Përshkrimet e dhëna nga Nahumi janë mjaft të mira dhe të gjalla dhe libri renditet me të drejtë midis prodhimeve më të mirë të letërsisë së Dhiatës së Vjetër.C. H. H. Wright
I. Vendi unik në Kanun
Profecia e shkurtër e Nahumit, ndërsa është shkruar nga një hebre kundër kryeqytetit të një fuqie botërore pagane (Ninives), nuk është një traktat kombëtar, por një padi kundër militarizmit dhe tiranisë së pandalshme, sidomos kur prek popullin e Perëndisë. Edhe pse Perëndia përdor paganët për të ndëshkuar apostazinë dhe mëkatin e popullit të Tij, mjeti është gjithashtu përgjegjës për kryerjen e ndëshkimit.
Harrisoni C. K. Harrison) shkruan:
Në këtë profeci të vogël rrënimi autori tregon me një gjuhë të fortë dhe përkujtimore se Perëndia i kombit që asirianët kanë përçmuar ishte në fakt nismëtari dhe kontrolluesi i fatit të tërë njerëzimit. Edhe fuqia më e madhe botërore duhet t’i nënshtrohet drejtësisë së Tij në përulje dhe turp{{1}}.
II. Autorësia
Nahumi ishte nga Elkoshi, një qytet i panjohur me siguri, por i njëjtësuar zakonisht me Kapernaumin (hebraisht: Kaphar Nahum, qyteti i Nahumit), afër Detit të Galilesë. Emri i profetit do të thotë “Ngushëllues”.
III. Data
Edhe pse nuk jepet asnjë datë, është e mundur t’i afrohemi datës së shkrimit brenda një gjysmë shekulli. Duhet të jetë shkruar pas pushtimit të No-Amonit (Tebës) më 663 para K., meqë Nahumi e përmend këtë ngjarje (3:8). Duhet të jetë shkruar para vitit 612 para K., kohë kur u shkatërrua Ninive. Kjo do ta përfshinte librin brenda mbretërimit të gjatë të mbretit Manase (696-642), mbase midis viteve 663 dhe 654 para K.
IV. Sfondi dhe tema
Nahumi, elkoshiti, mori një mesazh ngushëllimi për Judën, meqë ai parashikoi rrënimin e asirëve dhe përtëritjen e popullit të Perëndisë. Profecia e tij plotëson librin e Jonës. Te Jona shohim pendimin e Ninives, por te Nahumi ninivenjtë ishin kthyer te mënyrat e tyre të vjetra dhe kishin nxitur zemërimin e Perëndisë. Zoti ynë krahason në mënyrë të favorshme ninivenjtë në mënyrën e tyre të pendimit me farisenjtë e papenduar (Mt. 12:41).
Libri i vogël është një qortim klasik i militarizmit. Asirët ishin të pamëshirshëm me armiqtë e tyre. Në mbishkrimet e tyre të fitoreve ushtarake ata mburreshin me varjen e lëkurave të armiqve të tyre të pushtuar në çadra dhe mure. Është apo jo një praktikë e zakontë, kjo zbulon mendësinë e tyre.
Ata gjithashtu përçmuan Perëndinë e Izraelit, Perëndinë që kontrollon tërë gjërat, përfshirë rënien e Ninives.
Nahumi parashikon shkatërrimin e Ninives, kryeqytetin e Asirisë, dhe qytetin më të madh në botë të asaj kohe. Në kuptimin e fjalëpërfjalshëm, profecia është përmbushur, por në një kuptim tjetër ka të bëjë me Asirinë e së ardhmes, që do të kërcënojë popullin e Perëndisë.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. KARAKTERI I PERËNDISË, GJYKATËSI (1:1-8)
II. SIGURIA E RRËNIMIT TË NINIVES (1:9-15)
III. PËRSHKRIMI I RRETHIMIT TË NINIVES (2:1-12)
IV. VENDOSMËRIA E PERËNDISË PËR TË SHKATËRRUAR QYTETIN (2:13-3:19)