[no_toc]Nuk ka asnjë çelës tjetër më të dobishëm për të zbërthyer Dhiatën e Re sesa të kuptosh ndryshimin midis pozitës së besimtarit dhe praktikës së tij. Po qe se nuk e vini re këtë dallim, do të ndodhë që pjesë të ndryshme do t’ju ngatërrojnë dhe madje mund t’ju duken edhe kontradiktuese.
Ndonjëherë për pozitën dhe për praktikën flitet si qëndrim dhe gjendje; kuptimi është i njëjtë. Shkurtimisht, pozita e një të krishteri është qëndrimi i tij në Krishtin—çfarë ai është në Krishtin. Praktika e tij është çfarë vetë ai është në vetvete—ose më mirë, çfarë duhet të jetë. E para ka të bëjë me doktrinë, e dyta me detyrë.
Gjendet një ndryshim midis asaj çfarë një besimtar është në Krishtin dhe çfarë ai është në vetvete. Hiri i ka dhënë njeriut në Krishtin një qëndrim absolut të përsosur para Perëndisë. Ai është pranuar në të Dashurin, Birin e Perëndisë (Efesianeve 1:6) dhe është bërë i plotë në Krishtin (Kolosianeve 2:10). Mëkatet i janë falur dhe ai është veshur me të gjithë drejtësinë e Perëndisë (2 e Korintasve 5:21). Nuk është aspak hezitim për të të thënë:
Praktika e besimtarit është diçka tjetër përsëri. Fatkeqësisht, është shumë larg nga të qenët i përsosur. Në shumicën e rasteve ajo ndryshon nga dita në ditë. Ndonjëherë besimtari është shpirtërisht në majën e malit. Herë të tjera ai mund të jetë në luginat e mposhtjes.Afër, kaq afër Perëndis’,
s’ka më afër më;
sepse n’Birin e Perëndis’
jam aq afër sa Ai.I dashur, kaq shum’ prej Zotit
më tepër s’mund t’ketë;
me dashurin’ e Birit t’Tij,
Ai më deshi vërtet.
Vullneti i Perëndisë është që praktika jonë të korrespondojë gjithnjë në rritje me pozitën tonë. Nga dashuria për Atë që vdiq për ne, jetët tona të përditshme duhet të jenë gjithnjë në rritje në ngjashmërinë e Krishtit. Natyrisht, ne kurrë nuk do të arrijmë një gjendje të përsosur në këtë jetë; ajo kurrë nuk do të ndodhë derisa të vdesim ose deri kur të vijë Shpëtimtari. Por procesi duhet të vazhdojë; ne duhet të bëhemi në praktikë gjithnjë e më tepër çfarë jemi në pozitë.
Kur të shohim Shpëtimtarin, ne do të jemi automatikisht si Ai (1 Gjonit 3:2). Ky transformim do të ndodhë nga fuqia hyjnore, pa bashkëpunimi tonë. Por i sillet më tepër lavdi Perëndisë, po qe se njerëzit e Tij rriten në ngjashmërinë e Zotit Jezus në këtë jetë.
Si mund ta dallosh nëse një pjesë e veçantë po bën fjalë për pozitën apo për praktikën tonë? Shihni për fraza të tilla si: «në Krishtin», «në të Dashurin», ose «në Të». Kur gjeni të tilla fraza, zakonisht mund të jeni të sigurt se shkrimtari po flet rreth pozitës sonë (shihni Efesianeve 1:3-14). Mënyra më e mirë për ta identifikuar praktikën tonë është të vëmë re, kur gjejmë një varg, që na tregon se çfarë duhet të jemi ose çfarë duhet të bëjmë.
Rregulli i pandryshueshëm në Dhiatën e Re është të gjejmë pozitën të parën, pastaj praktikën. Shumë nga Letrat janë në strukturën e këtij rregulli. Për shembull, në Efesianët tre kapitujt e parë përshkruajnë atë çfarë jemi në Krishtin; tre të fundit përshkruajnë atë çfarë duhet të jemi në jetën tonë të përditshme. Në tre kapitujt e parë e gjejmë veten në vende qiellore në Krishtin; në tre të fundit po mundohemi me problemet e përditshme të shtëpisë dhe të botës së biznesit.
Tani le të shohim se sa e dobishme është të jesh i vetëdijshëm për këtë dallim, ndërsa studiojmë Dhiatën e Re. Këta janë disa shembuj të thjeshtë të ndryshimit midis pozitës dhe praktikës.
Shembulli 1
Pozita |
Praktika |
Sepse me një ofertë të vetme, Ai bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen (Heb. 10:14). |
Jini pra të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej (Mat. 5:48). |
Vargu i parë tregon se të gjithë besimtarët janë të përsosur; i dyti tregon se besimtarët duhet të jenë të përsosur. Kjo do të tingëllonte si një gjë e dyfishtë, po të mos kuptonim se e para flet për qëndrimin dhe e dyta për gjendjen tonë.
Shembulli 2
Ne që jemi të vdekur për mëkatin, si do të jetojmë akoma në të? (Rom. 6:2). | Kështu edhe ju konsiderojeni veten të vdekur për mëkatin (Rom. 6:11). |
Ju jeni të vdekur për mëkatin—kjo është pozita në të cilën hiri ju ka vënë. Tani konsiderojeni veten të vdekur për mëkatin çdo ditë—kjo duhet të jetë praktika juaj.
