Gjatë pyetjeve të zonjave të oborrit ajo ngre në qiell bukuritë e të dashurit të saj, duke i bërë edhe ato të donin ta shikonin (Kantiku i Kantikëve 5:9-6:3)

5:9 Entuziazmi i saj për një bari të thjeshtë rrit interesin e bijave të Jerusalemit. Ato nuk mund ta kuptojnë pse duhej të mos e pranonte dashurinë e Salomonit për një djalosh të zymtë fshati, kështu që ato e pyesin se çfarë ka aq të veçantë i dashuri i saj. 5:10-16 Kjo i jep asaj mundësinë që donte për të ngritur lart tërheqjen e tij fizike, duke e përshkruar si të spikatshëm “ndër dhjetë mijë veta“. Duke përdorur një pasuri metaforash dhe krahasimesh poetike, ajo dalldiset nga tërësia e tij: koka, kaçurrelat, sytë, faqet, buzët, duart, barku, këmbët, pamja dhe goja. Me pak fjalë, i dashuri dhe miku i saj njëherësh është tërheqës [16]. 6:1 Këtë herë bijat e Jerusalemit duan me të vërtetë ta shohin këtë shembull të bukurisë mashkullore. Ato pyesin nëse mund ta kërkojnë bashkë me të [17]. 6:2,3 Përgjigjja e vajzës është me qëllim e mjegullt dhe dredhuese; ai ka “zbritur në kopshtin e tij“. Pse duhej t’u thoshte atyre? Ajo i përket atij, ai i përket asaj dhe kështu ka ndërmend të mbesë!