Jozueu

Brezi ynë, i cili është prodhimtar në shkruajtjen e historisë, por, megjithatë, i varfër në ndjenjën dhe perceptimin historik, ka nevojë të plotësohet prej Kanunit të shenjtë, që këtu na paraqet një libër historie dhe arti historik.Paulus Cassel

I. Vendi unik në Kanun

Jozueu është një urë e domosdoshme mes librave të Moisiut dhe historisë së Izraelit në tokën e Kanaanit. Si në rendin e librit hebraik dhe atij të krishterë modern, Jozueu është libri i gjashtë në DhV. Për të krishterët është libri i parë nga dymbëdhjetë “librat historikë” (nga Jozueu deri tek Esteri); për judenjtë është libri i parë nga librat që i quajnë “profetët e hershëm” (nga Jozueu deri tek Esdra-Nehemia, duke vënë Ruthin dhe Kronikat te “shkrimet” në fund të DhV hebraike).

Jenseni thekson rëndësinë e librit me këto fjalë:

Me kuptimin e plotë të fjalës Jozueu është pika më e lartë e historisë gjithnjë e në rritje, po ashtu edhe fillesa e një përvoje të re për Izraelin. Prandaj lidhja e tij historike i jep atij një vend strategjik në shkrimet e Dhiatës së Vjetër{{1}}.

II. Autorësia

Ndërsa libri është anonim, tradita e lashtë – se ai është shkruar nga vetë Jozueu – plotësuar pas vdekjes së tij nga Eliezeri, kryeprifti, dhe biri i tij, Finehasi, gjen vend për ta quajtur të tijën. Libri i Jozueut përmban material të gjallë, duke hedhur idenë se autori ishte një dëshmitar okular. Ka gjithashtu pjesë në vetën e parë (“unë”, “ne”), si për shembull te Jozueu 5:1,6. Gjithashtu libri në mënyrë të veçantë tregon se Jozueu ka shkruar disa dokumente (Jozueu 18:9; 24:26). Fakti se Rahabi ishte akoma gjallë (Jozueu 6:25) në kohën shkrimit përshtatet më së miri me të qenurit autor kryesor Jozueu

III. Data

Data e Librit të Jozueut varet pjesërisht nga data e Eksodit (shekulli i 15-të apo i 13-të para K.). Faktet përputhen më mirë me datën e parë, një datë më e afërt me mesin e viteve 1400 para K. Një datë për Jozueun midis viteve 1400 dhe 1350 para K. duket e tillë për arsyet e mëposhtme: libri duhet të jetë shkruar para Salomonit (kr. Jozueu 16:10 me 1 i Mbreterve 9:16) dhe gjithashtu para atit të tij David (kr. Jozueu 15:63 me 2 i Samuelit 5:5-9). Meqë Jozueu 13:4-6 i quan fenikasit “sidonas”, duhet të ketë qenë para vitit 1100 para K., kohë kur Tiri nënshtroi Sidonin dhe para vitit 1200 para K., sepse filistenjtë pushtuan Palestinën pas asaj kohe, edhe pse nuk ishin një problem në kohën e Jozueut.

IV. Sfondi dhe temat

Ashtu siç është Eksodi historia e Perëndisë që nxjerr popullin e Tij nga Egjipti, po kështu Jozueu është historia e Perëndisë që çon popullin e Tij në Tokën e Premtuar. Ai do të plotësojë veprën e mirë që filloi pavarësisht nga mosbesimi i kombit. Ashtu siç do ta shohim, populli nuk kishte ndryshuar; ata ishin akoma mosbesues. Megjithatë, Fjala e Zotit do të plotësohej dhe fara e Abrahamit do të mbillej në tokën e besëlidhjes (Zanafilla 15:13-16) për të hedhur rrënjë dhe për t’u rritur.

