6:1-3 Në këtë kapitull, një ndër më të njohurit në tërë Biblën, Danieli po jeton nën sundimin pers. Ai është emëruar nga mbreti Dar që të bëhej njëri nga tre prefektët dhe për të qenë mbi… njëqind e njëzet satrapë. Për shkak të frymës më të lartë të Danielit Dari mendonte ta vendoste mbi tërë mbretërinë.
6:4-8 Zyrtarët që ishin xhelozë për Danielin dhe që e dinin se nuk do ta zinin kurrë fajtor për ndonjë krim të vërtetë e bindën mbretin që të nxirrte një ligj që ndalonte lutjen ndaj çdokujt përveç Darit gjatë tridhjetë ditëve. Kur dekreti u bë ligj, ai ishte i parevokueshëm. Qëndrueshmëria e Danielit është një sfidë për ne (1 Pjetrit 3:13-17).
6:9-13Mbreti Dar nënshkroi dokumentin dhe dekretin, por Danieli vazhdoi t’i lutej Perëndisë… tri herë përditë dhe armiqtë e tij ia bënë të ditur këtë mbretit [7].
6:14-17 Dari u përpoq derisa perëndoi dielli ta çlironte Danielin, por dekreti ishte i pakthyeshëm, kështu që u detyrua ta hidhte Danielin në gropën e luanëve. Megjithatë, ky mbret pagan i dha zemër Danielit se Perëndia, të cilit i shërbente vazhdimisht,do ta shpëtonte. Është e mrekullueshme të shohësh se si edhe jobesimtarët marrin nga besimi dhe morali i besimtarëve të qëndrueshëm, të cilët i vëzhgojnë me imtësi. Shpesh herë të krishterët zhgënjejnë miqtë dhe kushërinjtë e tyre të pashpëtuar, duke mos pasur ato standarde të larta besimi e praktike që pret bota nga njerëzit e Perëndisë.6:18-28 Duke mos e pranuar zbavitjen e tij të zakontë të përnatshme, Dari e kaloi natën duke agjëruar. Shumë herët…, të nesërmen në mëngjes, mbreti i shqetësuar shkoi me nxitim në gropën e luanëve dhe e gjeti profetin jude të paprekur nga luanët.
Në sjelljen tipike të tij profeti i përkushtuar i dha Zotit lavdinë: “Perëndia im dërgoi engjëllin e tij që ka mbyllur gojën e luanëve, dhe ata nuk më kanë bërë asnjë të keqe“.
Më pas paditësit e Danielit u hodhën në gropën e luanëve dhe këta i shqyen. Pasoja e tërë kësaj ishte se mbreti Dar u shpalli një dekret tërë popujve, kombeve dhe gjuhëve, që të nderonin Perëndinë e Danielit.