Karakteri i Perëndisë, gjykatësi (Nahumi 1:1-8)

1:1-5 Karakteri i Perëndisë përshkruhet si xheloz, hakmarrës dhe i tërbuar, nga njëra anë, dhe, megjithatë, i ngadalshëm në zemërim dhe pushtetmadh nga ana tjetër. Ai kontrollon gjithësinë dhe tërë banorët e saj. Xhelozia e Tij është xhelozi e drejtë, e një burri për gruan që do, jo një zili e lumturisë së të tjerëve. Izraeli është “gruaja” e Jehovahut (versioni NKJ, Zot; shikoni Osean). 1:6-8 Kur Ai ndëshkon, askush nuk mund ta mbajë Atë. Megjithatë Ai është i mirë me ata që kërkojnë strehë tek Ai. Gjykimi i Tij do të shfarosë si një përmbytje e madhe përmes Asirisë, duke shkatërruar Niniven, kryeqytetin e saj.