Paditja e krerëve, e profetëve të rremë dhe priftërinjve (Mikea 3)

3:1-4Qeveritarët e shtëpisë së Izraelit dënohen për padrejtësinë, pandershmërinë dhe lakminë e tyre. Ata e trajtonin të varfrin shumë mizorisht. Ata urrenin të mirën dhe donin të keqen. Në vend që të ishin barinj të deleve, ashtu siç duhet të ishin krerët, këta politikanë ishin ujqër, duke e bërë delen mish për në tenxhere dhe mish për në kazan. Ata ishin e kundërta e Davidit, një bari i fjalëpërfjalshëm që erdhi për të kullotur një komb (1 Sam. 17:15; 2 Sam. 5:2,7:7). Kur të vijë fatkeqësia e tyre, Perëndia nuk do t’u përgjigjet thirrjeve të tyre për ndihmë. 3:5-7Profetët e rremë bërtasin: “Paqe” ndaj atyre që i paguajnë mirë, apo parashikojnë luftën për ata që nuk paguajnë. Prandaj Perëndia nuk do t’i pengojë ata që të njohin vullnetin e Tij: Ata nuk do të marrin asnjë përgjigje nga Perëndia. 3:8-12 Përkundrazi, Mikea mori forcë nga Fryma e Zotit për t’i shpallur mesazhin e Perëndisë Izraelit dhe Judës (Jakobit). Krerët mercenarë, priftërinjtë dhe profetët mësonin se ata ishin të sigurt, por Mikea shpalli se Jerusalemi do të kthehej në një grumbull plehrash.
[previous][next]