Qëndrimi në moab (Ruthi 1:1-5)

1:1,2 Ndërsa libri hapet, ne takojmë një familje judaike që u largua nga Betlemi (shtëpia e bukës) [Bethlehem] i Judës (lavdërim) për shkak të zisë së bukës dhe u vendosën në vendin e Moabit, në juglindje të Detit të Vdekur. Prindërit ishin Elimeleku (Perëndia im është Mbret) dhe Naomi (i pëlqyeri im). Bijtë e tyre ishin Mahloni (shëndetlig) dhe Kilioni (mbërthyes). Do të kishte qenë më mirë të kishin qëndruar në atë vend dhe t’i besonin Perëndisë sesa të emigronin në Moab. Efrata (rrënjë e efratej), emri i lashtë i Betlemit, do të thotë frytshmëri. Koha e gjyqtarëve karakterizohej nga një rënie morale. Kështu nuk është për t’u habitur që e shohim vendin të mbërthyer nga zia, ndëshkimin nga Perëndia për shkak të mosbindjes. Elimeleku nuk duhej të ishte larguar nga Toka e Premtuar, aq më pak të vendosej në Moab. A nuk kishte lexuar ai te LiP. 23:3-6? Pse të mos vendosej me vëllezërit e tij judenj në lindje të lumit Jordan? Ai udhëhoqi familjen e tij nga toka e të gjallëve në vendin e vdekjes dhe të shterpësisë (as Mahloni, as Kilioni nuk u bënë baballarë). 1:3-5 Pasi Elimeleku vdiq, bijtë e tij u martuan me gra moabite. Mahloni u martua me Ruthin (4:10) dhe Kilioni me Orpahun. Edhe pse moabitët nuk përmenden në mënyrë të veçantë te LiP. 7:1-3 si populli me të cilët izraelitët nuk duhej të martoheshin, është e qartë nga referimet e mëvonshme se ata ishin të përfshirë nga ligji (Esdra 9:1,2; Neh. 13:23-25). Ligji gjithashtu bënte të ditur në mënyrë të veçantë se moabitët nuk lejoheshin të pranoheshin në asamblenë e Zotit as edhe në brezin e dhjetë (LiP. 23:3). Por, në rastin e Ruthit, shohim hirin që mbizotëron, ashtu siç do ta shohim duke lejuar pasardhjen e saj, Davidin, për t’u bërë mbret i Izraelit. Pas dhjetë vjetëshMahloni dhe Kilioni vdiqën, duke e lënë Naomin me dy nuse të huaja, Orpahun dhe Ruthin.