitull – mësuesit e rremë jetët e të cilëve janë të ndotura nga fëlliqësisë seksuale, të cilët nxisin rebelim kundër pushtetit qeverisës, dhe të cilët me guxim lëshojnë fyerje ndaj zyrtarëve të lartë.
Nuk është e fshehtë që udhëheqësit e rremë fetarë, që shfaqen si shërbyes të Krishtit, karakterizohen zakonisht nga standartet e ulta morale. Ata jo vetëm që futin veten në veprimtari të palejueshme seksuale, por ata hapur përkrahin liberalizmin. Peshkopati Chalpain i një shkolle vajzash në Baltimore, Maryland, ka shkruar:
Të gjithë duhet të qetësohemi dhe të reshtim së ndieri fajtorë për sa u përket veprimtarive, mendimeve dhe dëshirave tona seksuale. Dhe me këtë dua të them, mendimet e atyre që janë heteroseksuale, homoseksuale apo autoseksuale… Seksi është kënaqësi… dhe kjo do të thotë se nuk ka ligje për sa i përket asaj që duhet të bëni apo të mos bëni. Nuk ka rregulla loje, në këtë fushë [18].
Është gjithashtu domethënëse se udhëheqësit liberalë fetarë janë zakonisht në ballë të lëvizjeve që përkrahin rrëzimin me dhunë të qeverisë. Shërbyesit modernistë janë mbushur shpesh me padi për përmbysje politike. Një drejtor kishe dhe punëve të bashkësisë për Presbiterinë e Philadelphia ka thënë: “Nuk mendoj se mund të ndalojmë këtë (përdorimi i bombave dhe granatave nga kishat) në të ardhmen, nëse të gjitha mjetet e padhunshme dalin të pafrytshme”.
Këta njerëz janë të guximshëm dhe të zellshëm. Refuzimi i tyre i pacipë ndaj pushtetit të caktuar duket se nuk ka kufij. Nuk ka gjuhë që të jetë brenda caqeve për ta për ta përdorur për të sharë drejtuesit e tyre. Fakti që qeveritë njerëzore janë vendosur nga Perëndia (Rom. 13:1) dhe është ndaluar që të flasësh keq për ta (Veprat 23:5) nuk ndikon aspak tek këta njerëz. Ata duken se gëzohen duke tronditur njerëzit me anë të mohimit të tyre ndërluftues ndaj dinjiteteve (greqish: “lavditë” ose “të lavdishme”). Ky është një term i përgjithshëm që mund të përfshijë të gjithë ata, qofshin engjëj apo njerëz, që u janë dhënë pushteteve qeverisëse të caktuar nga Perëndia. Këtu ka ngjasa të bëhet fjalë për udhëheqësit njerëzorë.
2:11 Fortësia e këtyre shërbyesve të vetëshpallur të fesë është pa paralelizëm në mbretërinë engjëllore. Megjithëse engjëjt… janë më të lartë për nga forca e nga fuqia se sa njerëzit, ata nuk sjellin kundër atyre gjykime fyese përpara Zotit të lavdishëm. Këtu referenca ndaj të lavdishmëve duket si takon engjëjve që janë në pozicionin e pushtetit.
Mendohet përgjithësisht se ky aluzion i zymtë për engjëjt është i njëjti me atë të Judës 9: “Por kryeengjëlli Mikael, kur në kundërshtim me djallin debatonte për trupin e Moisiut, nuk guxoi të shqiptojë një gjykim fyes, por tha: ‘Zoti të qortoftë!'” Ne nuk jemi të sigurt se pse ka patur një debat për sa i përket trupit të Moisiut. Çështja e rëndësishme për ne është kjo: Mikaeli pranoi se Satani kishte një pozicion pushteti në botën e demonëve dhe edhe pse Satani nuk kishte fushë të lirë veprimi mbi Mikaelin, megjithatë ky i fundit nuk e shau. Mendoni, pra, për guximin e njerëzve që duan të bëjnë atë që engjëjt e shenjtë ngurrojnë ta bëjnë! Dhe mendoni gjithashtu për gjykimin që do të marrim për një kundërshtim të tillë të hapur!
