BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Ftesë përfundimtare për të lëvduar Zotin
150:1 Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.
150:2 Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.
150:3 Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.
150:4 Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.
150:5 Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.
150:6 Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.
[previous][next]