Majori Hasan përqafon traditën

Majori Hasan përqafon traditën [Fragment]

12 nëntor, 2009: Vrasja e Majorit Nidal Malik Hasanit e 13 njerëzve në Fort Hud në 5 nëntor ishte një akt i një terroristi islamik. Qeveria amerikane po përpiqet ta shpjegojë këtë thjesht si një akt i një të çmenduri të vetëm, por pikërisht kështu janë shpesh sulmet terroriste. Veç kësaj, të përpiqesh ta përshkruash aktin e Hasanit si çdo gjë tjetër, përveç terrorizëm islamik, do të thotë të mos marrësh parasysh historinë islamike. Duhet vënë re gjithashtu se terroristët islamikë në mbarë botën po e brohorasin këtë masakër si një akt të terrorizmit islamik. Kë do të besoni? Provoni të besoni historinë.

Rekrutuesit kryesorë për terrorizmin islamik ka qenë gjithmonë kleri islamik konservator, veçanërisht në Arabinë Saudite dhe në Pakistan. Modeli saudit i isalmit, uahabizmi, ka theksuar gjithnjë urrejtje për të pafetë (jomyslimanët) dhe konvertim me forcë të cilido, kudo, në fenë islame. Urrejtja fetare nuk është diçka e re, por uahabizmi praktikohet nga shumë sauditë që janë pasuruar nga një gjysmë shekulli nga pasuria në rritje e naftës. Cilitdo i bëhet thirrje që të bëhet pjesë e kësaj lufte («xhihad») për ta bërë botën myslimane. Ju mund ta bëni këtë si pjesë e një grupi, ose, siç e bëri Nidal Hasani, si një individ.

Ky radikalizëm ndodh çdo disa breza. Rreth viteve 1980, shumë myslimanë ishin të zhgënjyer me socializmin dhe demokracinë. Gjatë kësaj kohe, konservatorët islamikë kishin qenë duke sugjeruar «rrugën islamike». Kjo do të thoshte që islami të përdorej si një formë e qeverisjes, sikurse edhe një fe. Pikërisht kështu funksionoi islami që në fillim. Fatkeqësisht, ai nuk funksionoi në atë kohë. Ky dështim u shpjegua në mënyrë të gabuar (si faji i dikujt tjetër, ose që nuk u bë si duhet, merr edhe zgjidh). Dhe kështu filloi popullariteti i islamit radikal. Kur je në një mision për Perëndinë, qëllimi i justifikon mjetet. Ky ishte një hap i vogël nga pranimi i nevojës për një formë islamike të qeverisjes dhe, më pas, kalimi mbrapa terrorizmit në emër të Perëndisë. Përveç kësaj, ushtritë arabe nuk kishin qenë në gjendje t’i mposhtnin ushtritë e të pafeve për një kohë shumë të gjatë. Këtë duhet ta bënte terrorizmi dhe zemrat e pastra të luftëtarëve vetëvrasës islamikë.

http://www.strategypage.com/htmw/htterr/articles/20091112.aspx

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *