Pengimi i shfarosjes së Judenjve (Esteri 5-9)

A. Përgjërimi i Esterit dhe zemërimi i Hamanit (kapitulli 5)

5:1-3 Ditën e tretë, kur mbaroi agjërimi, Esteri veshi rrobën mbretërore, mblodhi veten dhe doli para Asueros e paftuar. Duke pranuar se vetëm një çështje shumë e rëndësishme do të bënte që mbretëresha e tij të vinte në rrezik jetën, mbreti zgjati në drejtim të Esterit skeptrin prej ari duke i dhënë siguri. Ai gjithashtu premtoi të plotësonte kërkesën e saj, t’i jepte deri gjysmën e mbretërisë së tij (një mënyrë të foluri që donte të thoshte se do t’i jepte asaj çdo gjë, me një arsye të veçantë). Krishti i drejton skeptrin e Tij të hirit çdo jobesimtari që shkon tek Ai në pendim e besim (shikoni Gjonin 6:37b). Për besimtarin skeptri i artë është gjithmonë i drejtuar nga ai (shikoni Hebrenjve 10:22). 5:4-8 Në këtë pikë Esteri thjesht fton mbretin dhe ministrin e tij të pëlqyer, Hamanin, në banket (banketi i katërt në libër). Gjatë ngrënies përsëri mbreti u përpoq të zbulonte se çfarë donte mbretëresha. Edhe një herë tjetër Esteri e shtyu për më vonë dhe u kërkoi Asueros dhe Hamanit të vinin ditën tjetër për një banket tjetër. Më pas ajo do ta bënte të ditur çështjen e saj. Ka mendime të ndryshme rreth faktit pse Esteri planifikoi këto dy shtyrje para se ta paraqiste kërkesën e saj: 1. ajo kishte nevojë për kohë që të fitonte simpatinë para mbretit, meqë i kishte dalë nga qejfi, në pamje të parë (shikoni shënimet te 4:10-12); 2. guximi i saj e la dy herë; 3. ajo donte të krijonte një element ankthi dhe një përshtypje te mbreti se çështja e saj ishte tejet e rëndësishme dhe jo thjesht një tekë; 4. ajo donte të ndizte krenarinë e Hamanit dhe të hiqte mjetet e tij të mbrojtjes para se ta zbulonte si një vrasës të egër. Mbase elemente të këtyre ideve bënin pjesë në strategjinë e saj. 5:9-14 I mbushur me krenari, Hamani u largua nga banketi me humor të mirë. Kur takoi Mardokeun ndërsa po dilte nga pallati i mbretit, u zemërua shumë me të, por e mbajti veten, duke mos treguar dhunë. Duke thirrur miqtë dhe Zereshin, bashkëshorten e tij, u tregoi tërë gjërat e mira që i kishin ndodhur. Reja e vetme në horizontin e tij ishte ai jude kryeneç! Gruaja e tij e këshilloi të bënte një trekëmbëshlartë pesëmbëdhjetë kubitë, pastaj të merrte leje nga mbreti që të varte Mardokeun në të. Kjo i pëlqeu Hamanit; kështu bëri të përgatitet trekëmbëshi.

B. Përulja e Hamanit dhe nderimi i Mardokeut (kapitulli 6)

6:1-3 Ndërsa Hamani po flinte, Perëndia e mbajti zgjuar Asueron për të penguar skemën e keqe. Për ta kaluar sa më mirë pagjumësinë e tij, mbreti urdhëroi që t’i lexoheshin kronikat e mbretërisë së tij. Me një “rastësi” hyjnore pjesa që u lexua përmbante rrëfimin e përpjekjes për të rrezikuar jetën e tij që ishte penguar nga Mardokeu. Pas disa kërkimeve u bë e ditur se nuk ishte bërë asgjë për të shpërblyer shërbesën e tij. Është gjë e mirë të vëmë re atë që Belleti (J. G. Bellett) e quan … gërshetimin e mrekullueshëm të rrethanave që nxjerrim nga kjo histori. Ka komplot parësor e dytësor, “seri rrethanash të ndërvarura”, rrethana që varen nga rrethana të tjera, të gjitha së bashku për të çuar në vend planet e mrekullueshme të Perëndisë [11]. Zoti ka kontrollin e plotë. 6:4-11 Mbase në mëngjes Hamani shkoi t’i kërkonte mbretit që ta varte Mardokeun. Për t’u habitur, në të njëjtën kohë mbreti kishte vendosur të shpërblente njeriun që e kishte shpëtuar nga vrasësit. Kur hyri Hamani, Asueroja bëri pyetjen: “Çfarë duhet t’i bëhet një njeriu që mbreti dëshiron ta nderojë?”. Duke menduar se kishte ardhur çasti i tij i madh, Hamani hodhi idenë për parakalimin më të madh nëpër qytet dhe kushtimin e ndereve më të mëdha, pa ia kaluar atyre të vetë mbretit. Hamani më pas hodhi idenë që të bëhej një shpallje e hapur si një parakalim nëpër rrugët e qytetit: “Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshiron të nderojë!”. Më pas mbreti e urdhëroi Hamaninshpejtonte dhe ia kushtoi këto ndere jo Hamanit, por judeut Mardoke! Hamani doli për të shpallur armikun e tij më të keq si njeriun që mbreti e kishte mbushur me nder. Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare (Fja. 16:18). Në kohën tonë është një Njeri të cilit Mbreti i kushton nderin – Zoti Jezus Krisht. Perëndia ka shpallur se çdo gju do të përkulet para Tij dhe çdo gjuhë do ta rrëfejë Atë si Zot për lavdi të Perëndisë Atë (Filip. 2:10,11). 6:12-14 Kokëvarur, Hamani u kthye në shtëpinë e vet dhe bëri të ditura këto ngjarje të çuditshme. Gruaja e tij dhe miqtë e tij të urtë panë në ngjarjet e ditës një ogur fitoreje për judeun dhe mundje për Hamanin. Por ndërkohë ishte koha që Hamani të nxitonte për në banketin e Esterit.

