Nuk e keni dëgjuar thirrjen?

William Booth

Mos thatë gjë “Nuk jam i thirrur!”? Unë mendoj se duhet të thoni “Nuk e dëgjova thirrjen”. Përkulja veshin Biblës dhe dëgjoje duke të urdhëruar që të shkosh dhe t’i tërheqësh mëkatarët nga zjarri i mëkatit. Përkulja veshin zemrës së ngarkuar dhe të munduar të njerëzimit dhe dëgjo rënkimin e saj të vajtueshëm për ndihmë. Shko pranë portave të ferrit dhe dëgjo të dënuarit duke t’u përgjëruar që të shkosh në shtëpinë e atit të tyre dhe t’i urdhërosh vëllezërit dhe motrat e tyre dhe shërbëtorët dhe zotërinjtë që të mos shkojnë atje. Dhe pastaj shikoje Krishtin në fytyrë, mëshirës të të cilit ke rrëfyer se do t’i bindesh dhe thuaji nëse do t’i bashkosh zemrën dhe shpirtin dhe trupin dhe rrethanat në marshimin e shpalljes së mëshirës së tij në botë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *