Lavdia e mbretërimit mijëvjeçar të Krishtit (Mikea 4)
4:1-4 Tetë vargjet e para flasin për bekimet e Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit. Jerusalemi do ngrihet, kombet pagane do të vijnë atje për të mësuar rreth Zotit dhe Ai do të sundojë mbi tërë kombet. Çarmatimi mbarëbotëror përfytyrohet në mënyrë të gjallë dhe konkrete në fjalët e famshme: “Me shpatat e tyre do të farkëtojnë plore dhe me ushtat e tyre drapërinj” [3]. Paqja dhe siguria do të mbizotërojë dhe Zoti do të pranohet nga tërë populli i Tij.
4:5-8 Vargu 5 kundërshton idhujtarinë që praktikohej në kohën e Mikeas me adhurimin e pastër që do të mbizotërojë gjatë Mbretërisë Mijëvjeçare. Njerëzit që ishin të çalë nga robëria do të rivendosen në vend (“Unë do të mbledh çalamanët”, v. 6, Moffatt) dhe Zoti do të mbretërojë si Mbret mbi ta. Sundimi i parë apo i lashtë (v. 8) do të thotë qeverisja më e lartë në tokë, mbretërimi i Mesias Mbret.
4:9-13 Ndërkohë Juda duhet të shkonte në robëri >në Babiloni>. Gjithashtu, para përtëritjes, Zoti do të mbledhë kombet pagane së bashku dhe do t’i gjykojë; Izraeli do të jetë mjeti i Tij për t’i ndëshkuar dhe pasuria e tyre do t’i kushtohet Zotit të të gjithë dheut.