C. Padia e Esterit dhe ekzekutimi i Hamanit (kapitulli 7)

7:1-4Banketi i dytë i Esterit u kthye në degëzime që do të trondisnin tërë mbretërinë, duke filluar nga shtëpia e Hamanit. Me urdhrin e mbretit ajo më në fund bëri kërkesën e saj. Ajo kërkoi jetën e saj dhe jetët e popullit të saj, që ishin dënuar me vdekje. Nëse ata do të ishinshitur si skllevër, ajo do të kishte heshtur, “sepse problemi nuk mund të krahasohej me mërzitjen e mbretit” (v. 4b, versioni NASB). Por serioziteti i vajtimit të tyre kërkonte që ajo të vepronte. 7:5-7a Mbreti i zemëruar pyeti se kush kishte ngritur një komplot të tmerrshëm kundër popullit të Esterit. Mbretëresha e kishte ftuar me mençuri Hamanin pikërisht për atë çast. Duke i drejtuar gishtin, e paditi: “Ai i keqi Haman”. Karakteri i vërtetë i Hamanit doli plotësisht në shesh. Asueroja doli në kopshtin e pallatit si një panterë e egërsuar. Ai u mërzit shumë ndërsa kujtonte pjesën e tij në miratimin e skenës së tmerrshme. 7:7b-10 Duke u dridhur nga frika, Hamani ra përmbys para mbretëreshës Ester për jetën e tij. Mbreti, duke u kthyer në dhomë, e interpretoi këtë si një përpjekje për të ngacmuar gruan e tij seksualisht. Tashmë fati i Hamanit ishte vulosur. Pa një fjalë të qartë nga mbreti, shërbëtorët ia mbuluan fytyrën atij, gjë që ishte një element para ekzekutimit. Një nga ata i tregoi mbretit për trekëmbëshin që Hamani kishte ndërtuar dhe Asueroja urdhëroi që të varej atje keqbërësi. Kështu Hamani zuri vendin e Mardokeut në trekëmbësh. Ai korri atë që kishte mbjellë. Dhe zemërimi i mbretit u qetësua.

D. Ngritja e Mardokeut në pozitë dhe çlirimi i judenjve (kapitulli 8)

8:1,2Shtëpia e Hamanit iu dha Esterit dhe pozita e tij iu dha Mardokeut. 8:3-8 Hamani u hoq qafe, por komploti i tij shkatërrues nuk kishte përfunduar ende. Përsëri Esteri doli para mbretit e paftuar, duke mos menduar për jetën e vet dhe iu lut me lotë në sy për popullin e saj. Përsëri skeptri prej ari i hirit u shtri drejt saj. Vargu 3 paraqet thelbin e kërkesës së saj, vargu 5 e 6 fjalët e sakta. Ajo kërkoi që të shfuqizohej dekreti i parë. Por sipas ligjit, asnjë vendim i firmosur e i vulosur nga mbreti pers nuk mund të ndryshohej. Megjithatë, pasi i kujtoi Esterit atë që kishte bërë tashmë në favor të saj, mbreti e lejoi atë dhe Mardokeun të shkruante një dekret tjetër duke asgjësuar të parin. 8:9-14U thirrën sekretarët e mbretit dhe Mardokeu diktoi një dekret që u jepte judenjve të drejtën për të mbrojtur jetën e tyre. Ligji i ri u shpërnda me shpejtësi të madhe në pjesët më të thella të mbretërisë me kuaj të shpejtë. Sa më me shpejtësi e vendosmëri duhet të përhapet lajmi i shpengimit të njeriut nga fuqia e së keqes! 8:15-17 Duke e flakur thesin e tij të zisë, Mardokeu u largua nga pallati i mbretit me rroba të shkëlqyera. Judenjtë u mbushën me gëzim kur dëgjuan për kthimin e menjëhershëm të ngjarjeve, ndërsa pjesa tjetër e popullit u mbush me tmerr. Duke mos dashur që të numëroheshin midis armiqve të tyre, shumë johebrenj u bënë prozelitë, të besimit të judenjve në këtë kohë.

