Shpallja e mesazhit të Perëndisë përmes profetit (Jona 3)
A. Kërcënimi i gjykimit (3:1-4)
Zoti i tha përsëri Jonës të shkonte në Ninive [3] dhe këtë herë ai u bind. Pasi u fut në atë qytet të madh, ai shpalli se qyteti do të shkatërrohej për dyzet ditë.
B. Pendimi mbarëqytetar (3:5-9)
Niniveasit, që adhuronin perëndinë-peshk, Dagonin, në pamje të parë e dinin atë që i kishte ndodhur Jonës. Njerëz të tjerë, që kishin mbijetuar nga përvoja të tilla në histori, kishin lëkurë të shkrirë nga lëngjet tretës, aq sa dalloheshin në mes të turmës. Ai ishte një shenjë për ta. Tërë qyteti u pendua dhe i besuan Perëndisë…, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata. Shpallën një agjërim për njerëzit dhe kafshët dhe u veshën me thes, nga mbreti te gjedhët.
C. Parandalimi i gjykimit (3:10)
Si rrjedhojë, Ninive shpëtoi nga e keqja. Megjithatë, e dimë nga historia se asirianët u kthyen në rrugët e tyre të liga dhe, pas më shumë se 150 vjet hiri, kryeqyteti i tyre u shkatërrua.