[E dyta e Pjetrit] merr frymë Krishtin dhe pret me zjarr ardhjen e Tij.E. G. Homrighausen
I. Vendi unik në Kanun
Citimi i mësipërm hyrjes është shumë domethënës, sepse autori i tij, ashtu si shumë të tillë sot, mohojnë se Pjetri ka shkruar këtë Letër. Ai pranon gjithashtu se “ajo që kemi është shprehja e Pjetrit në karakter dhe frymë”{{1}}. Me ironi, këto dy shprehje përmbledhin shumë qartas kontributin unik të të Dytës së Pjetrit.
Në mes të errësirës cënuese të apostazisë kjo Letër e shkurtër hedh vështrimin në Ardhjen e Zotit. Ajo është një kujtim vetjak i jetës dhe personalitetit të Pjetrit, edhe pse në të vërtetë merr frymë Krishtin për ata që lejojnë që kjo Letër e shkurtër të flasë vetë.
II. Autorësia
Një studiues konservativ amerikan i DhR ka thënë kohët e fundit: “E Dyta e Pjetrit, ashtu si Danieli dhe Isaia i DhV, ndodhet atje ku ne ndajmë burrat nga djemtë siç është ortodoksia strikte në kriticizmin biblik.” Komentuesit modernë nuk përpiqen të mos provojnë autorësinë e Pjetrit të 2 së Pjetrit; ata mendojnë se është një fakt i provuar se Pjetri nuk e shkroi Letrën. Ka më tepër probleme serioze për të pranuar këtë libër si autentik se sa një libër tjetër në DhR, por ata përfundimisht nuk janë aq të fortë sa ç’u paraqitën.
Prova e jashtme
Citimi i zakonshëm i Polycarp, Ignatius, dhe Irenaeus nuk mund të vlejnë për 2 e Pjetrit. Megjithatë, nëse, ashtu siç mësonte kisha e hershme, Juda vjen pas 2 së Pjetrit, ne kemi një pohim të shekullit të parë të 2 së Pjetrit në Letrën e Judës (shikoni Hyrjen e Judës). Studiuesi gjerman Zahn mendon nuk kemi nevojë për tjetër. Pas Judës, Origen është i pari që citon 2 e Pjetrit dhe ai pasohet nga Methodius i Olympus (një dëshmor nën Perandorin Diocletian) dhe Fumilian i Cezareas. Eusebius pranon se pjesa më e madhe e të krishterëve e kanë pranuar 2 e Pjetrit, edhe pse vetë kishte dyshime.
Në Kanunin Muratorian mungon 2 e Pjetrit – por gjithashtu mungon edhe 1 e Pjetrit dhe për më tepër është një document i copëtuar. Ndërsa Jerome ishte i vetëdijshëm për dyshimet përsa i përket autenticitetit të 2 së Pjetrit, ai, së bashku me etër të tjerë udhëheqës të kishës, Athanaseius dhe Augustine, e kanë pranuar si të vërtetë. E tërë kisha ishte dakort me këtë deri në kohët e Reformës.
Pse 2 e Pjetrit pranohet më dobësisht nga ana e jashtme se sa librat e tjerë? Së pari, është e shkurtër, nuk ishte shpërndarë në shumë vende, dhe nuk përmban shumë material unik. Kjo pikë e fundit është një argument në favor të saj: librat e heretikëve gjithmonë shtonin doktrina që ishin në kundërshtim ose të paktën i shtonin strategjikisht doktrinës së apostujve. Kjo sugjeron arsyen kryesore përsa i përket çështjes së 2 të Pjetrit në shekujt e parë: kishte disa “pseudepigrapha” (shkrime të rreme) që përdornin emrin e Pjetrit për të nxitur herezitë gnostike, si “Zbulesa e Pjetrit.”
Së fundi, është e rëndësishme të dimë se ndërsa 2 e Pjetrit ishte një ndër librat e vënë në diskutim nga disa (antilegomena), ajo nuk është refuzuar kurrë si e dyshimtë nga ndonjë kishë.
Prova e brendshme
Ata që refuzojnë autorësinë e Pjetrit theksojnë ndryshimin në stil midis 1 së Pjetrit me 2 e Pjetrit. Jerome e shpjegon këtë për shkak të përdorimit të Pjetrit të diktuesve të ndryshëm. Megjithatë, ndryshimi midis 1 dhe 2 të Pjetrit nuk është aq i madh sa ç’është ky ndryshim midis dy Letrave së bashku kundër pjesës tjetër të DhR. Të dy Letrat përdorin një fjalor të gjerë, me ngyrime, që përkojnë shumë me predikimet e Pjetrit te Veprat e Apostujve dhe ndodhive të jetës së tij.
Referenca për ndodhitë në të shkuarën e Pjetrit që hasen në libër janë përdorur si pro dhe kundër autorësisë tradicionale. Disa që mohojnë autorësinë e Pjetrit thonë se duhet të ketë më tepër aluzion; të tjerë thonë se ka shumë, aq shumë që janë planifikuar nga një falsifikues! Por cila do të ishte arsyeja e falsifikimit të këtij libri? Megjithëse ata që e mohojnë autenticitetin kanë qenë më krijues në përpjekjen të trillojnë teori të ndryshme [rreth autenticitetin], asnjë teori e fortë nuk është paraqitur deri tani.
