Njeri pa gjymtyrë: Unë kam nevojë për Perëndinë për më shumë se krahë, këmbë [Excerpts]
Një njeri i lindur pa gjymtyrë tha se kishte nevojë për Perëndinë për më shumë se krahë dhe këmbë në ngjarjen e Korrjes në Seattle të dielën.
Nick Vujicic, një folës motivues i krishterë, tha se ia kishte dhënë jetën e tij Jezus Krishtit në moshën 15 vjeç kur lexoi historinë e burrit të verbër dhe Jezusit në Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 9. Kur njerëzit e pyetën Jezusin përse ky burrë kishte lindur i verbër, ai tha se kjo është që veprat e Perëndisë të zbulohen përmes tij.
“Ai e shëroi trupin fizik të burrit të verbër (në Gjoni 9). Por ajo që unë i thashë Perëndisë është kjo: “Unë nuk e di se cili është plani yt, por unë të besoj ty. Unë kam nevojë për ty jo thjesht për krahë dhe këmbë, [por] unë kam nevojë për paqe. Unë kam nevojë për falje. Unë kam nevojë për qëllim”, i tha Vujicic, president i organizatës jo-fitimprurëse “Jetë pa gjymtyrë”, Greg Laurie në ngjarjen Korrja Seattle.
Vujicic, i cili ka lindur pa krahë dhe këmbë, ndau historinë e tij frymëzuese para një grumbulli prej 15.000 vetash në Arenën Key në Seattle të dielën. Më shumë se 93.000 njerëz e ndoqën këtë ngjarje ‘drejtpërdrejt’, nëpërmjet internetit dhe 1.692 e pranuan ftesën në fund të mbrëmjes për t’ia kushtuar jetët e tyre Jezusit.
Vujicic, i cili ka mësuar të kapërcejë hidhërimin për gjendjen e tij fizike, e la turmën me një mesazh se si të jesh i lumtur. Disa njerëz thonë se nuk do të jenë të lumtur derisa të jenë martuar, të kenë një punë, të kursejnë para apo të kenë shumë miq, tha autori i librit të ri, “Jetë pa gjymtyrë”.
Por t’i kesh këto gjëra nuk do të të bëjnë me patjetër të lumtur, tha ai.
“Çështja nuk qëndron tek ana e jashtme. Bëhet fjalë për të qenë i plotë në anën e brendshme”, tha Vujicic. “Sepse unë kam parë aq shumë njerëz të plotë në anën e jashtme, por që nuk e njohin të vërtetën. Është e vërteta që ju bën të lirë dhe atë që biri e bën të lirë, është me të vërtetë i lirë”.
http://www.christianpost.com/article/20101108/man-without-limbsi-need-god-for-more-than-arms-legs/