Ngjarjet e këtij libri pasojnë ato të shkruara në kapitullin e fundit të Ligjit të Përtërirë. Populli i Izraelit kishte fushuar në fushat e Moabit, në lindje të lumit Jordan. Moisiu kishte vdekur dhe Jozueu ishte bërë kryekomandant. Ai do të drejtonte popullin matanë Jordanit dhe në Tokën e Premtuar. Ligji, ashtu siç u paraqit (u simbolizua) nga Moisiu, nuk mund ta drejtonte popullin e Perëndisë në trashëgiminë e tyre. Vetëm Krishti në ringjallje, paraqitur nga Jozueu, mund ta bëjë një gjë të tillë.

Duhet të ndalemi për të përmbledhur disa fakte të rëndësishme rreth Jozueut. Moisiu ia kishte ndryshuar emrin nga Hoshea në Jozueuue (Num. 13:16). Ai rridhte nga fisi i Efraimit (Num. 13:8) dhe ishte shërbëtori vetjak i Moisiut (Jozueu 1:1). Ai më parë kishte qenë një njeri që ishte përfshirë në betejat e Zotit. Ai udhëhoqi izraelitët në betejën e tyre të parë me amalekitët (Eksodi 17) dhe ishte gjenerali i vetëm që ata njohën që nga Egjipti. Por ajo që bëri të mundur që Jozueu të zëvendësonte Moisiun në krye të kombit nuk ishte guximi i tij i madh ushtarak, por gjallëria dhe besimi i tij frymëror. Si një i ri ai në mënyrë të vazhdueshme qëndronte në çadrën e Zotit (Eksodi 33:11). Ai kishte qenë në malin Sinai me Moisiun (Eksodi 32:17). Ai dhe Kalebi ishin të vetmit që panë Tokën e Premtuar me sytë e besimit kur populli kishte qenë në Kadesh-Barnea tridhjetë e tetë vite më parë (Num. 14:6-10). I përgatitur nga Moisiu, tashmë u ngarkua me një detyrë nga Jehovahu, edhe pse ishte mbi nëntëdhjetë vjeç.

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. PUSHTIMI I TOKËS SË PREMTUAR (Kapitujt 1-12)
A. Përgatitjet për kalimin e Jordanit (Kapitulli 1)
B. Zbuluesit në Jeriko (Kapitulli 2)
C. Kalimi i Jordanit (3:1-5:1)
D. Festimet në Gilgal (5:2-12)
E. Pushtimi i Jerikos (5:13-6:27)
F. Fushata në Ai (7:1-8:29)
G. Miratimi i besëlidhjes në Sikem (8:30-35)
H. Traktati me gabaonitët (Kapitulli 9)
I. Fushata jugore (Kapitulli 10)
J. Fushata veriore (Kapitulli 11)
K. Përmbledhja e pushtimeve (Kapitulli 12)
II. VENDOSJA NË TOKËN E PREMTUAR (Kapitujt 13-24)
A. Tokat që duheshin pushtuar akoma (13:1-7)
B. Ndarja e tokës (13:8-19:51)
1. Ndarja e tokës për Rubenin, Gadin dhe gjysmën e Manasit (13:8-33)
2. Ndarja e tokës për Judën (Kapitujt 14,15)
3. Ndarja e tokës për Jozefin (Kapitujt 16,17)
4. Ndarja e tokës për pjesën tjetër të fiseve (Kapitujt 18,19)
C. Qytetet e strehimit (Kapitulli 20)
D. Qytetet levitike (Kapitulli 21)
E. Altari në lindje të Jordanit (Kapitulli 22)
F. Të drejtuarit e fjalëve të lamtumirës së Jozueut ndaj udhëheqësve të Izraelit (Kapitulli 23)
G. Të drejtuarit e fjalëve të lamtumirës së Jozueut ndaj popullit të Izraelit (24:1-15)
H. Ripërtëritja e besëlidhjes në Sikem (24:16-28)
I. Vdekja e Jozueut (24:29-33)

[[1]] (Hyrje) Irving L. Jensen, Joshua, Rest-Land Won, f. 14.[[1]]
[previous][next]