Por ndërsa studiojmë Letrën, gjejmë disa prova të brendshme se Pjetri ishte me të vërtetë autori:
-
Te 2 Pjetrit 1:3, shkrimtari flet për besimtarët që janë thirrur nga vetë lavdia dhe virtyti i Zotit. Kjo na kthen te Luka 5:8 ku lavdia e Zotit pushtoi Pjetrin sa thirri: “Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar”.
-
Kur shkrimtari na jep një përshkrim, me anë të të cilit lexuesit e tij të mos binin kurrë (2 Pjetrit 1:5-10), ne na shkon menjëherë mendja te rënia e Pjetrit dhe për brengën që i solli.
-
Kapitulli 1 vargu 14 është shumë domethënës. Shkrimtari flet për vdekjen e tij që i tha Zoti Jezus. Kjo përshtatet në mënyrë të përsosur me Gjoni 21:18,19 ku Jezusi i zbuloi Pjetrit se do të vritej kur të ishte plak.
-
Në vargjet 13-15 të kapitullit 1, fjalët “tendë” (tabernakull) dhe “largim” (eksod) janë që të dyja fjalë të përdorura nga Luka në rrëfimin e tij të shpërfytyrimit (Luka 9:31-33).
-
Një nga provat më bindëse që Pjetri ka shkruar këtë Letër është referenca te 2 Pjetrit 1:16-18 përsa i përket shpërfytyrimit. Shkrimtari ishte i pranishëm në malin e shenjtë. Kjo do të thotë se ai ishte ose Pjetri, ose Jakobi, ose Gjoni (Mt. 17:1). Kjo Letër e dytë shpall se është shkruar nga Pjetri (2 Pjetrit 1:1), jo nga Jakobi apo Gjoni.
-
Te 2 Pjetrit 2:14,18 gjejmë fjalët “joshëse” dhe “bëj për vete.” Ato vijnë nga fjala deleagō – të joshësh. Ato vijnë nga një fjalor peshkatari dhe për këtë arsye janë përshtatur saktësisht nga Pjetri.
-
Te 2 Pjetrit 3:1 autori i referohet një Letre të mëparshme, që ka gjasa të jetë 1 e Pjetrit. Ai gjithashtu flet te 2 Pjetrit 3:15 për Palin me terma personalë, që vetëm një apostull mund të bënte një gjë të tillë.
-
Një fjalë e fundit që na kthen te përvoja e Pjetrit gjendet te 2 Pjetrit 3:17. Fjala “qëndresa” që ka të njëjtën rrënjë si fjala “forcë” që Jezusi e përdor te Luka 22:32. “Kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu.” Gjendet gjithashtu si “forco” te 1 Pjetrit 5:10 dhe 2 Pjetrit 1:12.
-
Së fundi, ashtu si në Letrat Baritore, ne pandehim se dënimi i hapur i Pjetrit të kundërshtarëve ka shkaktuar shumë armiqësi ndaj 2 së Pjetrit si një prodhim i vërtetë i jetës dhe penës së apostullit.
Ndërsa studiojmë Letrën, mund të gjejmë prova të tjera të brendshme që lidhen me Apostullin Pjetër. Por gjëja e rëndësishme është të kthehemi te Letra dhe të shohim se çfarë po na thotë Zoti përmes saj.
III. Data
Data e 2 së Pjetrit pa dyshim varet nga autenticiteti i saj. Ata që besojnë se është një falsifikim zgjedhin një datë në shekullin e dytë. Meqë ne besojmë se kisha kishte të drejtë ta pranonte 2 e Pjetrit si kanunore, si nga perspektiva historike edhe frymërore, mund të caktojmë një datë që është vetëm pak kohë para vdekjes së Pjetrit (vitet 67 apo 68 pas K.), që është, viti 66 apo 67.
IV. Sfondi dhe temat
Dy anë kryesore që luftojnë kundër njëra-tjetrës dalin qartësisht në strukturën e letrës së apostullit: fjala profetike (2 Pjetrit 1:19-21) dhe liberalizimi (kap. 2). Tashmë në horizont Pjetri shikon mësuesit e rremë që do të sjellin “herezi shkatërruese” që lejojnë stile jete të shkujdesura dhe me seksualitet të shfrenuar. Ka njerëz që qeshin me idenë e gjykimit që do të vijë (2 Pjetrit 3:1-7). Ajo që shihej si e ardhme në kohën e Pjetrit shihet si e kryer në Letrën e Judës (v. 4). Kur të krishterët humbën dashurinë e tyre për Ardhjen e Krishtit dhe u vendosën në botë (që nga koha e Konstandines), moralet e kishës ranë plotësisht. E njëjta gjë është e vërtetë edhe sot. Zgjimi i interesit për të vërtetën profetike në shekullin e nëntëmbëdhjetë po bie sot në shumë rrethe – dhe jetesa e shthurur e kishave tregon se Pjetri ishte i frymëzuar të shkruante shumë për të vërtetën e nevojshme për tërë epokën e kishterë.
PËRMBLEDHJE
I. PËRSHËNDETJA (1:1,2)
II. THIRRJA PËR TË ZHVILLUAR KARAKTERIN E FORTË TË KRISHTERË (1:3-21)
III. SHFAQJA E PARATHËNË E MËSUESVE TË RREMË (Kap. 2)
IV. SHFAQJA E PARATHËNË E PËRQESHËSVE (Kap. 3)
[1] E. G. Homrighausen, “The Second Epistle of Peter,” Exposition, IB, XII, 1957, f. 166.[[1]]