E. Shkatërrimi i armikut dhe përurimi i festës së Purimit (kapitulli 9)

9:1-5 Kur erdhi dita fatlume – dita e trembëdhjetë e muajitjudenjtë u mblodhën në qytetet përkatëse dhe shkatërruan armiqtë e tyre. Madje edhe princat dhe drejtuesit i përkrahën judenjtë, sepse ata kishin frikë nga Mardokeu, tashmë i dyti për nga fuqia në mbretëri. 9:6-15 Vetëm në kryeqytet u shfarosën pesëqind njerëz, bashkë me dhjetë bijtë e Hamanit. Kur iu bë e ditur mbretit, ai kuptoi se vrasja në pjesën tjetër të vendit do të ishte po ashtu e madhe. Esteri kërkoi t’u jepej një ditë tjetër judenjveSuza për të pastruar çdo mbeturinë të antisemitizmit. Si rrjedhojë u ekzekutuan edhe treqind njerëz të tjerë. Ajo kërkoi gjithashtu që trupat e dhjetë bijve të Hamanit të vareshin para njerëzve. 9:16Judenjtë e tjerë që ishin në krahinat e mbretit vranë shtatëdhjetë e pesë mijë, por nuk morën ndonjë gjë nga plaçka e armiqve të tyre. Kjo do t’ua bënte të qartë çdokujt se ata ishin të interesuar vetëm për të mbrojtur veten e jo të bëheshin të pasur. 9:17-28 Judenjtë n[[1]](Hyrje) Një jude jopraktikues është dikush që është pjesë e bashkësisë etnike judaike, por që nuk e praktikon fenë e tij, apo nuk përpiqet të zbatojë Ligjin e Moisiut që ka të bëjë me rregullat dhe traditat e dietetikës.[[1]] [[2]](Hyrje) Sot Persia quhet Iran. Gjuha e tyre, farsi (= persishtja), nuk lidhet me arabishten, por përdor një shkrim të ndryshuar arab dhe shumë fjalë arabe nga feja dhe kultura myslimane.[[2]] [[3]](Hyrje) Duke menduar ta “zgjidhnin” këtë situatë, disa judenj kanë shtuar shumë pjesë (në greqisht) në tekstet e kronikave të Esterit. Ata nuk e kanë kuptuar se në fakt po shkatërronin mesazhin e librit – veprën në hije të Perëndisë për popullin e Tij, madje edhe për ata që vendosin të jetojnë larg tempullit të Tij në Jerusalem. Këto shtesa mund të gjenden te librat apokrifë dhe kanë një karakter krejt të ndryshëm nga origjinali në hebraisht. Ata shtojnë shumë veprimtari fetare bashkë me disa motive telenovelash. Judenjtë dhe protestantët kanë mohuar me të drejtë këto shtesa apokrife në Fjalën e Perëndisë.[[3]] [[4]](Hyrje) W. Graham Scroggie, Know Your Bible, Vëll. I, The Old Testament, f. 96.[[4]] [[5]](Hyrje) Cituar nga Scroggie, Know Your Bible, Vëll. I, The Old Testament, f. 96.[[5]] [[6]](Hyrje) Emri Suzana vjen nga kjo fjalë në hebraisht që përkthehet zambak.[[6]]ë krahina bënë një festë të madhe ditën e katërmbëdhjetë të muajit, ndërsa ata në Suza kremtuan ditën e pesëmbëdhjetë. Ky ishte fillimi i festës së Purimit. Emri Purim [12] vjen nga “Pur” – shorti që kishte hedhur Hamani (3:7). Më vonë Mardokeu shpalli ditën e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë që të kremtohej nga tërë populli jude. Ashtu si festat e të lashtëve, ajo duhej të kremtohej vit për vit, si një kujtesë për brezat e ardhshëm për këtë çlirim të mrekullueshëm. 9:29-32 Në pamje të parë iu dërguan dy letra tërë judenjve, duke i urdhëruar të kremtonin festën e Purimit – të parën në vargun 20 dhe të dytën në vargjet 29-32. Libri për të cilin bëhet fjalë në vargun 32 mund të ketë qenë kronika e mbretërisë (krahasoni 2:23; 6:1; 10:2).
[previous][next]