Konferenca kërkon t’i ushqejë fëmijët, të rinjtë, në “një lloj të ri të krishterimit”

1_small_mclarenKonferenca kërkon t’i ushqejë fëmijët, të rinjtë, në “një lloj të ri të krishterimit” [Fragment]

E planifikuar në 7-10 maj, 2012, në Kishën Baptiste të Kalvarit në Uashingiton, D.C, konferenca e fëmijëve, të rinjve dhe e një lloji të ri të krishterimit do të sjellë udhëheqës, shërbyes, vullnetarë, prindër dhe studentë së bashku për të dialoguar rreth formimit frymëror të fëmijëve dhe të rinjve në kishën “emergjente” ose “misionale”.

Prezantues të njohur në shkallë kombëtarë përfshijnë aktivistë sociale ungjillorë progresivë si Brian McLaren, Tony Campolo dhe Jim Wallis bashkë me ekspertë të shërbesave të fëmijëve dhe të të rinjve si Ivy Beckwith, Joyce Bellous, Amy Dolan dhe Michael Novelli.

McLaren, autor i librave duke përfshirë “Një lloj i ri i krishterimit”, tha në një video promocionale se në udhëtimet e tij ai ka dëgjuar një temë të ngjashme që forma të reja të shërbesës, adhurimti dhe komunitetit kanë qenë duke zënë rrënjë dhe duke u rritur përreth botës dhe tanë janë duke iu transmetuar efektshëm fëmijëve dhe të rinjve.

Preznatuar nga Fshati Emergjent, Wood Lake Books, Seminari Teologjik i Virxhinias dhe Kisha Baptiste e Kalvarit, ndër sponsorët përfshihen Përbashkësia Baptiste Bashkëpunuese (CBF). Dave Csinos, kryetar i komitetit planifikues të konferencës, tha se bashkë me sponsorizimin e ngjarjes nga CBF-ja kombëtare, CBF-ja e Virxhinias do të sponsorizojë një pritje hapëse.

http://www.abpnews.com/content/view/6697/53

[THEB: Qëllimi i McLarenit është të “arrijë” të rinjtë e krishterë me idetë e tij, të cilat në praktikë pak lëvizin nga politikanët tejet të majtë dhe është [një qëllim] që i mungon shpresa e ungjillit. Për shembull, folësit në këtë ngjarje femohuese përfshijnë Reverendin Jeremia Wright dhe temat e folësve përshijnë: Ivy Beckwith, “Histori e mirë, këmbë-zgjidhur [i lirë të shkosh a të bësh siç të pëlqen] (original) dhe një lloj i ri shërbesës së fëmijëve dhe të të rinjve”; Susan Burth, “Hapja e botës së besimit përmes ushqimit të imagjinares, të vëmë në dyshim Frymën”; Patricia Lyons: “Heri Poter, Perëndia dhe Rinia: Të përdorim prozën letrare për të transformuar lexuesit e rinj në teologë të rinj”; Dave McNeely, “Një lloj i ri i seksualitetit: Gjetja e një kornize”; Melinda Melone, “Mikpritja e fëmijëve të ylbertë: Burime dhe metoda për të punuar me të rinjtë në komunitetin GLBTIQA (gej, lezbik, biseksual, transgender, transeksual, interseksual, homosekusal…].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *