Thirrja e Perëndisë mund të na çojë drejt një kohe vështirësish dhe kundërshtimesh nga armiku (Mateu 4:1). Sprovat nuk tregojmë që i jemi shmangur Perëndisë apo, le të themi, që e kemi humbur rrugën. Pikërisht gjëja që Perëndia dëshiron të kryejë më tepër në ne dhe përmes nesh është pikërisht gjëja që mbretëria e errësirës kërkon të kundërshtojë. Ne nuk duhet t’i lejojmë vështirësitë dhe dekurajimet që të na pengojnë për t’iu bindur thirrjes së Perëndisë. Nëse i bindemi dhe i besojmë thirrjes së Perëndisë, Zoti do të përlëvdohet nga bindja tonë dhe besimi ynë do të rritet fuqishëm.