Shpengimi i gruas së Oseas si simbol i kthimit përfundimtar të Izraelit te Jehovahu (Osea 3)

3:1-3Zoti i tha ende Oseas të shkonte në tregun e hapur dhe të blinte përsëri gruan e vet jobesnike nga mëkati i saj. Çmimi i blerjes: pesëmbëdhjetë sikla argjendi dhe një homer e gjysmë elbi, ishte çmimi i një skllaveje. Për shumë ditë pas kësaj nuk do të kishte marrëdhënie martesore; më vonë ajo do të përtërihej në statusin e saj të plotë martesor. Kjo paraqet të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e kombit të Izraelit. E pabesë ndaj Jehovahut (versioni KJV, Zot), ajo rendi pas dashnorëve të tjerë (idhujve). Por Perëndia e ktheu mbrapsht. 3:4,5 Gjendja e saj e tashme jepet në vargun 4: pa mbret, pa kryetar (apo familje mbretërore), pa flijim (pra, flijimet levitike ishin ndërprerë), pa shtyllë të shenjtë (idhull), pa efod (simboli i priftërisë levitike) dhe pa idhuj të shtëpisë (terafimët). E ardhmja e Izraelit jepet në vargun 5: ai do të kthehet te Zoti dhe do ta dojë e do të dridhet nga Ai në besnikëri.
[previous][next]