2:12Këta udhëheqës fetarë kundërshtues u ngjajnë kafshëve të pamenda. Në vend që të përdorin fuqitë e arsyes që i dallon ata nga kafshët, ata jetojnë ashtu sikur kënaqësia e orekseve të tyre trupore është thelbi i vërtetë i ekzistencës. Ashtu si shumë kafshë duket të kanë asnjë fat më të lartë se sa të vriten dhe të theren, po kështu edhe mësuesit e rremë do të shkatërrohen, të shkujdesur ndaj thirrjes së tyre të vërtetë – për të përlëvduar Perëndinë dhe të shijojnë Atë përherë.
Ata flasin keq për gjërat që nuk i dinë. Paditura e tyre nuk është kurrë më e dukshme se sa kur kritikojnë Biblën. Ngaqë janë shmangur nga jeta hyjnore, ata janë plotësisht të paaftë të kuptojnë fjalët, mënyrat dhe veprat e Perëndisë (1 e Korintasve 2:14). Megjithatë ata shfaqen si ekspertë në fushën frymërore. Një besimtar i përulur mund të shohë më tepër në gjunjët e tij se sa mund të shohin ata në majat e gishtave.
Ata do të shkatërrohen me të njëjtin shkatërrim si kafshët. Meqë ata zgjodhën të jetonin si kafshët, do të vdesin si ato. Vdekja e tyre nuk do të thotë shfarosje, por se do të vdesin pa lavdi dhe pa shpresë.
2:13 Në vdekje ata do të vuajnë për paudhësitë e tyre. Ashtu siç e parafrazon Philip: “Ligësia e tyre ka fituar të keqen dhe ata do të paguhen plotësisht”.
Këta njerëz janë kaq të pafytyrë dhe të shkujdesur saqë vazhdojnë veprimtaritë e tyre mëkatarë hapur. Shumë njerëz presin që të mbulojë errësira për të bërë aheng (Gjoni 3:19); në dritën e mugët të bareve dhe shtëpive publike (1 Thes. 5:7). Mësuesit e rremë heqin kufizimet që zakonisht fshehin mëkatin në hije.
Kur hanë me të krishterë, ata janë me njolla dhe fëlliqësi, që do të thotë, të pakëndshëm për syrin, të papastër, që kënaqen në të ngrënit dhe të pirit e tyre të tepërt. Në këtë përshkrim të këtyre njerëzve, Juda thotë: “Këta janë njolla në agapit tuaja, kur hanë e pinë bashkë me ju pa druajtje duke kullotur veten e tyre” (Juda 12). Kur mësuesit e rremë merrnin pjesë në festën e dashurisë, që bëhej në lidhje me Darkën e Zotit në ditët e hershme të kishës, ata ishin plotësisht të papërmbajtur dhe pa mend për sa i përket domëthënies frymërore të festës. Në vend që të mendonin për të tjerët, gjë të cilën e bën dashuria, ata në mënyrë egoiste i shërbenin vetvetes.
2:14 Edhe më skandaloz është fakti se sytë e tyre janë plot me kurorëshkelje dhe nuk pushojnë së mëkatuari. Kjo përshkruan njerëzit që predikojnë mesazhe të ashtuquajtura fetare, janë shërbëtorë nëpër shërbesa, këshillojnë pjestarët e bashkësisë së tyre; megjithatë sytë e tyre shikon vazhdimisht gratë për të shkelur kurorën. Etja e tyre për epsh, që maskohet mbase nën “veshjen” e shërbesës, duket e pafundme.
