Ndikimi i kulturës

Shoqëria ka marrë një pikiatë drejt së keqes, pangopësisë, dhunës dhe korrupsionit në shkallë gjithnjë e më të madhe dhe jashtë kishës vendi duket se është i mbushur me “barbarë modernë”. Tundimi është i madh për besimtarët që të kërcejnë drejt poteres së kulturës si reformatorë socio-politikë të vetëkënaqur dhe si moralizues që begenisin. Ndërkohë këta aktivistë të vetëshpallur të krishterë harrojnë ose nuk marrin parasysh misionin e tyre të vërtetë në botë dhe e lënë krejt jashtë përgjigjen ndaj pyetjes së Shaferit [“Si duhet të jetojmë, pra?”] — një përgjigje që Fjala e Perëndisë e shpreh mjaft qartë.

Sado fisnike që mund të jetë dëshira për të reformuar shoqërinë dhe sado energjike mund të jenë ndonjëherë emocionet kur përfshihesh në “ndreqjen” e kauzës politike, këto aktivitete nuk duhet të jenë prioritetet kryesore të të krishterit. Perëndia nuk e thërret kishën të ndikojë kulturën duke promovuar nxjerrje ligjesh dhe vendime gjykate që përparojnë pikëpamjen e Shkrimit. Ai as nuk justifikon ndonjë formë të aktivizimit radikal që do të shmang detyrimet e taksave, që përkrah mosbindjen apo synon heqjen e zyrtarëve të qeverisë me të cilët nuk pajtohemi apo harxhimin e një sasie të tepruar të kohës për të bërë fushatë për të ashtuquajturën listë kandidatësh të krishterë.

–John MacArthur, “Përgjegjësia e krishterë një një kulturë pagane”, 11/2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *