Hyrje (Fjalët e Urta 1:1-7)

1:1Salomoni, biri i Davidit ishte më i zgjuari, më i pasuri dhe më i nderuari ndër mbretërite Izraelit (1 Mbr. 3:12,13; 4:30,31). Ai shqiptoi tre mijëfjalë të urta, por vetëm disa prej tyre u ruajtën në këtë libër. Këto shtrihen nga 1:1 deri te 29:27. 1:2,3 Vargjet 2-6 na thonë pse i ka shkruar këto fjalë të urta. Shkurt, ato sigurojnëditurinë praktike për jetën e gjallë dhe drejtimin e saj. Këtu njerëzit mund të mësojnë mendjemprehtësinë dhe të marrin atë llojurtie që siguron mençurinë për të bërë diçka. Këtu ato mund të të këshillojnëpër të mësuar gjykimet e mençura, për të dalluar midis së mirës dhe së keqes, së dobishmes dhe së pavlerës, së nevojshmes dhe së dëmshmes. Këtu njerëzit shkollohen në atë që është e mençur, e drejtë, e duhur dhe e ndershme. 1:4 Por thjesht duke dëgjuar fjalët e urtanjerëzit e thjeshtë rriten nëshkathtësi apo “zgjuarsi” dhetë rinjtë fitojnë mprehtësi dhe reflektim të kënaqshëm. 1:5 Burrate ditur do të bëhen më të ditur duke ua vënë veshin këtyre fjalëve të urta dhenjeriu i zgjuar do të mësojë si të drejtojë veten dhe të këshillojë të tjerët njëkohësisht. A nuk është domethënëse që një libër drejtuar së pari të rinjve të duhet të shpallë që në fillim: “I urti do të dëgjojë“? Kjo është ajo që nënkuptohet me fjalënnjeri i mençur në librin e Fjalëve të Urta. Është një njeri që nxë. Ai është gati të dëgjojë dhe jo të merret me fjalë. Ai nuk është një njeri i padurueshëm që hiqet sikur di më shumë se të tjerët. 1:6 Libri është shkruar për ta pajisur një njeri me aftësinëpër të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, p.sh. mësimin që zakonisht ndodhet nën rreshta. Ai e ndihmon atë të rrokë kuptimin e thënievetë të urtëve dhe të vërtetat e fshehura në to. 1:7 Tani ne mbërrijmë në vargun-kyç të librit (shikoni gjithashtu 9:10).Frika e Zotit është fillimi apo pjesa kryesore e njohjes. Nëse një njeri kërkon të bëhet i ditur, fillimi është duke nderuar Perëndinë dhe duke i besuar e duke iu bindur Atij. Çfarë gjëje më të arsyeshme ka sesa kur krijesa i beson Krijuesit të vet? Nga ana tjetër, çfarë është gjëja më e palogjikshme sesa kur një njeri nuk e pranon Fjalën e Perëndisë dhe jeton sipas parandjenjave të veta? Gjëja më e urtë që duhet të bëjë është të pendohet nga mëkatet e veta, t’i besojë Zotit Jezus si Zot dhe Shpëtimtar dhe pastaj të jetojë për Të me gjithë zemër dhe i përkushtuar. Njerëzit e pamend e përçmojnë diturinë dhe arsimin. Ashtu si njeriu i ditur në këtë libër është ai që është gati dhe mezi pret të mësojë, njeriu i pamend është ai që nuk mund t’i thuhet asgjë. Ai është kokëfortë e mendjemadh dhe nxë me vështirësi, nëse i pranon ndonjëherë ato mësime.
[previous][next]