Salomoni përtërin thirrjet e tij të dashura (Kantiku i Kantikëve 6:4-10)

Salomoni shfaqet përsëri dhe përpiqet t’i vijë rrotull. Duke përdorur figurat letrare të Lindjes së Mesme, ai dalldiset nga bukuria e saj e fytyrës; pjesa më e madhe e asaj që thotë është një përsëritje e 4:1-3. Në mendjen e tij ajo i tejkalonte gjashtëdhjetë mbretëreshat, tetëdhjetë konkubinat dhe vajzat e panumërta. Ajo jo vetëm ishte e vetmja e nënës së saj, por mbretëreshat, konkubinat dhe vajzat e kanë lavdëruar, duke thënë: “Kush është ajo që shfaqet si agimi, e bukur si hëna, e pastër si dielli, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur“.
[previous][next]