Largohu nga të menduarit psikologjik

Largohu nga ‘të menduarit psikologjik’ [Fragment] Nga John Rosemond

Prindërit e sotëm – dhe veçanërisht ata në grupin e edukuar që thithin informata prindërore përmes rubrikave në gazeta, librave dhe seminareve – priren drejt asaj që unë e quaj “të menduarit psikologjik”. Ata i caktojnë domethënie dhe kuptime psikologjike çdo sjelljeje që bëhet nga fëmijët e tyre që nuk shkon paksa. Kështu, për shembull, një fëmijë parashkollor disi tepër i lidhur nuk është thjesht ‘introvert’ (i mbyllur); por, fëmija është i pasigurt dhe që ka nevojë për vëmendje shtesë pasi një vëlla/motër më i ri erdhi para se ai/ajo të ishte në gjendje të mësohej plotësisht gjatë çështjeve të varësisë foshnjore dhe bla bla bla. Kështu, diçka që nuk është gjë e madhe bëhet një gjë e madhe.

Interpretimi psikologjik e mistifikon [e bën të mistershme] sjelljen e fëmijës, e rrit nivelin e shqetësimit të prindit dhe ngjall reagime që janë jo vetëm pështjelluese për fëmijën, por gjithashtu e bëjnë shumë, shumë më keq problemin – nëse, në fakt, sjellja në fjalë është problematike për t’u marrë në fillim.
Kjo erdhi në mendjen time kohët e fundit kur një nënë më kërkoi ta ndihmoja të kuptonte përse vajza e saj 3 vjeçare ishte duke lëshuar shpërthime inati të egra dhe se çfarë të bënte për këto. Ajo tha: “Ndoshta duhet ta dish që ajo është e birësuar”. Unë duhet ta dija këtë pasi disa specialistë birësimi e kishin informuar, tha kjo nënë, që fëmijët e birësuar ishin të ngarkuar me “çështje të lidhjes” unike që shkaktonin pështjellim, pasiguri, zemërim, frikë nga refuzimi dhe forma të tjera të shqetësimeve psikologjike. Prandaj, fëmijët e birësuar duhet të trajtoheshin me ‘doreza fëmijësh’, që kjo nënë ishte duke e bërë me përgjegjësi.

E ndërpreva atë dhe i thashë: “Vajza jote i lëshon këto shpërthime të inatit për të njëjtën arsye që edhe fëmijët jo të birësuar lëshojnë shpërthime të inatit”.

“Që është?”, pyeti ajo, paksa e befasuar.

“Ju nuk po e bindni atë siç duhet”.

Nuk ka rëndësi se cila është historia apo rrethanat e fëmijës, të gjitha shpërthimet e inatit janë të njëjta. Ato janë shprehje të asaj që unë i quaj “I Plotfuqishmi Unë Jam” — besimi, që e ka çdo fëmijë, që ai/ajo është peshku i vetëm në pellg që ka ndonjë rëndësi dhe që cilido tjetër – prindërit veçanërisht – ekzistojnë vetëm për t’u shërbyer.

E pyeta: “A mendon që është e mirë për vajzën tënde të besojë se është përgjegjësia jote që t’i bindesh asaj?” Ajo u përgjigj saktë – hapi i saj i parë drejt rehabilitimit prindëror.

Për aq kohë që krizat e vetëvlerësimit të lartë të vajzës së saj ishin shprehje e gurgulesë psikologjike, aftësia e nënës për t’u marrë në mënyrë të efektshme me to ishte e paralizuar. Në fakt, kjo gurgule ishte fillimisht në kokën e nënës, jo në kokën e vajzës së saj. Duke qenë tani e lirë nga varësia e psiko-dërdëllitjes, tani nëna ishte në gjendje t’u jepte këtyre krizave atë që duhej – që, në fakt, ishte asgjë.

http://www.jewishworldreview.com/0910/rosemond_psychological_thinking.php3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *