Shpëtimi dhe shërbimi


[no_toc]Në studimin e Fjalës së Perëndisë ne mund të shmangemi nga shumë gabime dhe konfuzione nëse bëjmë dallimin midis pjesëve të ndryshme të Shkrimeve të Shenjta që trajtojnë shpëtimin dhe atyre që kanë të bëjnë me jetën dhe shërbimin e krishterë.

Në përgjithësi, pjesët që bëjnë fjalë për shpëtimin nuk janë të vështira për t’u dalluar. Ato japin dëshmi të vazhdueshme për faktet e mëposhtme.

Por janë shfajësuar me anë të hirit të Tij, … (Rom. 3:24).

Sepse Ai bëri të jetë mëkat për ne Ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në Të (2 e Korintasve 5:21).

Duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit… (Gal. 2:16).

Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë (1 Gjonit 5:13).

Dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime (Gjoni 10:28).

Ne ndeshim vështirësi kur nuk mund të dallojmë pjesë që kanë të bëjnë me jetën e krishterë dhe me shërbimin sesa me shpëtimin. Merrni, për shembull, Gjoni 15:1-11:

Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ai Im është vreshtari. Secili shermend që nuk jep fryt në Mua, Ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, Ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt. Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova. Qëndroni në Mua dhe Unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga e vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në Mua. Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në Mua dhe Unë në të, jep shumë fryt, sepse pa Mua nuk mund të bëni asgjë. Në qoftë se ndokush nuk qëndron në Mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen. Në qoftë se qëndroni në Mua dhe fjalët e Mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. Në këtë është përlëvduar Ati Im, që të jepni shumë fryt dhe kështu do të jeni dishepujt e Mi. Sikurse Ati më ka dashur Mua, ashtu edhe Unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë Time. Po të zbatoni urdhërimet e Mia, do të qëndroni në dashurinë Time, sikursi zbatova urdhërimet e Atit Tim dhe qëndroj në dashurinë e Tij. Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi Im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.

Tema e këtij paragrafi është frytdhënia, domethënë, manifestimi i frytit të Frymës në jetën e të krishterit (Gal. 5:22, 23). Kjo nuk u është shkruar mëkatarëve që kanë nevojë për Shpëtimtarin, por shenjtorëve që kanë nevojë për ngjashmërinë e Krishtit. Nëse nuk e vë re këtë, ti mund të arrish në një konkluzion se të krishterët mund të hidhen në liqenin e zjarrit pas së gjithash (Gjoni 15:6). Në fakt, çfarë na mëson kjo është se bota e merr emrin dhe dëshminë e një të krishteri të kthyer prapa dhe e hedh atë në zjarr. Njerëzit e pashpëtuar gëzohen shumë kur një degë (një besimtar) që nuk është e lidhur me Hardhinë (Krishti).

Një pjesë tjetër që shpeshherë keqkuptohet është 1 e Korintasve 3:10-15.

Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të, sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti. Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë, vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç’lloji është. Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim, në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.

Tema e vargut 11 është shpëtimi; ai na mëson se Zoti Jezus është i vetmi themel i vlefshëm. Por pjesa tjetër e këtij paragrafi flet për ndërtimin mbi këtë themel—me fjalë të tjera, për shërbimin që ndjek fill pas shpëtimit. Nuk ka as edhe një sugjerim se ndonjë besimtar do të provohet me anë të zjarrit. Janë veprat ato që do të provohen. Vetë njeriu nuk do të digjet, por veprat ndoshta po. Theksi këtu nuk është mbi besimin që të drejton për në shpëtim, por në punën që të drejton për në shpërblim ose në humbje të shpërblimit.

Ose merrni si shembull tjetër fjalët e Palit në 1 e Korintasve 9:24-27.

A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni. Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet. Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt: kështu luftoj, por jo sikur rrah erën; madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t’u përjashtuar.

Në vargun e fundit Pali flet për mundësinë për të qenë i përjashtuar në fund. Por konteksti nuk trajton shpëtimin, por vetë-kontrollin në jetën e krishterë. Nuk kishte asnjë mundësi që Pali të hidhej poshtë për shpëtimin, sepse ai ishte pranuar në Krishtin. Por dështimi në disiplinimin e vetvetes mund të rezultojë në një përjashtim për sa i përket shërbimit dhe shpërblimit.

Dallimi midis shpëtimit dhe shërbimit është çelësi për të zgjidhur ato që neve na duken kontradikta në Dhiatën e Re. Në Mateu 12:30 Zoti ynë ka thënë:

Kush nuk është me Mua, është kundër Meje dhe kush nuk mbledh me Mua, shpërndan.

Por në Marku 9:40 Ai thotë:

Sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.

Në shikimin e parë këta vargje duken sikur janë një kontradiktë e hapur ndaj njëri-tjetrit. Por vështirësia zhduket kur ne shohim se i pari trajton shpëtimin dhe i dyti shërbimin. Në rastin e parë, Zoti Jezus po u fliste farisenjve, të cilët po e hidhnin poshtë Atë si Biri i Perëndisë dhe po e akuzonin sikur Ai bënte mrekulli me anë të fuqisë së Djallit. Kur bie fjala për Personin e Krishtit, kushdo që nuk është në anën e Tij, është kundër Tij.

Rasti i dytë kishte të bënte me një njeri që po shërbente në Emrin e Krishtit, por nuk po i ndiqte dishepujt. Kur ata e ndaluan atë, Jezusi tha: «Mos ia ndaloni … sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne». Kur bie fjala për shërbimin për Krishtin, kushdo që nuk është kundër nesh, është me ne.

Këta ilustrime duhet të tregojnë se sa e dobishme është të bësh dallimin midis pjesëve të Shkrimeve që trajtojnë shpëtimin dhe ato që trajtojnë jetën dhe shërbimin e krishterë. Kështu, në studimin tuaj biblik bëjini pyetjen vetes nëse pjesa që ju po merrni parasysh ka të bëjë me

  • Veprën e Perëndisë për ne—shpëtimin
  • Veprën e Perëndisë në ne—shenjtërimin
  • Veprën e Perëndisë nëpërmjet nesh—shërbimin
[previous][next]
[wpfilebase tag=file id=8/]