Më shumë darvinizëm dhe racizëm

Darvinistët i bëjnë lëmsh mendimet duke mohuar atë që është e qartë [Fragment]

Disa darvinistë do të thonë çdo gjë që të përpiqen për të larguar vëmendjen nga ajo që është e qartë. Darvini ishte një racist tejet i vendosur dhe ai nuk kishte ndrojtje për të shprehur pikëpamjet e tij raciste:

«Një një periudhë në të ardhmen, jo shumë e largët nëse matet me shekuj, racat e qytetëruara të njeriut do t’i asgjësojnë pothuaj me siguri dhe do t’i zëvendësojnë racat e egra kudo në botë. Në të njëjtën kohë majmunët antropomorf, sikurse ka theksuar profesori Shafhojzën (Schaaffhausen), pa asnjë dyshim do të asgjësohen. Ndarja midis njeriut dhe aleatëve të tij më të afërt do të jetë atëherë më e gjerë, pasi ajo do të ndërhyjë midis njeriut në një gjendje më të qytetëruar, siç mund të shpresojmë, madje edhe më shumë se kaukazianët dhe disa majmunë më pak se një babun [lloj majmuni i madh], në vend të asaj [që është] tani midis negros [zezakut] ose australianit dhe gorillës». Çarls R. Darvin, «Prejardhja e njeriut dhe seleksionimi në lidhje me gjininë», Vëll. 2 (1871; ribotim, Londër: John Murray, 1922), 241-42.

Ose çfarë mendoni për këtë nga miku i Darvinit, Haksli (Huxley):

«Asnjë njeri i arsyeshëm, i njohur me faktet, nuk beson se zezaku tipik është i barabartë, aq më pak më i lartë, se njeriu i bardhë. Dhe nëse kjo është e vërtetë, është thjesht e pabesueshme që, kur të gjitha paaftësitë e tij të jenë hequr, dhe kur i afërmi ynë nofulldalë të ketë një fushë të ndershme dhe asnjë favor, si edhe asnjë shtypës, ai do të jetë në gjendje të konkurrojë me sukes me përballë rivalit të tij me tru më të madh dhe nofull më të vogël, në një garë që duhet të kryhet me mendime dhe jo me kafshime». T. H. Haksli, «Leksione dhe fjalime laike» (1871, ribotim, Londër: Everyman’s Library, J. M. Dent, 1926), 115.

Kjo lidhje vazhdoi të bëhet plotësisht edhe në shekullin e 20-të:

«Kredoja e re [d.m.th., krishterimi] u hodh kështu hapur ndaj gjithë njerëzimit. Krishterimi nuk bën asnjë dallim race apo ngjyre; ai kërkon të rrëzojë çdo pengesë raciale. Në lidhje me këtë dora e krishterimit është kundër natyrës, sepse a nuk janë racat e njerëzimit prodhim evolucionar që natyra ka sjellë gjatë epokave të gjata për të prodhuar? A nuk mund të themi, atëherë, se krishterimi është anti-evolucionar në qëllimin e tij?» Arthur Keith, «Evolucioni dhe etika» (Nju Jork: Van Rees Press, 1947), 72.

Evolucionistët, kur tregohen të ndershëm, e pranojnë këtë lidhje:

«Ne nuk mund të kuptojmë pjesën më të madhe historikë të antropologjisë së gjysmës së dytë të shekullit të 19-të dhe atë të fillimit të shekullit të 20-të, me bollëkun e saj të emrave të klasifikimit të propozuara për pothuaj çdo copë kocke fosile, veçse po ta vlerësojmë këtë mani me identifikimin dhe pozitën e racave. Sepse shumë skema të klasifikimit kërkuan t’i vënë etiketën fosileve të ndryshme si stërgjyshër (paraardhës) të racave moderne dhe për të përdorur moshën e tyre të afërt dhe ngjashmërinë [prej majmuni] si një kriter për epërsi raciale». Stefan Xhei Guld (Stephan Jay Gould), «Barazia njerëzore si një faktor kontingjent i historisë», Natyral History (Nëntor, 1984): 28, 26-32.

http://www.uncommondescent.com/intelligent-design/darwinists-tie-themselves-into-knots-denying-the-obvious/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *