Kombi vajton gjendjen e tij të trishtuar (Mikea 7:1-10)

7:1,2 Mikea këtu e ndërron vendin e tij me kombin dhe ndërmjetëson te Perëndia. Qyteti është zbrazur nga njerëzit që janë të përshpirtshëm dhe të ndershëm; dhuna dhe vrasja janë gjithandej. Situata e trishtuar krahasohet me vjeljen e frutave të verës dhe mosgjetjen e asnjë vileje për të ngrënë. 7:3-6 Krerët dhe gjyqtarët kërkojnë ryshfete; dënimi për ta është afër. Nuk mund t’i zije besë askujt. Miqtë, fqinjët, madje edhe kushërinjtë, tradhtonin njëri-tjetrin. 7:7-10 Vetëm Zotit mund t’i kihet besë. Mbetja besnike e kombit paralajmëron armikun e vet që të mos gëzohet me të. Fatkeqësia është pasoja e mëkateve të njerëzve, por Zoti do t’i përtërijë të Tijtë, për tmerrin e armiqve të tyre.
[previous][next]