E Dyta e Korintasve 5:10 na siguron: “Ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen”. A besoni ju me të vërtetë si një ndjekës i Zotit Jezus Krisht që do të vijë një ditë kur do të qëndroni para fronit të Tij? Ne të gjithë do të dalim një për një para Perëndisë së universit. A mund ta përfytyroni këtë? A mendoni se do të ketë rëndësi atë ditë nëse i keni treguar kësaj bote të humbur dhe që është duke vdekur për të vetmen përgjigje për një shpirt – për Jezusin? Po, do të ketë rëndësi. Do të ketë rëndësi nëse e keni ndarë me cilindo njeri të mundshëm gjënë më të çmuar!
Mark Cahill,
“Një gjë që ju nuk mund ta bëni në qiell”