1:9-11 Këto fjalë u drejtohen asirëve. Perëndia do t’i shkatërronte ata. Ata që komplotuan kundër Zotit, do të bien. Kjo mund t’i referohet Senasheribit apo Rabshakehut të pacipë.
1:12,13Edhe pse asirianët ishin plot forcë,ata do të zhduken. Ndonëse Izraeli ishte pikëlluar, nuk do të pikëllohet më, sepse Perëndia do të thyejë zgjedhën e Asirisë nga populli i Tij.
1:14 Më pas Zoti i drejtohet drejtpërdrejt mbretit asir. Emri i tij do të harrohej, tempulli i tij i idhujve do të plaçkitet dhe Zoti do t’i përgatisë varrin, sepse ai ka qenë i neveritshëm.
1:15 Ky varg përshkruan lajmëtarin që njofton lajme të mira të shkatërrimit të Asirisë dhe paqen në Judë. Pali citon fjalë të ngjashme te Romakëve 10:15, por atje përdoren në një kontekst për ungjillin (Is. 52:7).