Ata mashtrojnë shpirtrat e paqëndrueshëm. Mbase ata marrin pjesë nga Shkrimi për të anashkaluar mëkatin. Ose shpjegojnë se çështja e së drejtës apo e së gabuarës përcaktohet gjerësisht nga kultura jonë. Ose me dituri sigurojnë njerëzit e tyre dede se asgjë nuk është e gabuar nëse bëhet në dashuri. Është e lehtë për shpirtrat e paqëndrueshëm të arsyetojnë se nëse një gjë është në rregull për një udhëheqës fetar, me siguri që duhet të jetë në rregull për një pjestar të adhuruesve fetarë.
Ata kanë zemra të stërvitur në lakmime. Ata nuk janë fillestarë të rastit, por janë të stërvitur në artin e joshjes. Ndërsa fjala lakmime mund të mbulojë çdo lloj joshje të tepërt, konteksti këtu duket se tregon së pari epshin seksual.
Ndërsa Pjetri mendon për këtë parody të madhe të Krishterimit, për mëkatin që shkaktojnë këta kundërshtues për t’u shoqëruar me emrin e Krishtit, ai shpall se janë bij mallkimi! Nuk është se ai po i mallkon; ai thjesht po parathotë se ata do të përjetojnë mallkimin e Perëndisë në zemërimin e vet.
2:15 Në disa mënyra, këta mësues të rremë i ngjajnë profetit Balaam, birit të Beorit. Ata në mënyrë të rremë dalin si zëdhënësa të Perëndisë (Num. 22:38). Ata shtyjnë të tjerët të mëkatojnë (Zbulesa 2:14). Por ngjashmëria më e madhe është se ata përdorin shërbesën si një mjet për pasuri financiare. Balaami ishte një profet midianit i marrë nga mbreti i Moabit për të mallkuar Izraelin. Shtysa për të bërë këtë ishte për para.
2:16 Në një prej përpjekjeve për të mallkuar Izraelin, Balaami dhe gomari i tij takoi engjëllin e Zotit (që është, Zoti Jezus në një prej shfaqjeve të Tij para se të mishërohej). Gomari refuzonte vazhdimisht të ecte. Kur Balaami e rrahu me kamzhik, gomari e qortoi duke përdorur gjuhën njerëzore (Num. 22:15-34). Ky ishte një fenomen i çuditshëm – një kafshë barre pa gojë, duke folur me zë njeriu (dhe që tregon arsye më të madhe se sa i zoti!). Por mrekullia nuk e tronditi Balaamin për marrëzinë e tij.
Lenski thotë:
Balaami është një shembulli për t’u patur frikë i një njeriu që ishte “një profet,” të cilit Perëndia i tha se çfarë nuk duhet të bënte, të cilit Perëndia e pengoi në veprimet e tij të gabuara duke lejuar edhe një kafshë barre t’i fliste. Por në dallim nga gjithë këto në fshehtësi u kap pas dashurisë së tij për atë që mendonte se mund të nxirrte padrejtësinë dhe kështu të humbte [19].
Perëndia nuk i qorton mësuesit e rremë sot me anë të kafshëve të barrës. Por ka çdo lloj arsye të besojmë se në mënyra të tjera Ai qorton marrëzinë dhe budallallëkun e tyre për t’u kthyer në rrugën e drejtë, që është Krishti. Perëndia zakonisht përdor dëshminë e thjeshtë të një besimtari të përulur për të turbullojë këta njerëz, që mburrin veten për njohurinë e tyre të lartë dhe për pozitën e tyre kishtare. Mbase duke cituar ndonjë varg nga Shkrimi apo bërja e ndonjë pyetjeje therëse, një “besimtar i thjesht,” i mbushur me Frymë, e lë Balaamin modern të përpëlitet në përuljen dhe zemërimin e tij.