Shembulli 3
Por të gjithë atyre që e pranuan, Ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij (Gjoni 1:12). | Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur (Efesianeve 5:1). |
Sapo një person të lindë përsëri, ai bëhet një fëmijë i Perëndisë. Duke filluar që atëherë ai duhet të jetë një ndjekës i Perëndisë si një fëmijë i dashur. Të gjithë ata që janë fëmijë të Perëndisë duhet të shfaqin ngjashmërinë e familjes, domethënë, të jenë të perëndishëm.
Shembulli 4
Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të Tij Jezus Krishtit, Zotit tonë (1 Kor. 1:9). | Unë … ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët (Efesianeve 4:1). |
Ne jemi thirrur në një bashkësi të mrekullueshme. Privilegji përmban edhe përgjegjësi. Ne duhet të ecim të denjë sipas thirrjes.
Shembulli 5
Për ju të gjithë që jeni në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur shenjtorë (Rom. 1:7) | Që ta pranoni në Zotin, sikurse u ka hije shenjtorëve… (Rom. 16:2). |
Pali u drejtohet të krishterëve në Romë si shenjtorë; ata ishin «të ndarët mënjanë». Pra, një njeri i shpëtuar është një shenjtor. Por shenjtorët duhet të jenë të shenjtë; kjo është ana praktike e kësaj, sikurse e nxjerrim në Romakëve 16:2.
Shembulli 6
Jeni të shpëtuar me anë të hirit nëpërmjet besimit (Efesianeve 2:8). | Punoni për shpëtimin tuaj me frikë dhe dridhje (Filipianeve 2:12). |
Qëndrimi ynë është dhuratë nga Perëndia. Gjendja jonë është një mënyrë në të cilën ne duhet të shprehim mirënjohjen tonë. Vini re që qëndrimi gjithmonë është i pari, pastaj gjendja. Nuk bëhemi të krishterë nëpërmjet të jetuarit të një jete të krishterë. Por më tepër, ne jetojmë jetën e krishterë, sepse jemi bërë të krishterë.
Shembulli 7
me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur … (Rom. 5:2a) | Por shpresoj, në Zotin Jezus, t’ju dërgoj së shpejti Timoteun, që edhe unë duke njohur kushtet tuaja të inkurajohem (Filipianeve 2:19) |
Hiri në të cilin qëndrojmë është pozita jonë e privilegjuar në Krishtin. Praktika jonë është gjendja e sjelljes sonë së përditshme.
Shembulli 8
Si shembull të fundit, ne do të marrim Kolosianëve 3:1-5 dhe të tregojmë sesi Pali kombinon pozitën dhe praktikën brenda një vargu.
Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin (v. 1a). Sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë (v. 3). |
kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë (v. 1b). Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë (v. 2). Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë (v.5a). |
Pali po thotë, «Ju keni vdekur; tani vdisni». «Ju jeni ringjallur; tani jetoni jetën e ringjalljes». Kështu, ajo çfarë nuk do të ishte e qartë bëhet e qartë, kur kuptojmë se Apostulli po flet për çfarë jemi në Krishtin në njërën anë dhe se çfarë duhet të jemi në veten tonë në anën tjetër.
Në mbyllje le të ilustroj se si më ka ndihmuar mua dallimi midis pozitës dhe praktikës në një periudhë të vështirë të jetës sime. Pasi u shpëtova, dëgjoja njerëz të citonin 2 e Korintasve 5:17 kur jepnin dëshminë e tyre:
Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.
Ata tregonin për transformimin e mrekullueshëm që kishte ndodhur në jetën e tyre—sesi të gjitha gjërat e vjetra kishin shkuar dhe të gjitha gjërat ishin bërë të reja. Unë ulesha atje dhe mendoja: «Dëshiroja të thoja edhe unë se të gjitha gjërat e vjetra në jetën time kanë shkuar dhe të gjithë gjërat u bënë të reja». Por nuk ishte ashtu. Unë akoma kisha disa nga zakonet e vjetra, disa mendime të liga, shfaqje zemërimi dhe shumë gjëra të tjera që u përkisnin ditëve para shpëtimit. Në disa raste vija në dyshim shpëtimin tim.
Pastaj një ditë vura re frazën «në Krishtin» dhe zemra ime u mbush me gëzim. Kuptova se vargu fliste rreth pozitës sime—jo rreth praktikës. Dhe, natyrisht, «në Krishtin» e gjitha ishte e vërtetë. Në Të, me të vërtetë të gjitha gjërat kishin shkuar—dënimi, zotërimi i Satanit, frika nga vdekja, etj. Në Të çdo gjë ishte e re—falja, pranimi, shfajësimi, shenjtërimi dhe një mori bekimesh të tjera. Që nga ajo kohë ai varg nuk ka shfaqur ndonjë frikë për mua. Unë e dua atë. Dhe njohuria e asaj çfarë jam në Krishtin më bën të jetoj për Të si Zotin e jetës sime.
Pyetje: Edhe qëndrimi edhe gjendja gjenden në 1 e Korintasve 5:7, Efesianeve 5:8, dhe 1 Pjetrit 2:9. A mund t’i identifikoni ato?