Afrimi përfundimtar i Salomonit del i kotë (Kantiku i Kantikëve 7:1-10)

7:1-9a Salomoni vazhdon lavdërimin e tij të tepruar duke paraqitur një portret të gjatë të magjepsjes së saj fizike, duke e krahasuar atë me vendet e famshme në mbretërinë e tij të gjerë: Heshboni, Bath-Rabimi, Damasku dhe mali Karmel. Më pas ai e shikon atë si një palmë madhështore dhe do të dëshironte ta përqafonte. Kur e bën një gjë të tillë, sisët e saj do të jenë si vilet e rrushit, aroma e frymës së saj si ajo e mollëve dhe puthjet e saj si një verë e zgjedhur. 7:9b-10 Vajza e mbaron fjalinë duke i bërë atij të ditur se vera e saj nuk është për të, po për të dashurin e saj. Ajo i përket të dashurit të saj dhe jo mbretit. Edhe nga mënyra si ia tha, ajo e dinte se bariu e dëshironte fort.
[previous][next]