2:17 Pjetri lidh mësuesit e rremë me burimet pa ujë. Njerëzit që kanë nevojë shkojnë tek ata për t’i freskuar dhe për t’u qetësuar nga etja frymërore, por zhgënjehen. Ata burime pa ujë. Ata janë re që shtyhen nga furtuna. Retë mbajnë premtimin e shiut për tokën që ka vuajtur nga një thatësirë e gjallë. Por vjen një stuhi ere dhe i largon retë. Shpresat thahen; gjuhët e thara mbeten të pakënaqura.
Trishtimi i tyre i territ të errësirës u rezervohet për këta sharlatënë fetarë. Duke pretenduar se janë shërbyes të ungjillit, nuk kanë asnjë lajm të mirë për të dhënë. Njerëzit shkojnë tek ata për bukë dhe marrin gur. Dënimi për një mashtrim të tillë është një përjetësi [20] në errësirën e territ.
2:18Duke mbajtur ligjërata jashtë mase të fryra dhe të kota, apo ashtu siç përkthen Knox, ata përdorin “ligjërata të bukura që nuk kanë kuptim.” Ky është një përshkrim i përpiktë i fjalëve të predikuesve liberalë dhe idhtarëve të rremë. Ata janë oratorë të mirë, duke i lënë dëgjuesit pa gojë me retorikën e tyre madhështore. Fjalori i tyre me fjalë të ditura tërheq njerëzit e hutuar. Megjithëse, ligjëratat e tyre kanë shumë mangësi në përmbajtjen e mesazheve të tyre, ata bindin njerëz duke bërë një paraqitje dogmatike dhe të shtyrë. Por kur mbarojnë nuk kanë thënë asgjë. Si shembull për këtë mesazh shterpë, këtu kemi një citim nga një teolog i mirënjohur i ditëve tona:
Nuk është një marrëdhënie barazie apo mosbarazie, por një ngjashmëri. Kjo është ajo që mendojmë dhe kjo është ajo që shprehim si njohës të vërtetë të Perëndisë, edhe pse në besim ne që tani njohim dhe kujtojmë se çdo gjë që dimë që është si “ngjashmëri” nuk është identike me ngjashmërinë që nënkuptojmë këtu. Megjithatë, ne dimë dhe kujtojmë, dhe përsëri në besim, se ngjashmëria që nënkuptohet këtu pasqyron vetveten në atë që njohin se është ngjashmëria dhe e thërrasim me emër, që në mendimet dhe të folurit tonë ngjashmëria të bëhet e ngjashme me ngjashmërinë që gjendet në zbulesën e vërtetë të Perëndisë (ndaj të cilit, në vetvete, nuk është e ngjashme) dhe ne nuk mendojmë dhe nuk flasim në mënyrë të rreme, por drejt kur përshkruajmë marrëdhënien si një ngjashmërie.
Strategjia e mësuesve të rremë është të bëjnë për vete njerëz duke u premtuar liri të shfrenuar në çdo lloj forme epshi dhe pasioni. Ata mësojnë se meqë orekset tona trupore janë të dhëna nga Perëndia, atyre nuk duhet t’u vëmë kufizim. Për të bërë një gjë të tillë, thonë ata, do të shkaktojë turbullim të rreptë të personalitetit. Dhe kështu ata përkrahin eksperimentet seksuale para martese dhe moralet e shfrenuara pas martese.
Viktimat e tyre janë ata që me të vërtetë kishin shpëtuar [21] nga ata që jetojnë në gabim. Këta njerëz të pashpëtuar më parë e shtynin veten në kënaqësi mëkatare, por patën një ndryshim në zemër. Ata vendosën të ktheheshin, të bëjnë ca ndryshime në jetë, dhe të fillonin të ndiqnin takimet e kishës. Në vend që të shkonin në një kishë që beson tek Bibla, ata kërkuan shërbesa ku drejtonte ndonjë nga këta barinj të rremë. Në vend që të dëgjonin ungjillin e shpëtimit për besim në Krishtin, ata dëgjuan nxitjen për të anashkaluar mëkatin dhe shfrenimet. Gjithçka vjen si surprizë; ata gjithmonë kanë menduar se mëkati ishte i gabuar dhe se kisha ishte kundër tij. Tani ata mësojnë se mëkatit i jepet miratimi fetar!
2:19 Shërbyesit kundërshtues flasin shumë për lirinë, por ata nënkuptojnë lirinë nga pushteti hyjnor dhe liri nga mëkati. Aktualisht, kjo nuk është liri por forma më e keqe e skllavërisë. Ata vetë janë skllevër të prishjes. Lidhur nga zinxhirët e epsheve dhe zakoneve të liga ata janë të pafuqishëm të çlirohen.
2:20 Vargjet 20-22 i refefohen jo vetë mësuesve të rremë, por viktimave të tyre. Ata janë njerëz që kanë ndryshuar, por që nuk janë lindur sërish. Me anë të njohjes së pjesshme të …Krisht dhe parimeve të krishtera, ata u kthyen nga një jetë në mëkat dhe filluan një pastrim moral të vetes.
Pastaj ata ndokohen nga mësuesit e rremë që tallen me virtytet e pastra dhe luftojnë për lirinë nga frenimet morale. Ata përfshihen përsëri në mëkatet nga të cilat ishin çliruar përkohësisht. Në fakt, ngaqë ato kufizime fetare nuk ekzistojnë më, nuk ka asgjë që t’i mbajë. Kështu është e vërtetë që gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para.
2:21 Sa më i madh është privilegji i dikujt aq më e madhe është përgjegjësia e tij. Sa më tepër të njohë një person standartet e krishtera, aq më i detyruar është të jetojë sipas tyre: do të ishte më mirë sikur të mos e kishin njohur urdhërimet e shenja të Perëndinë, se sa, pasi e njohën, të kthehen në fëlliqësinë e botës.
2:22 Këta njerëz ilustrojnë një fjalë të urtë të vërtetë që flet për një qen që kthehet në të vjellat e veta të neveritshme (shikoni Fjal. 26:11) dhe për një dosë të larë që kthehet të zhgërryhet në llucë. Është domethënëse që Pjetri përdor termat qen dhe dosë. Nën Ligjin e Moisiut, këto kafshë ishin të papastra. Nuk na thuhet në fjalën urtë se ato kishin përjetuar ndonjë ndryshim në natyrat e tyre. Ato ishin të papastra para se të çliroheshin nga e vjella dhe balta, dhe akoma ishin të papastra kur u kthyen tek to.
Kështu ka ndodhur me njerëzit që u shkruan Pjetri. Ata kishin përjetuar një ndrysim moral, por kurrë nuk kishin marrë një natyrë të re. Në gjuhën e Mateut 12:43-45, shtëpia e tyre ishte e zbrazët, e pastruar dhe e zbukuruar, por ata kurrë nuk kishin ftuar Shpëtimtarin të banonte në ta. Fryma e papastër e dëbuar u largua dhe gjeti shtatë frymë të tjerë më të ligj se vetja dhe u fut në shtëpinë e zbrazët. Dhe gjendja përfundimtare e asaj shtëpie ishte më e keqe se e para.
Kjo pjesë nuk duhet të përdoret për të mësuar se besimtarët e vërtetë mund të bien nga hiri dhe humbasin. Këta njerëz nuk kanë qenë kurrë besimtarë të vërtetë. Ata kurrë nuk kanë marrë një natyrë të re. Ata e treguan me anë të gjendjes së tyre të fundit se natyra e tyre ishte e papastër dhe e ligë. Mësimi është, sigurisht, se vetëm ndryshimi i jashtëm nuk është i mjaftueshëm, sepse mund të trullosë një njeri në siguri të rremë. Njeriu mund të marrë një natyrë të re vetëm duke u lindur sërish. Ai lindet sërish me anë të pendimit ndaj Perëndisë dhe besimit në Zotin tonë Jezu Krisht.